LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shkroi historinë në Beograd, Alban Beqiri mbyll Botërorin e Boksit me medalje

4 Nëntor 2021, 20:14, Sport CNA
Shkroi historinë në Beograd, Alban Beqiri mbyll Botërorin e

Alban Beqiri ka mbyllur sot garimin e tij historik në Botërorin e Boksit me një medalje të bronztë. Boksieri shqiptar ia doli që të shkonte deri në gjysmëfinalet e aktivitetit në Serbi, ku për fat të keq u mund me pikë nga rusi Vadim Musaev.

Një dëmtim i dyfishtë në dorë dhe në mes ndikoi sfidën e Beqirit, që synonte të shkonte në finalen e madhe për peshën deri në 71 kilogramë. Musaev arriti ta mbante larg boksierin shqiptar duke siguruar me goditje nga distanca pikët që i duheshin për të siguruar praninë në finale.

Gjithsesi, kjo mbetet një pjesëmarrje historike për boksierin kuqezi, i cili fitoi ndeshjet me radhë derisa arriti në gjysmëfinale ku edhe humbja të siguron medaljen e bronztë, e para në historinë e Shqipërisë në një aktivitet të këtyre përmasave.

Lajmet e fundit nga