Connect with Us

Banesa u prish nga IKMT/ SPAK zbulon skandalin, si u tentua të përfitohet nga grantet e tërmetit

Aktualitet

Banesa u prish nga IKMT/ SPAK zbulon skandalin, si u tentua të përfitohet nga grantet e tërmetit

Publikuar

-

/
cna lajm aktualitet

SPAK ka kërkuar në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, tre masa sigurie arrest me burg, një detyrim paraqitje dhe një arrest shtëpie-.

Në njoftimin zyrtar, SPAK bën të ditur se nga hetimet ka prova të mjaftueshme që tregojnë se rezulton se personat nën hetim A. M. dhe F. H., në vitin 2020 në mënyrë të vazhdueshme, kanë bërë përpjekje për të mundësuar kryerjen e veprimeve të paligjshme me natyrë korruptive ndaj personave që ushtrojnë funksione publike.

Sipas SPAK, nga provat e deritanishme ka dyshime të arsyeshme, të bazuara në prova, se ata kanë ndërhyrë tek punonjësit e Institutit të Ndërtimit, Njësisë Administrative Petrelë në varësi të Bashkisë Tiranë.

Qëllimi ishte ndryshimi i aktit të konstatimit fillestar dhe aktit të ekspertizës së thelluar për një banesë në pronësi të tyre, me qëllim rritjen e klasifikimit të nivelit të dëmeve, duke paguar për këtë akt shumën prej 2000 (dymijë) euro, banesë që në fakt ishte prishur me parë nga IKMT-ja si pasojë e shpronësimit për interes publik me kërkesë të OST-së.

Ata e kanë paraqitur atë si një banesë të dëmtuar nga tërmeti me qëllim për të përfituar nga granti i ri ndërtimit.

Njoftimi i SPAK:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në kuadër të hetimeve në lidhje me procedimin penal nr. 154, të vitit 2020 ka kërkuar në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, e cila me vendimin nr. 92, datë 04.11.2021 ka vendosur caktimin e masave të sigurimit personal me karakter shtrëngues:

“Arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale për personat nën hetim A.M. dhe F. H, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Ushtrim ndikim i paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1 paragrafi i parë dhe i dytë i Kodit Penal; si dhe për personin nën hetim Dh. P., me detyrë ekspert pranë Institutit të Ndërtimit Tiranë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Falsifikim i dokumenteve”, parashikuar nga neni 186/3 i Kodit Penal

LEXO EDHE:  Prokurorët në panik/ Bojkotojnë Strukturën e Posaçme Antikorrupsion

“Arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale për personin nën hetim K.K. me detyrë ekspert pranë Institutit të Ndërtimit Tiranë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Falsifikim i dokumenteve” nga personi që ka për detyrë, parashikuar nga neni 186/3 i Kodit Penal.

“Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” dhe “Pezullimit të ushtrimit të detyrës apo shërbimit publik”, parashikuar nga nenet 234 dhe 240/1 gërma “a” të Kodit të Procedurës Penale ndaj personit nën hetim S. K., me detyrë Administrator i Njësisë Administrative Petrelë.

Nga hetimet e zhvilluara nga Prokuroria e Posaçme në bashkëpunim me strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, rezulton se personat nën hetim A. M. dhe F. H., në vitin 2020 në mënyrë të vazhdueshme, kanë bërë përpjekje për të mundësuar kryerjen e veprimeve të paligjshme me natyrë korruptive ndaj personave që ushtrojnë funksione publike. Nga provat e deritanishme ka dyshime të arsyeshme, të bazuara në prova, se ata kanë ndërhyrë tek punonjësit e Institutit të Ndërtimit, Njësisë Administrative Petrelë në varësi të Bashkisë Tiranë.  Qëllimi ishte ndryshimi i aktit të konstatimit fillestar dhe aktit të ekspertizës së thelluar për një banesë në pronësi të tyre, me qëllim rritjen e klasifikimit të nivelit të dëmeve, duke paguar për këtë akt shumën prej 2000 (dymijë) euro, banesë që në fakt ishte prishur me parë nga IKMT-ja si pasojë e shpronësimit për interes publik me kërkesë të OST-së. Ata e kanë paraqitur atë si një banesë të dëmtuar nga tërmeti me qëllim për të përfituar nga granti i ri ndërtimit. Në kryerjen e këtyre veprimeve ata janë ndihmuar nga funksionarë të Njësisë Administrative Petrelë, njësi e cila nuk ka vendosur skualifikimin e subjektit, por ka përcjellë praktikën përkatëse për këtë subjekt pranë Bashkisë Tiranë, me qëllim përfitimin në fillim të grantit dhe më pas të lejes së ndërtimit.

