Connect with Us

“Vendi larg imunitetit të tufës”/ Alimehmeti: Delta ka prishur shifrat e studimit

Shëndeti

“Vendi larg imunitetit të tufës”/ Alimehmeti: Delta ka prishur shifrat e studimit

Publikuar

-

/

“Vendi ynë është shumë larg imunitetit të tufës nga koronavirusi”. Kështu deklaroi mjeku I njohur epidemiolog, Ilir Alimehmeti, sonte në “Real Story”.

Alimehmeti tha se varianti Delta ka prishur shifrat e studimit të mëparshëm, pasi ka transmetueshmëri të lartë.

“Imuniteti i tufës është larg. Do marrim parasysh këtu se kush është dhe ku. Në korrik ka qenë për Tiranën, për një moshë të caktuar. Delta ka një transmetueshmëri të lartë, e prish atë shifër.

Kërkon 85% minimumi. Është kalkulim i vështirë për t’u bërë. Na mungon studimi. Ky është i vetmi që kemi. Si bazohemi tani asaj, pasi kemi sot vaksinë. Të kesh shifra të ulta vaksinimi këtu ka diçka që nuk shkon. S’kemi vështirësi te studentët, por një pjesë e asaj grupmoshe janë këta të rinj.
Kemi më pak se 70-80 % të të moshuarve të vaksinuar. Ata që nuk e kanë bërë vaksinën në moshë të madhe, janë ata më rezistentët. Ky është studim që kemi bërë në Shqipëri. Ata që nuk vaksinohen, janë bërthamë e fortë, rriten me moshën.”, pohoi Alimehmeti./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shëndeti

‘Kapërcejnë’ frikshëm shifrat e Covid/ Mbi 2800 raste të reja në 24 orë, rritet dhe numri i viktimave

Publikuar

-

Nga

Ministria e Shëndetësisë ka bërë bilancin e 24 orëve të fundit të situatës epidemiologjike.

Sipas MSH,  nga 8,746 testime në 24 orë, janë regjistruar 2,832 raste pozitive me Covid, ndërsa kanë humbur jetën 6 qytetarë.

Rastet pozitive jane konfirmuar në këto bashki: 1,156 në Tiranë, 183 në Shkodër, 133 në Durrës, 130 në Fier, 107 Vlorë, 96 në Gjirokastër, 90 në Elbasan, 78 në Lushnje, 56 në Pogradec, 54 në Lezhë, 52 në Korçë, 50 në Berat, 47 në Sarandë, 46 në Kamëz, 33 në Vorë, 31 Krujë, 30 në Kurbin, 28 në Tepelenë, Kuçovë, 27 në Mirditë, 24 në Kavajë, 22 në Mallakastër, 21 në Peqin, 20 në Gramsh, 19 në Vau i Dejës, Mat, Patos, 18 në Skrapar, 16 në Kukës, 14 në Pukë, 12 në Malësi e Madhe, Dibër, Memaliaj, Devoll, 11 në Tropojë, Shijak, Belsh, 10 në Libohovë, 9 në Selenicë, Delvinë, Kolonjë, Librazhd, 8 në Fushë-Arrëz, 7 në Dimal, 6 në Divjakë, Himarë, 5 në Has, 4 në Prrenjas, 3 në Rrogozhinë, Rroskovec, Konispol, Permet, Kelcyrë, 2 në Dropull, Maliq, 1 në Bulqizë, Klos, Cërrik.

Janë 22,022 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 130 pacientë, nga të cilët 14 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ka gjashtë humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: Dy qytetarë nga Tirana 59 dhe 90 vjeç, një qytetar 69 vjeç nga Konispoli, një qytetar nga Burreli 71 vjeçe, një qytetar nga Rrogozhinë 75 vjeç, një qytetar nga Tepelena 81 vjeç.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.
Janë shëruar 1,732 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 211,187 që nga fillimi i epidemisë.

