Connect with Us

Theu arrestin e shtëpisë/ Arrestohet i riu në Fier

Aktualitet

Theu arrestin e shtëpisë/ Arrestohet i riu në Fier

Publikuar

-

/

Policia e Fierit ka vënë në pranga 38 vjeçarin me iniciale S.S, i cili theu arrestin e shtëpisë.

Përmes një njoftimi, blutë e qytetit bëjnë me dije se në makinën në të cilën udhëtonte 38 vjeçari iu kap edhe një sasi me lëndë narkotike canabis sativa.

Njoftimi i policisë:

Fier/Theu masën e sigurisë “Arrest shtëpie” dhe u kap nga shërbimet e Policisë me lëndë narkotike me vete, vihet në pranga 38-vjeçari.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin S. S., 38 vjeç, banues në Fier, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga Forca e Posacme “Shqiponja” në automjetin me të cilin ky shtetas udhëtonte, iu gjet një sasi e vogël lëndë narkotike cannabis sativa. Për këtë shtetas Gjykata e Shkallës së Parë Fier ka caktuar masën e sigurisë  “Arrest shtëpie” për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Divjakë/Kundërshtoi me dhunë punonjësit e Policisë dhe i kanosi për jetën, arrestohet në flagrancë 44-vjeçari.

Nga Oficeri i Policisë Gjyqësore pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lushnjë, u arrestua në flagrancë shtetasi E. Gj., 44 vjeç, banues në Divjakë, pasi ka kundërshtuar duke ushtruar dhunë fizike dhe ka kanosur për jetën punonjësit e Policisë së rendit publik gjatë kryerjes së detyrës.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Tritol në banesën e Dukës/ Policia del me njoftimin zyrtar

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Policia e Durrësit ka dalë me një njoftim zyrtar sa i takon ngjarjes që ndhodhi mbrëmjen e sotme.

Përmes një njoftimi, policia bën me dije se rreth orës 22:10 shtëpisë së Armand Dukës i është vendosur lëndë plasëse, ku si pasojë është dëmtuar vetëm porta e jashtme e banesës.

Durrës/Informacion paraprak



Më datë 24.01.2022, rreth orës 22:10, në lagjen nr. 4, Durrës, para portës së shtetasit A. D. dyshohet se ka shpërthyer një sasi lënde plasëse. Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar vetëm dëme materiale në portën e jashtme të banesës.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia./E.K-CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

I vunë tritol/ Pamjet kur Armand Duka mbërrin në banesën e tij

Publikuar

-

Nga

Mbrëmjen e sotme iu vendos tritol banesë në Durrës së kreut të FSHF-së, Armand Duka.

Lënda plasëse ishte vendosur në derën e jashtme të banesës dhe nga shpërthimi nuk ka patur personat lënduar, por vetëm dëme materiale.

Në momentin e shpërthimit në banesë ndodhej vetëm bashkëshortja e Dukës e cila fatmirësisht nuk ka pësuar lëndime.

LEXO EDHE:  Çudi shqiptare/ 31-vjeçarit nga Pogradeci në “arrest shtëpie” nuk ka kush t’i blejë bukë

LEXO EDHE:  U arratis dhe dhunoi ish të dashurën/ Arrestohet shqiptari



Pak minuta më vonë Armand Duka mbërriti në banesën e tij, dhe siç shihet nga pamjet, kreu i FSHF futet qetësisht në banesë.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Duka është kërcënuar me sms pak ditë më parë/ Zyrtari i FSHF e konfirmon

Publikuar

-

Nga

Aldi Topçiu, Drejtor Juridik i FSHF, ka konfirmuar lajmin e moderatorit Blendi Fevziu se ka pasur një SMS kërcënues pak ditë më parë kundrejt Armand Dukës.

Reagimi erdhi pas raportimit se shtëpisë së Dukës i është vënë tritol.

Pjesë nga biseda:

Blendi Fevziu: Nuk e di, më thonë që ka pasur një SMS kërcënues pak ditë më parë kundrejt Dukës, është e vërtetë z.Topçiu?

LEXO EDHE:  Tahiri kërkon heqjen e masës “arrest shtëpie”/ Ambasadori Lu flet për kërcënime

LEXO EDHE:  Aksioni policor në Fier/ Bien në pranga 5 shtetas



Aldi Topçiu: Nuk thoja dot diçka që më është thënë në koenfidencialitet e sipër

Blendi Fevziu: Është e vërtetë?

Aldi Topçiu: Po, është e vërtetë!

LEXO TE PLOTE