LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Aksion policor në Lezhë/ Policia bllokon automjetin plot kannabis  

5 Nëntor 2021, 15:05, Kronika CNA
Aksion policor në Lezhë/ Policia bllokon automjetin plot kannabis

Policia e Lezhës ka zhvilluar një aksion në hyrje të qytetit, ku janë arrestuar disa persona. Sipas Abc news, janë sekuestruar lëndë narkotike, kannabis brenda një automjeti në të cilin ndodheshin disa persona.

Njëri prej tyre ka tentuar të largohet, por është neutralizuar nga efektivë, të cilët qëlluan me armë në ajër gjatë operacionit.

Ata janë ndaluar nga policia dhe po merren në pyetje ndëra pritet që lënda e sekuestruar të analizohet dhe identifikohet nga marrja në pyetje e personave që ndodheshin në makinë./ CNA.al

 

Lajmet e fundit nga