LEXO EDHE:  Vaksinimi i detyruar/ Alimehmeti: “Green pass” nuk e zgjidh situatën

LEXO EDHE:  Zhurma e krijuar mbi variantin e rrezikshëm të Covid/ Alimehmeti publikon studimin dhe jep lajmin e mirë

Statistika (18 Janar 2022)



Raste të reja ditore         2,832
Të shëruar në 24 orë      1,732
Të shtruar në spitale       130
Humbje jete në 24 orë    6
Testime ditore                 8,746

Testime totale              1,589,635
Raste pozitive                 236,486
Raste të shëruara           211,187
Raste Aktive                      22,022
Humbje jete                         3,277

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë            10,566
Fier                 1,700
Elbasan          1,633
Durrës            1,565
Shkodër          1,442
Vlorë                1,329
Gjirokastër       996
Lezhë                800
Berat                 764
Korçë                 784
Dibër                  233
Kukës                 210

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

“4-5 persona në ditë vdesin nga mos bërja e vaksinës”/ Ja sa pritet të zgjasë vala e fundit e pandemisë

Publikuar

-

Nga

Nëndrejtori i Insitutit të Shëndetit Publik, Dritan Ulqinaku ka folur lidhur me Covid-19 dhe rritjen e rasteve të personave të infektuar.

Ulqinaku tha se respektimi i masave duhet të ishte një ndërgjegjësim publik dhe se vetëm pasi 60 deri në 70% të jetë vaksinuar, atëherë mund të flasim për optimizmi.

Ndërsa sa i përket debatit nëse kjo mund të jetë vala e fundit e këtij virusi, nëndrejtori i ISHP-së u shpreh se shpresonin për diçka të tillë por gjithsesi duhet të merreshin masat e duhura për çdo lloj situata.



“Mendoj dhe shpresoj të jetë fillimi i fundit, por që është fillimi i valës së fundit, valë e cila parashikohet të zgjasë minimum edhe 10 ditë të tjera, maksimumi uroj mos të zgjasë më shumë se 20 ditë. Por që jemi në pikun e rasteve dhe në pikun e personave të infektuar, dëgjomë vazhdimisht kërkesa dhe ankesa nga të gjitha grupmoshat.

LEXO EDHE:  Ja kur do t’i hiqet imuniteti Saimir Tahirit

LEXO EDHE:  Vaksinimi i detyruar/ Alimehmeti: “Green pass” nuk e zgjidh situatën

Trendi epidemiologjik qartazi tregon se kemi një mbivendosje të Omicron. Mund të them se rritja e rasteve ka shtuar edhe kërkesën për t’u vaksinuar por në momentin që nuk e tejkalojmë dot shifrën prej 60-70% të të vaksinuarve, do të jemi në qorrsokak. Unë i konsideroj vrasje, pra 4 deri në 5 veta në ditë vdesin nga mos bërja e vaksinës. Nuk ka asnjë lloj rreziku vaksinimi, përkundrazi lufton këtë virus”, tha ai./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Studimi: Doza e katërt nuk shmang infeksionin nga Omicron-i

Publikuar

-

Nga

Një grup studiuesish në një spital të Izraelit thanë se gjetjet paraprake të një studimi sugjerojnë se doza e katërt e vaksinës kundër COVID-19-s, nuk ndihmon për të shmangur infeksionin nga varianti Omicron.

Mjekët e spitalit ‘Sheba’ thanë se u kishin dhënë një dozë të katërt të vaksinës Pfizer-BioNtech apo Moderna, 274 punonjësve të shërbimit shëndetësor dhe se kishin zbuluar se megjithëse përforcuesi rriste nivelin e antitrupave, ai nuk e parandalonte përhapjen e Omicron-it.

LEXO EDHE:  Vaksinimi i detyruar/ Alimehmeti: “Green pass” nuk e zgjidh situatën

LEXO EDHE:  “Jam tmerruar kur kam parë autobuzët”/ Mjeku apel qytetarëve: Maska nuk të bën 'Superman'



Izraeli ka ofruar një dozë të katërt të vaksinës për personat mbi 60 vjeç. Ky vend ka qenë ndër të parët që ka vaksinuar popullatën dhe ka ofruar dozën përforcuese.

Autoritetet e Ministrisë së Shëndetësisë thanë se ky informacion do të merret në konsideratë për të vendosur nëse programi i imunizimit të popullatës, do të zgjerohet duke shtuar një tjetër dozë./voa

LEXO TE PLOTE