LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vendimi i Kushtetueses për 30 qershorin/ Patozi: Fundi i një marrëzie politike

4 Nëntor 2021, 16:26, Politikë CNA
Vendimi i Kushtetueses për 30 qershorin/ Patozi: Fundi i një

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e Shoqatës së Bashkive, e cila kërkonte shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve lokale të 30 qershorit 2019.

Në këtë mënyrë Gjykata Kushtetuese ka legjitimuar zgjedhjet e dy viteve më parë, ku opozita nuk mori pjesë.

Lidhur me këtë ka reaguar dhe ish koordinatori I Bindjes Demokratike, Astrit Patozi, i cili e quan fundi i pritshëm i një marrëzie politike?.

Patozi thekson se kjo është një provë e tërthortë se sot nuk po kacafyten për parime apo për marrje përgjegjësish ndaj dëmeve serioze që i kanë shkaktuar kauzave opozitare, por thjesht dhe vetëm për pronësinë e Partisë Demokratike.

Fundi i pritshëm i një marrëzie politike, gjatë kohës kur “Foltorja” dhe vulëmbajtësit e partisë mendonin dhe vepronin njësoj. Një aventurë e rrezikshme, e cila përfundoi me një kosto shumë të lartë për të gjithë opozitën, por veçanërisht për Partinë Demokratike.

Do të habitesha shumë, nëse dikush nga palët ndërluftuese do të shprehte sot pendesë apo reflektim, pas vendimit të së vetmes gjykatë në Shqipëri, e cila, të paktën deri tani, nuk konsiderohet ende si e kapur nga pushteti. E cila, në fakt, nuk ka bërë ndonjë gjë më shumë, se sa ka përkthyer fermanin e ashpër dhe të qartë të Komisionit të Venecias.

Një provë e tërthortë se sot nuk po kacafyten për parime apo për marrje përgjegjësish ndaj dëmeve serioze që i kanë shkaktuar kauzave opozitare, por thjesht dhe vetëm për pronësinë e Partisë Demokratike.

Tani e kanë të mbyllur një herë e përgjithmonë atë shteg. Sepse e kanë të shkruar si në pllakë të varrit, se jo vetëm nuk mund ta përsërisin më atë eksperiment të çmendur, por as nuk mund të guxojnë ta çojnë atë nëpër mend.

Lajmet e fundit nga