Connect with Us

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese/ Xhafaj: Basha të kërkoj falje publike, Meta të dekretoj zgjedhjet e pjesshme

Politikë

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese/ Xhafaj: Basha të kërkoj falje publike, Meta të dekretoj zgjedhjet e pjesshme

Publikuar

-

/

Gjykata Kushtetuese vulosi sot 30 qershorin, duke hedhur poshtë padinë e Shoqatës së Bashkive.

Në një lidhje me Skype në edicionin e lajmeve ‘Ora 19:00’ me Juli Krisafin në Syri Tv, deputeti i PS, Fatmir Xhafaj u shpreh se vendimi i Gjykatës Kushtetuese duhet të shërbejë si një moment reflektimi.

Ai i kërkoi Lulzim Bashës që të dalë dhe të kërkojë falje publikisht.

Ndërsa presidentit Meta, Xhafaj i bëri thirrje që të dekretojë datën për zgjedhjet e pjesshme në bashkitë ku aktualisht nuk kanë kryetar.

Zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë themelore për një demokraci të shëndetshme Gjykata Kushtetuese legjitimoi zgjedhjet e 30 qershorit. Është konfirmim i qëndrimit të PS për këtë proces. Nga ana tjetër është një ndëshkim publik dhe moral për të gjithë ata që e bojkotuan. Bojkoti është një akt i papranueshëm për demokracinë dhe shtetin e të drejtës.

LEXO EDHE:  Fjala e parë si President/ Meta: Berisha është dobësia ime!

Është moment reflektimi për ata që iniciuan këtë akt të rëndë anti-kushtetues.

Lulzim basha ka detyrimin moral ndaj qytetarëve të këtij vendi, anëtarëve të PD, që të dalë dhe të kërkojë një ndjesë publike.

Presidenti duhet të shpallë urgjentisht datën e zgjedhjeve për 6 bashki të vendit ku nuk janë në ushtrimin e detyrës kryetarët.

Ky vendim është moment reflektimi për të gjitha palët e përfshira në këtë proces“, u shpreh Xhafaj./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Lulzim hiq dorë nga dhuna”/ Berisha: Kanë plagosur një protestues

Publikuar

-

Nga

Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se një ndër protestuesit e mbledhur para selisë së PD është plagosur në kokë.

Berisha theksoi se ky është një akt kriminal i Bashës, të cilit i bëri thirrje të heqë dorë nga dhuna.

“Akti kriminal i Lulzim Bravës.

Një protestues është goditur me mjet të fortë në kokë.

LEXO EDHE:  Nishani “i përvishet” Bashës/ “Fytyrën time s’ja jap askujt, më ke lënduar”

LEXO EDHE:  “Jemi mësuar ta shohim me kostum e kollare”/ Spahiu: Basha nuk gatuan kurrë



Ruani gjakftohtësinë, kjo është fytyra kriminale e Lulzim Bravës.

Lulzim hiq dorë nga dhuna.”-tha ndër të tjera Berisha./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Video-Zbulohet plani i arratisjes të Bashës

Publikuar

-

Nga

Kryetari i shkarkuar i Partisë Demokratike, pasi dështoi në çdo tentative për të penguar protestën e demokratëve, duket se ka bërë edhe një plan për t’u arratisur.

Sikurse shikohet edhe nga video e siguruar nga CNA.al, kjo është rruga, që Lulzim Basha do të tentojë të përdorë që të arratiset nga “burgu” i SHQUP.

Ndërkohë, në oborrin e selisë së PD janë mbledhur mijëra protestues.

LEXO EDHE:  Nishani “i përvishet” Bashës/ “Fytyrën time s’ja jap askujt, më ke lënduar”

LEXO EDHE:  Basha jep alarmin nga plazhi/Situatë dramatike, Rama nuk do shkëputet kurrë nga ...!



Gjithashtu ata kanë hapur dyert e blinduara, duke vërshuar kështu në katin e parë të godinës./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Basha si Rama/ U hedh gaz lotsjellës demokratëve

Publikuar

-

Nga

Protestuesit e PD arritën në orën 11:28 minuta të hapnin derën e selisë dhe të hynin në ambientet e brendshme.

Mijëra protestues, anëtarë dhe drejtues të PD duan të hyjnë në shtëpinë e tyre, dhe kanë bërë të mundur hapjen e dyerve nga bunkerizimi i Bashës.

Demokratët ishin në hollin e selisë kur Lulzim Basha ka ndërmnarrë një veprim aspak normal.

LEXO EDHE:  Basha jep alarmin nga plazhi/Situatë dramatike, Rama nuk do shkëputet kurrë nga …!

LEXO EDHE:  “Jemi mësuar ta shohim me kostum e kollare”/ Spahiu: Basha nuk gatuan kurrë

Njësoj si në protestat kundër qeverisë, Basha u ka hedhur protestuesve gaz lotsjellës për ti nxjerrë jashtë selisë.



/E.K-CNA.al

 

LEXO TE PLOTE