LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Rrjepja e qytetarëve shqiptarë gjatë pandemisë/ A do të hetohet kasaphana?

4 Nëntor 2021, 08:54, Aktualitet CNA
Rrjepja e qytetarëve shqiptarë gjatë pandemisë/ A do të

Nga Erion Dasho

Duke nisur nga muaji gusht 2020 (kur sektori privat nisi të ofrojë testin për COVID) e deri më sot, vazhdoj të shkruaj për një fenomen tepër të dhimbshëm: Rrjepjen e paturpshme të qytetarëve shqiptarë nga spekulantët e sektorit shëndetësor privat.

Sigurisht përgjegjësia kryesore i takon qeverisë, ministrisë dhe komitetit të buratinëve të cilët nuk arritën jo vetëm ta ofronin falas testimin në institucionet shëndetësore publike, por as që arritën dot ta disiplinonin atë.

Gjatë gati dy vjetëve të pandemisë, nuk kam folur vetëm për Gjermaninë ku testimi ofrohej falas për çdo person si në sektorin publik dhe në atë privat. Apo ku sot testi blihet në supermarket për 50 deri 80 cent.

Kam folur edhe për Nepalin ku testi PCR ofrohej me çmim fiks 10 dollarë në sektorin publik dhe 20 dollarë në sektorin privat. Ku infermieri shkon edhe në shtëpi për të marrë tamponin kundrejt çmimit 25 dollarë. Rezultati del online brenda 24 orëve (në 90% të rasteve brenda 8 orëve).

Kush përfiton nga çmimet spekulative në Shqipëri?!

A munden spekulantët t’i “gëzojnë” të vetëm ato miliona euro që shqiptarët harxhojnë çdo muaj për testimin?!

A do të hetojë dikush për kasaphanën jo vetëm me jetët, por edhe me ekonominë e shqiptarëve?!

Koha do ta tregojë! Shpesh drejtësia vonon por nuk harron…

“Në vijim, një status i tetorit 2020 ku shkruaja kundër spekulantëve dhe propozoja masa konkrete”.

Lajmet e fundit nga