LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vala e re goditëse e koronavirusit në Evropë/ Pse normat e vaksinimit do jenë thelbësore

4 Nëntor 2021, 10:11, Blog CNA
Vala e re goditëse e koronavirusit në Evropë/ Pse normat e

Nga Cornelius Hhirsch & Ashleigh Furlong ?Politico.eu?

Në Evropë ka nisur vala e katërt e pandemisë së koronavirusit, dhe vetëm pak vende po kursehen nga një rritje e shqetësuese e rasteve. Rezulton se vaksinimi gjithëpërfshirës, ?është i nevojshëm – por jo i mjaftueshëm – për të frenuar përhapjen e koronavirusit, që është shumë i lartë gjatë stinëve të vjeshtës dhe dimrit.

Vendet që kishin lehtësuar ndjeshëm kufizimet e distancimit social gjatë sezonit të verës, po shqyrtojnë tashmë mundësinë e ri-zbatimit të masave të forta për të frenuar valën e rasteve në rritje dhe shtrimeve në spital. Vaksinimi ?zgjidh një pjesë të problemit, por jo të gjithë atë?, thotë Hajo Zeb, profesor i epidemiologjisë në Universitetin e Bremenit, Gjermani.

Ndërsa vaksinimi të mbron nga infeksioni, asgjë nuk është 100 për qind e sigurt. Po aq shqetësues është edhe fakti se imuniteti ndaj koronavirusit po pakësohet, duke çuar në rikthimin e vendeve drejt masave mbrojtëse përforcuese. ?Unë mendoj se edhe publiku po e kupton se pandemia nuk ka mbaruar ende?- shton ai.

?POLITICO? ka analizuar të dhënat mbi normën e vaksinimit, rastet e reja, shtrimet në spital dhe vdekjet në të gjithë BE-në si dhe në Britaninë e Madhe. Një qasje e zgjuar ndaj masave të tilla si kërkesat për maskat e fytyrës në mjedise të mbushura me njerëz dhe ?pasaportat? e vaksinave janë një diferencues i rëndësishëm.

Në njërin skaj të spektrit, një grup vendesh kanë arritur një shkallë të lartë të vaksinimit, si për popullsinë e tyre të rritur, po ashtu edhe për nxënësit më të rritur në moshë shkollore. Në krye të kësaj liste është Portugalia, e cila i ka frenuar me sukses infeksionet e reja, shtrimet në spital dhe ka një nivel shumë të ulët të vdekshmërisë.

Në anën tjetër gjenden vendet të cilat po përballen me valën e tyre të re më të rëndë që prej fillimit të  pandemisë në pranverën e vitit 2020. Me vetëm një pjesë të popullsisë së tyre të rritur që  tashmë është  vaksinuar, Covid-19 po përhapet si një zjarr i tërbuar në Bullgari dhe Rumani, duke i shtyrë drejt kolapsit sistemet e tyre shëndetësore. Ja cila është lista me 4 grupet e shteteve:

Në të parën bëjnë pjesë ato vende që i kanë tejkaluar parashikimet:Suksesi i fushatave të vaksinimit në vende si Portugalia, Malta dhe Spanja – ku 80 për qind apo më shumë e popullsisë është vaksinuar plotësisht – përkthehet drejtpërdrejt në shifra shumë  më  të  ulë ta të fataliteteve dhe shtrimeve në spital ndryshe nga vendet e tjera.

Në listën e dytë futen ato vende që mund të bënin më mirë sesa kanë bërë:Vende si Britania e Madhe, Gjermania dhe Austria kanë arritur një normë vaksinimit në nivelet 60-70 për qind, por që nuk janë të mjaftueshme për të ndaluar rritjen e rasteve të reja.

Zbutja e kufizimeve në Britani ka qenë gjithashtu një shtysë  e fuqishme ndaj infeksioneve të reja.Në të tretën bëjnë pjesën vendet që kanë mbetur pas me objektivat:Tre vendet baltike dhe disa vende në Evropën Qendrore, si Sllovenia, po përjetojnë disa nga normat më të larta të rasteve të reja ditore për 1 milionë  njerëz. Shkalla e vaksinimit prej 50 për qind në këtë rajon, ka lënë shumë segmente të popullatës së tyre të pambrojtura nga virusi.

Për këtë arsye, shtrimet në spital dhe vdekjet janë shumë më të larta se në fqinjët e tyre perëndimorë. Dhe në listën e katërt bëjnë pjesë vendet që po vuajnë më shumë nga kjo pandemi:Dy vendet që mbeten më shumë prapa me vaksinimin janë Bullgaria dhe Rumania. Sistemet e tyre shëndetësore shumë të mbingarkuara, kanë kontribuar në ?stuhinë e përsosur? për valën aktuale të koronavirusit, që përjeton nivele shqetësuese të larta të shtrimeve në spital.

