Connect with Us

Dhuna ndaj të miturve/ Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit i “tërheq veshin” mediave

Aktualitet

Dhuna ndaj të miturve/ Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit i “tërheq veshin” mediave

Publikuar

-

/
cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Njoftimi për shtyp i Zyrës së Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personle

Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, në cilësinë e autoritetit mbikëqyrës për mbrojtjen e të dhënave personale, si një e drejtë dhe liri themelore e njeriut, po monitoron me kujdes dhe shqetësim të veçantë aktivitetin intensiv mediatik, në lidhje me disa raste të rënda të dhunës ndaj të miturve, për të cilët janë publikuar detaje dhe informacione me karakter sensitiv.

Ushtrimi i së drejtës së lirisë së shprehjes nuk është i pakufizuar. Ajo kërkohet të bëhet brenda kontureve të kërkesave të parashikuara në nenet 15, 17 dhe 35 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë.

Mbulimi mediatik duhet të jetë në përputhje me standardet e përgjithshme të mbrojtjes së të drejtës së privatësisë, në veçanti, me parimin e saktësisë, proporcionalitetit, transparencës dhe në sigurinë e përpunimit të të dhënave personale, sipas nenit 8 të Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, Konventën 108 “Për mbrojtjen e individëve nga përpunimi automatik i të dhënave personale” të Këshillit të Evropës dhe nenin 35 të Kushtetutës të Republikës së Shqipërisë.

Kurioziteti i thjeshtë apo sensacioni nuk mund të justifikojë kurrë shkeljen e të drejtës për respektimin e jetës private. Në vlerësimin nëse ekziston një interes publik i justifikuar për ndërhyrje në të drejtën për respektimin e jetës private, fokusi duhet të jetë, siç thuhet nga Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut “nëse publikimi është në interes të publikut dhe jo nëse publiku mund të jetë i interesuar në leximin e tij”. Në këtë kontekst, duhet të merret parasysh dëmi që mund t’u shkaktohet interesave të fëmijëve nëse shpërndahen/publikohen informacione personale dhe ekzistenca e një interesi publik për situata të kësaj natyre.

Sa më sipër, Zyra e Komisionerit në referim të nenit 35 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe në përmbushje të detyrimeve të ligjit nr. 9887, datë 10.03.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, i ndryshuar, tërheq vëmendjen për ndërgjegjësimin e mediave, në lidhje me sasinë e informacionit personal/sensitiv të publikuar dhe detajeve të panevojshme për çështje që nuk kanë dhe nuk i shërbejnë interesit publik. Publikimi i këtyre informacioneve vjen në kundërshtim me parashikimet e neneve 5, 6, 7 të Ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale, ku pasojat për të miturit mund të jenë të pariparueshme dhe të pakthyeshme dhe ku përveç dhunës fizike të ushtruar ndaj tyre, ata mund të përballen me një dhunë mediatike, e cila për nga përmasa e pasojave është po aq e rëndë sa vetë aktet e dhunës të ushtruar ndaj tyre.

Për këto arsye, Zyra e Komisionerit i bën thirrje çdo kontrolluesi që vepron në fushën e medias, t’i japë fund publikimit, si dhe çdo qarkullimi online të informacionit të panevojshëm për interesin publik. Të miturit janë subjektet më të prekshme dhe të pambrojtura ndaj rrezikut të cenimit të të drejtave të tyre themelore (dhe në veçanti, të drejtën e privatësisë). E drejta për privatësi nga të miturit është gjithmonë parësore dhe kjo vlen edhe në rastet kur identiteti bëhet i ditur nga burime zyrtare apo nga ato pranë familjes. Mediat duhet të vendosin në radhë të parë interesin më të lartë të fëmijëve në veprimtarinë e tyre informuese. /CNA.al 

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Turqishtja si gjuhë e dytë/ Evis Kushi: Jemi në fazë studimi

Publikuar

-

Nga

Në lidhje me njoftimin që kanë marrë prindërit për mundësinë e futjes së gjuhës turke në programin mësimor, ministrja e Arsimit, Evis Kushi, u shpreh se gjithçka është në fazë studimi dhe askush nuk do të detyrohet që të mësojë një gjuhë që nuk dëshiron.

