LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Çmendet” moti/ Rriten temperaturat në Nëntor

5 Nëntor 2021, 06:33, Sociale CNA
“Çmendet” moti/ Rriten temperaturat në Nëntor

Territori ynë mbetet në mbizotërim e kushteve të qëndrueshme atmosferike gjatë gjithë ditës.

Pritet që zonat Jugore dhe Qëndrore të jenë në dominimin e motit të kthjellët, por herë pas here do të ketë dhe vranësira kalimtare.

Ndërsa në zonat Veriore pritet që vranësirat të jenë më të dukshme, por reshje nuk do të ketë.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes, por një renie të lehtë do të ketë mesdita duke luhatur vlerat ditore nga 8°C deri në 27°C.

Era do të fryjë e mesatare me shpejtësi 40 km/h, mbetet nga drejtimi Jugor duke sjell në brigjet detare dallgëzim 3 – 4 ballë./CNA.al

Lajmet e fundit nga