?Kjo që po shohim është kryesisht një epidemi e të pa vaksinuarve?-thekson Zeb. Të dhëna e ilustrojnë më së miri këtë pretendim, me vendet e listës së parë që kanë shumë pak raste për 1 milionë banorë. Efektiviteti i vaksinimin për të  parandaluar humbjet e jetëve është shumë shqetësues.

Rumania dhe Bullgaria, kanë përqindjen më të ulët të njerëzve që  janë  vaksinuar plotësisht, dhe numrin e vdekjeve ditore që tejkalon çdo vend tjetër të BE-së . ?Përgatitja e mirë për valën e katërt do të ishte një fushatë efektive e vaksinimit?- tha Ioana Mihaila, ish-ministre e Shëndetësisë në Rumani.

?E gjithë Evropa po përballet me një rritje të presionit nga pandemia. Në Evropën Lindore, ku shkalla e vaksinimit është shumë më e ulët se në Perëndim, ndikimi sanitar është real dhe intensiv?- deklaroi para ligjvënësve të martën ministri francez i Shëndetësisë, Olivje Veran.

Diku tjetër, kushtet klimatike dhe përhapja e një nëntipi më infektiv të variantit Delta të koronavirusit, po nxisnin me shumicë rastet e reja. ?Ne kemi që të gjitha arsyet për të qenë vigjilentë?- shtoi Veran. Ndërkohë Zeb druhet se sistemet shëndetësore nuk do të jenë në gjendje që të përballen me një valë tjetër.

Ai tha se situata e ?jashtëzakonshme? e vitit të kaluar nuk mund të përsëritet, pasi ekziston  shqetësimi se sistemet shëndetësore nuk do ta përballojnë dot më. Ndërsa vaksinimi nuk është një zgjidhje e plotë – ai nuk e bllokon plotësisht transmetimin – tanimë është e qartë se ai mund të parandalojë sëmundjet e rënda dhe vdekjet.

Të dhënat nga Britania e Madhe, janë shumë të qarta në këtë aspekt. Britania ka përjetuar një rritje të ndjeshme të rasteve. Por ndërkohë  që normat e shtrimeve në spital po rriten, ato nuk janë rritur në të njëjtën masë si në valët e mëparshme.

Në pjesën më të madhe të Evropës Perëndimore, ku rastet po rriten, është pak herët për të thënë nëse shtrimet në spital do të priren të jenë shumë më të larta apo jo. Tani për tani, shtrimet në spital janë kufizuar tek infeksionet më të reja.

Ndërsa rastet e reja mund të jenë edhe më të shumta se sa ishin vjeshtën dhe dimrin e kaluar, ato ?sigurisht nuk janë më të larta në aspektin e shtrimit në spital?, thotë Zeb. ?Ky është edhe lajmi i mirë, që flet për efektin e vaksinimeve?- theksoi ai.

Një tjetër nxitës kryesor i rasteve të reja kanë  qenë të rinjtë. Depti Gurdasani, epidemiolog në Universitetin Mbretëresha Meri në Londër, thekson se kur shkollat ??u rihapën në Britani, nivelet e larta të transmetimit të komunitetit rezultuan në një ?rritje shpërthyese?sa i përket numrit të rasteve.

Midis vendeve me të dhëna të disponueshme, rezulton se vendet që kanë pak raste të reja, si Portugalia dhe Spanja, kanë gjithashtu një përqindje vaksinimi që është 30 për qind në mesin e atyre nën 18 vjeç. Ndërkohë Bullgaria dhe Rumania, kanë norma vaksinimi të adoleshentëve që nuk i kalojnë 4 për qind.

Kroacia, Sllovenia, Sllovakia dhe Greqia, të  cilat vijnë  të  tretat në listë vazhdojnë  të  kenë  norma nën 10 për qind të vaksinimit të të rinjve, ndaj po përballen gjithashtu me një rritje të ndjeshme të rasteve të reja. Duke pasur parasysh të dhënat për rastet, vdekjet dhe shtrimet në spitale, normat e përgjithshme të vaksinimit përforcojnë faktin se sa e rëndësishme është që vendet të arrijnë jo vetëm nivele të përshtatshme të vaksinimi, por norma që i tejkalojnë 80 për qind të popullatës.

Sa i përket asaj që mund të sjellë e ardhmja, Zeb mendon se koronavirusi në Evropë përfundimisht do të shkojë  drejt një situate endemike. ?Ndoshta, kur të vijë pranvera e vitit të ardhshëm, që gjithsesi i zvogëlon numrat, ne do të kemi më shumë vaksinime dhe ndoshta do të kemi ecur drejt imunitetit të tufës në disa vende, si për shkak të vaksinimeve, po ashtu dhe prej imunitetit natyror të përfituar nga prekja dhe shërimi nga Covid-19?- tha ai.

https://www.politico.eu/article/europe-next-coronavirus-wave/

Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al

17:18 Blog

Ora më idiote

“Ke shpëtuar dy herë qytetërimin perëndimor. Tani e quajnë f...

Lajmet e fundit nga