Në një intervistë për emisionin Debat me Alba Alishanin në A2CNN, Kushi theksoi se një nga risitë e bukura për këtë vit shkollor ka qenë edhe nisja e gjuhës angleze që nga klasa e parë.



Një ndër risitë më të bukura për këtë vit shkollor ka qenë gjuha angleze që në klasën e parë. Sipas kurrikulës së miratuar, në klasën e gjashtë, nxënësit nisin të mësojnë një gjuhë të dytë në klasë të gjashtë. Mund të jetë italisht, gjermanisht, frengjisht e kështu me radhë. Në lidhje me gjuhën turke, kemi nënshkruar disa marrëveshje në Turqi, mes tyre edhe një marrëveshje në fushën e arsimit. Jemi angazhuar në këtë marrëveshje që të bëjmë një studim nëse ka interes për të mësuar turqishten si gjuhë me zgjedhje. Por, dua të theksoj se në Turqi, gjuha shqipe është përfshirë si gjuhë e dytë në disa zona”, tha Kushi.

Ne nuk kemi marrë ende një vendim për këtë çështje. Pyetësor ka nisur që në muajin dhjetor, jo pas vizitës së Presidentit turk Erdogan. Sot që flasim, nuk kemi ende vendimmarrje dhe siguroj të gjithë prindërit që nuk do të ketë asnjë imponim për nxënësit për të mësuar gjuhën turke nëse nuk kanë interes”, shtoi Kushi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

A do ketë ndryshim të Maturës Shtetërore?/ Kushi jep përgjigjen

Publikuar

-

Nga

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, u shpreh se deklaratat e saj mbi ndryshimet në Maturën Shtetërore janë keqkuptuar.

E ftuar në studion e “Debat” nga Alba Alishani, në A2 CNN Kushi sqaroi edhe një herë se si qëndron e vërteta e deklaratës që ajo ka bërë.



Ka një keqkuptim të asaj që kam deklaruar unë, gjatë një takimi për të prezantuar rezultatet e Maturës Shtetërore të vitit 2021. Nisur nga problematikat që janë shfaqur në provime të caktuara, ngritëm një grup pune të gjerë me ekspertë për të bërë një analizë të të gjithë Maturës. Por, ndryshimet nuk janë për këtë vit. Unë thashë atë ditë se ne jemi të gatshëm që nëse nga grupi i punës rezulton që Matura Shtetërore duhet të reformohet, jemi të gatshëm për ta ndërmarrë këtë proces”, sqaroi Kushi./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

“Shkollat pa sistem ngrohjeje”/ Ministrja Kushi: Edhe vende të zhvilluara i mbyllën

Publikuar

-

Nga

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, e ftuar në studion e “Debat” nga Alba Alishani, në A2 CNN, u shpreh se arsyeja e mbylljes së shkollave për 3 ditë “është e njëjtë me arsyen që për të njëjtat kushte, edhe në vende shumë më të zhvilluara se Shqipëria, shkollat mbyllen”.

“Temperaturat e 3 ditëve të fundit kanë qenë jo të zakonshme për një vend si ne. Jemi dëshmitarë që në zona në veri dhe juglindje, temperaturat shkuan deri në -17 gradë. Atëherë, ne jemi të detyruar dhe kemi përgjegjësi që të kujdesemi për sigurinë e nxënësve jo vetëm brenda mureve të shkollës, por që në momentin që dalin nga shtëpitë e tyre. Maqedonia e Veriut ka raportuar mbi 40 raste frakturash nga ecja në ngrica. Pra, arsyeja nuk lidhet me situatën e ngrohjes në shkolla, por me vështirësinë e rrugës dhe temperaturat jashtëzakonisht të ulta”, deklaroi Kushi.



Në lidhje me akuzat e opozitës për mungesën e ngrohjes në shkolla, Kushi deklaroi: “Në komunikim me bashkitë e vendit dhe zyrat arsimore, ne kemi marrë masat që në muajin nëntor. Ne kemi statistika të plota të të gjitha shkollave nëse kanë apo jo ngrohje dhe çfarë ngrohje kanë. Rezulton se në të gjithë vendin ka 36 shkolla pa sistem ngrohjeje. Në këto shkolla ka ngrohje vetëm me rezistenca dhe ne do të punojmë që edhe këto shkolla të kenë sistemin e tyre të ngrohjes”.

LEXO TE PLOTE