Të gjitha masat e sigurimit u ekzekutuan sot nga strukturat e Policisë së Shtetit./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Tritol në banesën e Dukës/ Policia del me njoftimin zyrtar

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Policia e Durrësit ka dalë me një njoftim zyrtar sa i takon ngjarjes që ndhodhi mbrëmjen e sotme.

Përmes një njoftimi, policia bën me dije se rreth orës 22:10 shtëpisë së Armand Dukës i është vendosur lëndë plasëse, ku si pasojë është dëmtuar vetëm porta e jashtme e banesës.

Durrës/Informacion paraprak



Më datë 24.01.2022, rreth orës 22:10, në lagjen nr. 4, Durrës, para portës së shtetasit A. D. dyshohet se ka shpërthyer një sasi lënde plasëse. Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar vetëm dëme materiale në portën e jashtme të banesës.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia./E.K-CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

I vunë tritol/ Pamjet kur Armand Duka mbërrin në banesën e tij

Publikuar

-

Nga

Mbrëmjen e sotme iu vendos tritol banesë në Durrës së kreut të FSHF-së, Armand Duka.

Lënda plasëse ishte vendosur në derën e jashtme të banesës dhe nga shpërthimi nuk ka patur personat lënduar, por vetëm dëme materiale.

Në momentin e shpërthimit në banesë ndodhej vetëm bashkëshortja e Dukës e cila fatmirësisht nuk ka pësuar lëndime.

LEXO EDHE:  Afera korruptive e inceneratorëve/ LSI: SPAK nuk ka lëvizuar as gishtin për ta hetuar

LEXO EDHE:  Arben Kraja thumbon Lulzim Bashën/ Kreu i SPAK ndjek rrugën e politikanëve



Pak minuta më vonë Armand Duka mbërriti në banesën e tij, dhe siç shihet nga pamjet, kreu i FSHF futet qetësisht në banesë.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Duka është kërcënuar me sms pak ditë më parë/ Zyrtari i FSHF e konfirmon

Publikuar

-

Nga

Aldi Topçiu, Drejtor Juridik i FSHF, ka konfirmuar lajmin e moderatorit Blendi Fevziu se ka pasur një SMS kërcënues pak ditë më parë kundrejt Armand Dukës.

Reagimi erdhi pas raportimit se shtëpisë së Dukës i është vënë tritol.

Pjesë nga biseda:

Blendi Fevziu: Nuk e di, më thonë që ka pasur një SMS kërcënues pak ditë më parë kundrejt Dukës, është e vërtetë z.Topçiu?

LEXO EDHE:  Arrestimi i gjyqtares/ Reagon sërish Kim: SPAK po jep rezultat

LEXO EDHE:  Hetimi i kolegjit “Turgut Ozal”/ Gazetari “shpërthen” keq ndaj qeverisë: Nuk është fabrikë konservash që i mbush me kokainë, por shkollë!



Aldi Topçiu: Nuk thoja dot diçka që më është thënë në koenfidencialitet e sipër

Blendi Fevziu: Është e vërtetë?

Aldi Topçiu: Po, është e vërtetë!

LEXO TE PLOTE