LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“8 vite nga disfata në disfatë”/ Berisha: ‘Kryetari pa parti’ vetëm fiku shpresa

5 Nëntor 2021, 16:53, Politikë CNA
“8 vite nga disfata në disfatë”/ Berisha: ‘Kryetari

Lideri historik, Sali Berisha nga ?Foltorja? në Lushnje bëri një pararelizëm mes Shqipërisë para 8 vitesh dhe Shqipërisë sot, ku sipas tij vendi ka qëndruar në vendnumëro dhe prapakthehu.

Ai shtoi se për shkak të keqqeverisjes, Shqipëria u ngjit në çatinë e botës për korrupsion dhe se për këtë arsye u mbyllën edhe dyert e Evropës ndaj nesh.

?Ku jemi ne sot pas 8 vitesh. E vërteta ajo është dhe Shqipëria ne nap ret ta nxjerrim nga gropa. Ne ecëm drejt NATO, BE, me heqjen e vizave. Një arritje tjetër, kaluam nga vendi me të ardhura të ulëta, në vendin me të ardhura të mesme. Largimi nga vendi u zvogëlua në mënyrë dramatike. Popullata në Shqipëri filloi të rritej. 

Mijëra shqiptarë kanë ikur nga vendi. Politika antishqiptare të spastrimit etnik. Në 8 vite Shqipëria u ngjit në çatinë e botës për korrupsion. Këto bënë që dyert e Evropës të mbyllen për ne. 8 vite vendnumëro dhe prapakthehu. Në vend që të bënte përpjekje për të ecur drejt BE, e çoi drejt Beogradit. E ktheu vendin në një vassal të Beogradit. 

Procesin e Berlinit nga Merkel e zëvendësoi me nismën e Beogradit, fillimisht e quajti mini-shengen, por këtë ia ndëloi Evropa dhe i vuri emrin e George Soros, Aleksandër Vuçiç dhe Edi Rama?, shprehu Berisha.

Më tej ai nuk nguroi as të ironizojë kreun e PD, Basha, të cilin e cilësoi ?kryetar pa parti, që në 8 vite nuk ndezi as edhe një fije shprese?.

Në të gjithë këtë përpjekje, opozita shqiptare ishte e paqenë. Ajo nuk ndaloi dot në asnjë rekord të zi që shënoi qeveria në këto 8 vite. Dështoi total!

Ju tregoj rastin e një letre të hapur që i shkruante kryetarit pa parti një zonjë e nderuar.

Këto 8 vite ti nuk ndeze asnjë shpresë, por shove shumë shpresa. Më duhet të të them se si njeri I fikur që je, nuk mund të ndezësh shpresë as tek vetja jote.

Ish-kryetari apo kryetari pa parti, eci 8 vite nga disfata në disfatë. Kryetari pa parti e shndërroi këtë parti në shoqatë. Deklaroi me 26 prill masakrën elektorale. Ajo ishte e vërtetë, nuk e mohoj. Edi Rama nuk i ka fituar kurrë zgjedhjet sepse s?mund të quhet kurrë fitore kur përdor sistemin e patronazhistëve, i vendosur pas sistemit skllavo-pronar.

S?mund të quhen zgjedhje të fituara apo fitore kur përdor të gjithë shtetin e buxhetin për të blerë votën?, theksoi Berisha./CNA.al

Lajmet e fundit nga