Connect with Us

Tentohet të rrëmbehet një person në Vlorë/ Krimi godet sërish

Kronika

Tentohet të rrëmbehet një person në Vlorë/ Krimi godet sërish

Publikuar

-

/
cna lajme kronike

Policia e Vlorës ka njoftuar se dy shtetas, 34 dhe 31 vjeç kanë tentuar të marrin forcërisht në makinë një tjetër shtetas.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë shpallën në kërkim shtetasit S. S., 34 vjeç dhe S. J., 31 vjeç, të dy banues në fshatin Armen, Vlorë, pasi dyshohet se ditën e djeshme, për motive të dobëta kanë tentuar të marrin në makinë forcërisht shtetasin A. S. Vijon puna për kapjen e tyre”, thuhet në njoftimin e Policisë./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

‘Lufta’ e drogës në Ekuador/ Gazetari tregon emrin, kush është shqiptari i vetëm që doli i gjallë

Publikuar

-

Nga

“Shkrodra bombë me sahat”/ Gazetari: E kanë nën kontroll grupet kriminale

Gazetari Julian Kasapi ka zbuluar emrin e të vetmit shqiptar të mbetur gjallë nga lufta e drogës në Ekuador.

I ftuar në ‘Open’, ai tha se shqiptarët kanë zgjedhur tregun latin për shkak të pasurimit të shpejtë, ama rreziku është më i madh.

“Është mënyra më e mirë për të bërë para sa më shpejt, e ku ka më mirë se në vendet e origjinës sic është Amerika Latine. Duke pasur parasysh çmimin, por ka një kosto të madhe.



LEXO EDHE:  Lleshaj i kthehet Metës për ligjin e Vettingut në polici/ Është për të ardhur keq

LEXO EDHE:  Shpejtësi në kufijtë e çmendurisë dhe të dehur në timon/ Ndëshkohen nga policia

Rreziku është i madh atje. Mbesin gjithmonë viktima. Remzi Azemi është i vetmi shqiptar që ka shpëtuar gjallë, dhe është shfaqur atje si investitor,” tha Kasapi./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Ekzekutimi i Ergys Dashit/ Qyno tregon rolin që kishte në bandë, pse nuk guxon policia të merret me ta

Publikuar

-

Nga

Gazetari i dosjes “Shpirti”/ Prerja me gërshërë e rrëfimit të penditos, standardi i provave, dhe 1 dosje me emër burgu me Nr.313

Gazetari Elton Qyno, ka zbardhur detaje të reja lidhur me vrasjen e Ergys Dashit në Ekuador.

I ftuar në ‘Open’, Qyno, e ka cilësuar atë një koordinator të një grupi të organizuar droge dhe jo thjesht një ushtar.

“ Të gjithë vrasjet në Ekuador kanë mbetur pa autor. Asnjë vrasës nuk është identifikuar për vrasjen e shqiptarëve, a janë ekuadorianë, a janë kolumbianë që veprojnë atje, apo çfarë janë. Këto janë raste deja-vu, të para dhe më herët. Përsëriten në mënyrë të përsosur. Ergys Dashi, njihet në shoqëri me emrin “Pikja” në Shqipëri.



Njeri i besuar i Eldi Dizdarit, i arrestuar në Dubai, si pjesë e grupit kriminal të “Los Blanco-s” në Itali. Është një nga personat kryesorë të qarkullimit të drogës nga Amerika Latine në Europë. Të gjithë i dinë bizneset e tij, e ku vepron, po nuk guxon as policía të merret me të. Se merren me ushtarët dhe jo me bosët. Lidhja e tyre me politikën, lidhja me shefat e komisariateve e drejtorët e policive, i bëjnë të paprekshëm.

Dashi ka lidhje të forta me njerëz të biznesit të drogës. Nuk cilësohej si ushtar, po si kordinator. Qëndronte në Ekuador, për të lidhur marrëveshjet sipas udhëzimeve që i japin bosët e tij në Dubai. Kontrollonte të gjitha ngarkesat për transportimin nga Am. Latine në Roterdam të Holandës.

Ose nuk ka shkuar sasia e parave në destinación, ose ka shkuar droga atje, dhe është cilësuar si e vjedhur. Në Roterdam janë zhdukur rreth 5000 pako kokainë. Kjo sasi dyshohet se ka qenë e shqiptarëve. Është zhdukur dhe një maroken. Gjë që ka rritur shumë dyshimet. Po nuk u zbatuan marrëveshjet fillon ligji i ekzekutimit,” tha Qyno./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Shqiptarët e vrarë në Ekuador

Publikuar

-

Nga

Gjashtë shqiptarë janë vrarë në Amerikën Latine gjatë 5 viteve të fundit.

Porti i Guajakilit është epiqendra e përplasjeve të shqiptarëve për trafikun e drogës. Në Durrës gjatë 4 viteve të fundit janë sekuestruar më shumë se 1 ton kokainë.

Prania a e shqiptarëve në Amerikën Latine dhe veçanërisht në Ekuador daton në fillim të viteve 2010.

Në dekadën e fundit ata kanë krijuar familje në këtë shtet dhe po luajnë një rol kyç në trafikun e kokainës.

Ergys Dashi është viktima e katërt e përplasjeve të bandave në qytetin port, Gyajakil.

Ekzekutimet mafioze nisën në vitin 2017 me Ilir Hidrin, për të vijuar me shqiptaro malazezin Fadil Kacanic dhe Adriatik Tresën në 2020-ën, i cili u ekzekutua në një resort luksoz.

160 shqiptarë ishin të regjistruar në Ekuador në vitin 2018 ndërsa numri i tyre besohet se është rritur vitet e fundit.

Të integruar me komunitet edhe falë lidhjeve martesore ata bashkëpunojnë me grupe kriminale vendase për të ngarkuar kokainën në kontejnerë me fruta ekzotike.



LEXO EDHE:  Shpejtësi në kufijtë e çmendurisë dhe të dehur në timon/ Ndëshkohen nga policia

LEXO EDHE:  Video/Ja si u grabit banka në Vlorë

Ekuadori nuk është një vend prodhues i kokainës por rëndësinë në trafikun ndërkombëtar ja jep porti i Guajakilit.

Droga vjen kryesisht nga Peruja dhe Venezuela por edhe vende të tjera prodhuese ku gjithashtu shqiptarët luajnë rol kyç si ndërmjetës të dorës së parë.

2 shqiptarë të tjerë janë ekzekutuar gjatë 4 viteve të fundit në Kolumbi dhe Brazil.

Influenca e shqiptarëve në Amerikën latine përkthehet edhe në ngarkesat e kapura në portin e Durrësit.

Nga viti 2018 e deri më tani janë sekuestruar mbi 1 ton kokainë në kontejnerë me banane në disa aksione të ndryshme.

Një pjesë e shqiptarëve të Ekuadorit, synojnë të trafikojnë kokainën edhe në Holandë e Belgjikë në portin e Roterdamit dhe Antverpit./euronews 

 

LEXO TE PLOTE