Connect with Us

Shëndetësia dhe bashkitë/ Institucionet me nivelin më të lartë të ryshfetit

Aktualitet

Shëndetësia dhe bashkitë/ Institucionet me nivelin më të lartë të ryshfetit

Publikuar

-

/

Sistemi shëndetësor është vendi ku shqiptarët paguajnë më shumë ryshfet. Pothuajse dy në tre familje (63%) që kanë pranuar se kanë paguar ryshfet gjatë 12 muajve të fundit, kanë paguar të paktën një herë ryshfet tek punonjësit e shëndetësisë.

Pas shëndetësisë vjen pushteti lokal—rreth një e treta e familjeve që kanë paguar ryshfet gjatë vitit të fundit, pranojnë se i kanë paguar të paktën një herë punonjësit bashkiakë.

Ryshfeti është relativisht i përhapur edhe në sistemin e rendit dhe të drejtësisë. Rreth 18% e familjeve që kanë paguar ryshfet në 12 muajt e fundit, i kanë paguar nën dorë punonjësit e policisë lokale apo të shtetit, dhe 16% i kanë paguar gjyqtarëve ose prokurorëve.

LEXO EDHE:  “100 dështimet e Ramës”/ Basha: Shqipëria, një vend i kapur nga korrupsioni

Në sondazh bie në sy përqindja relativisht e lartë e qytetarëve që kanë paguar në drejtoritë e transportit, ku kryhen shërbime si regjistrimi i makinave, kontrolli teknik, nxjerrja e lejeve të qarkullimit etj.—10 për qind e familjeve që kanë paguar ryshfet të paktën një herë tek punonjësit e transportit gjatë 12 muajve të fundit.

Institucione të tjera ku qytetarët paguajnë ryshfet në mënyrë te ngjashme janë hipotekat, institucionet arsimore si dhe kompanitë publike si OSHEE dhe UKT.

Rezultatet janë të një vrojtimi për Euronews Albania, realizuar nga MRB dhe Data Centrum, në shkallë vendi në periudhën 20-29 tetor 2021./euronews

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Gledis Nano urdhër vartësve/ S’do toleroj askënd, godisni mbjelljen e drogës dhe grupet kriminale

Publikuar

-

Nga

cna lajjme aktualitet

Drejtori i Policisë së Shtetit Gledis Nano ka dhënë urdhër për kontrolle të imtësishme për parandalimin e kultivimit të kanabisit.

Gjatë fjalës së tij në analizën e punës së strukturave të policisë, Nano tha se në fokus duhet të jenë dhe grupet kriminale që merren me trafikimin e lëndëve narkotike.



Të parandalohet me çdo kusht kultivimi i bimëve narkotike. Nuk do toleroj askënd, por askënd, cilido qoftë, që do implikohet dhe do bëhet palë me ata që tentojnë të kultivojnë. Përfitoj nga rasti që kam prefektin këtu, që t’i kërkoj mbështetjen e tij dhe të institucionit që drejton, që bashkërisht të punojmë për ta parandaluar kultivimin e kanabisit.

Njëkohësisht kërkoj nga ju që të evidentoni dhe godisni grupet kriminale që merren me trafikimin e lëndëve narkotike kanabis dhe drogave të forta. Përgjegjësia është e përbashkët, që nga Policia vendore deri te ajo Kufitare, për rastet e trafikimit të lëndëve narkotike. Ndaj bashkëpunoni duke shkëmbyer informacion edhe me SHÇBA-në dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese, zhvilloni operacione të përbashkëta, për të krijuar një terren të pafavorshëm për ata që merren me veprimtari kriminale”, ka thënë Nano mes të tjerash./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Zjarr në një banesë në Korçë/ Humb jetën një person, zbardhet identiteti

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Një banesë në Korçë në afërsi të Shkollës së Muzikës është përfshirë nga flakët.

Sipasojë e flakëve raportohet se ka humbur jetën një person.



Viktimë ka mbetur shtetasi E. Ramollari, 67 vjeç, që dyshohet se ka vdekur nga asfiksia./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Turqishtja si gjuhë e dytë/ Evis Kushi: Jemi në fazë studimi

Publikuar

-

Nga

Në lidhje me njoftimin që kanë marrë prindërit për mundësinë e futjes së gjuhës turke në programin mësimor, ministrja e Arsimit, Evis Kushi, u shpreh se gjithçka është në fazë studimi dhe askush nuk do të detyrohet që të mësojë një gjuhë që nuk dëshiron.

Në një intervistë për emisionin Debat me Alba Alishanin në A2CNN, Kushi theksoi se një nga risitë e bukura për këtë vit shkollor ka qenë edhe nisja e gjuhës angleze që nga klasa e parë.



Një ndër risitë më të bukura për këtë vit shkollor ka qenë gjuha angleze që në klasën e parë. Sipas kurrikulës së miratuar, në klasën e gjashtë, nxënësit nisin të mësojnë një gjuhë të dytë në klasë të gjashtë. Mund të jetë italisht, gjermanisht, frengjisht e kështu me radhë. Në lidhje me gjuhën turke, kemi nënshkruar disa marrëveshje në Turqi, mes tyre edhe një marrëveshje në fushën e arsimit. Jemi angazhuar në këtë marrëveshje që të bëjmë një studim nëse ka interes për të mësuar turqishten si gjuhë me zgjedhje. Por, dua të theksoj se në Turqi, gjuha shqipe është përfshirë si gjuhë e dytë në disa zona”, tha Kushi.

LEXO EDHE:  Sondazhi/ Demokratët duan Berishën në krye të PD

LEXO EDHE:  Kryeministri Rama premton autonomi për spitalet

Ne nuk kemi marrë ende një vendim për këtë çështje. Pyetësor ka nisur që në muajin dhjetor, jo pas vizitës së Presidentit turk Erdogan. Sot që flasim, nuk kemi ende vendimmarrje dhe siguroj të gjithë prindërit që nuk do të ketë asnjë imponim për nxënësit për të mësuar gjuhën turke nëse nuk kanë interes”, shtoi Kushi./CNA.al

LEXO TE PLOTE