Connect with Us

Bien çmimet e biletave/ Sa kushton udhëtimi nga Rinasi në Europë

Politikë

Bien çmimet e biletave/ Sa kushton udhëtimi nga Rinasi në Europë

Publikuar

-

/
cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike

Shtimi i konkurencës ka bërë që këtë vit të ulen në mënyrë të ndjeshme çmimet e biletave, për ata që duan të udhëtojnë nga Rinasi, me destinacion vendet e Europës.

Drejt qyteteve italiane mund të udhëtohet sot me 20 euro në një drejtim, në qytetet gjermane nga 15-30 euro.

Italia

Për në Milano, në datat 25-28 dhjetor, bileta vajtje-ardhje kushton 60 euro, me Ëiiz Air. Në shkurt, kur fluksi i lëvizjeve është më i ulët, çmimet ulen në 20 euro vajtje dhe 20 kthim.

Roma është pak më e shtrenjtë se Milano me Wizz Air, pasi dhe udhëtimet nuk janë të përditshme. Për në kryeqytetin italian, vajtja në 23 dhjetor kushton 28 euro, por kthimi është më i shtrenjtë në 145 euro. Në shkurt, biletat luhaten në rreth 70-120 euro vajtje-ardhje.

Me Air Albania, nga Tirana në Romë në 24 dhjetor bileta kushton 50 euro dhe kthimi në 29 dhjetor është 99 euro. Në shkurt, po me Air Albania, kryeqyteti italian është i arritshëm me 39-57 euro në një drejtim.

Nga Tirana në Verona, me Alba Ëings, biletat fillojnë nga 50 euro (një drejtim) në dhjetor, ndërsa në shkurt ulen në 40 euro.

Londra

Në vitin 2020 Londra ia kaloi qyteteve italiane si Milano e Roma, duke u bërë destinacioni kryesor i fluturimeve nga Rinasi. Në 23 dhjetor vajtja drejt Londrës kushton 65 euro, me Ëizz Air, ndërsa kthimi në 29 dhjetor është minimumi 100 euro. Në shkurt, Londra është e arritshme me 70-90 euro në një drejtim. Rreth dy vjet më parë, bileta në një drejtim kushtonte të paktën dyfish.

Stambolli

Me Air Albania, në Stamboll në fund të dhjetorit bileta kushton nga 53 euro një drejtim, nga Aeroporti i Rinasit. Po këto çmime janë dhe në muajt e tjerë.

Me operatorin tjetër Pegasus, në dhjetor vajtja në Stamboll në 24 dhjetor kushton 90 euro dhe kthimi në 27 dhjetor 45 euro. Në shkurt biletta ulen në 45-50 euro një drejtim.

Vjena

Në Vjenë me Wizz Air, një biletë vajtje kushton 35 euro në datën 24 dhjetor, ndërsa kthimi në 27 dhjetor është 110 euro. Në shkurt bileta vajtje ardhje drejt Vjenës kushton 90 euro.

Me Austrian Airlines, në dhjetor biletat kushtojnë nga 97 euro një drejtim dhe në këto nivele janë edhe në muajt në vazhdim.

Gjermania

Vitin e fundit janë shtuar ndjeshëm destinacionet dhe operatorët që fluturojnë drejt qyteteve gjermane. Për në Mynih, me Wizz Air, për vajtje në 24 dhjetor është 30 euro, ndërsa kthimi 110 euro. Në shkurt biletat ulen në 30 euro në një drejtim.

Për në Berlin, bileta në vajtje është 35 euro në 24 dhjetor dhe në kthim 65 euro në 27 dhjetor. Në shkurt mund të shkosh në Berlin me 29 euro dhe të kthehesh me 15 euro.

Destinacione të reja

Në Barcelonë në shkurt mund të udhëtohet nga Tirana me 15 euro një drejtim, ose 30 euro në total, me Ëizz Air. Në 25 dhjetor Barcelona është e arritshme me 30 euro, ndërsa kthimi në datën 28 kushton 100 euro.

Në Madrid në fund të dhjetorit mund të udhëtohet me 55 euro një drejtim (po aq edhe kthim), ndërsa edhe në shkurt, biletat po rreth këtyre niveleve.

Nga fundi prilli mund të udhëtohet në Malmo të Suedisë me 100 euro vajtje-ardhje, në Billund të Danimarkës me 130 euro vajtje-ardhje.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Zgjedhjet e pjesshme vendore/ Dashamir Shehi “këshillon” Bashën dhe Berishën

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Zgjedhjet e pjesshme vendore në 6 bashkitë e vendit janë një test i rëndësishëm. Kështu është shprehur kreu i LZHK Dashamir Shehi.

Në një intervistë televizive, ai ka “këshilluar” Berishën dhe Bashën duke theksuar se PD duhet të gjejë forcën dhe kurajën për të diskutuar në mënyrë që në 6 mars të ketë vetëm një kandidat nën siglën e saj



Janë 6 bashki dhe 3 janë të mëdha se unë i lidh me numrin e votuesve. Pastaj është Shkodra që ka qenë gjithmonë e opozitës. Unë po i ofroj mendimin tim që është i thjeshtë dhe racional, të vënë një kandidat dhe ta kapërcejnë vetveten nuk ka rëndësi nëse është i Berishës apo i Bashës. Nëse me gjithë mend duam të mundim Edi Ramën, por nëse duam të mundim njëri-tjetrin dhe unë kam frikë se është kjo e dyta atëherë le të vënë 2 kandidatë, ky është teatër dhe tallje me qytetarët”, tha ai./E.K-CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Paloka plas skandalin/ Manipuluam votat që të bëhej Basha kryetar

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Anëtari i Koisionit të Rithemelimit dhe deputeti i PD Edi Paloka ka bërë një deklaratë të fortë sa i takon zgjedhjes së Lulzim Bashës si kryetar i selisë blu.

Në një intervistë për media, Paloka u shpreh se ai është përgjegjës për situatën në PD, pasi u ka kërkuar strukturave që të manipulojnë votat për Bashën.

Kjo është edhe arsyeja që Paloka nuk është angazhuar më shumë me punimet e Komisionit, pasi vetë ai theksoi se nuk u del dot para demokratëve.



Më vjen zorë të shkoj dhe të përballem me demokratët pasi do më thonë, ti po na thua tani për Bashën, kur më parë na the të manipulonim votat për të?

E kanë bërë të gjitha strukturat e PD-së Nisida dhe prandaj nuk mund të angazhohem më shumë me Komisionin e Rithemelimit. Jam përgjegjës i kësaj situate të rëndë që ndodhet PD-ja”, tha ai./E.K-CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

VIDEO-Reshjet e dendura të dëborës/ ARRSH apel shoferëve: Kujdes në këtë zonë!

Publikuar

-

Nga

Temperaturat e ulëta dhe reshjet e dëborës kanë mbërthyer të gjithë vendin tonë.

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka udhëzuar drejtuesit e automjeteve të bëjnë kujdes në lëvizje duke respektuar sinjalistikën rrugore duke reduktuar shpejtësinë dhe të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore.

ARRSH bën me dije se mjetet borëpastruese dhe grupet e punës janë në terren për pastrimin dhe trajtimin me kripë qarkullimi kryhet pa probleme.

“Në Llogara kanë filluar reshje të dëborës mjetet borëpastruese dhe grupet e punës janë në terren për pastrimin dhe trajtimin me kripë qarkullimi kryhet pa probleme.



Drejtuesit e mjeteve duhet të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore”, apelon ARRSH./CNA.al

 

 

LEXO TE PLOTE