LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Po shkëlqen në Austri me gola, gazeta prestigjoze në Itali i bën speciale sulmuesit shqiptar

4 Nëntor 2021, 20:56, Sport CNA
Po shkëlqen në Austri me gola, gazeta prestigjoze në Itali i

Vrioni po rikthen vëmendjen te futbolli në qytetin e vogël austriak. Uatens është një qytet me 8 mijë banorë në rrethin e Tirolit dhe është më i famshëm për muzeun e kompanisë së kristaleve ?Svarovski? sesa për futbollin. Por aty aktivizohet shqiptari Xhakomo Vrioni, i cili numëron edhe dy paraqitje me Kombëtaren e Edi Rejës, që po ringjall entuziazmin në qytet, ku është kthyer në një bombardues në sulm duke shënuar 7 gola në 11 ndeshje mes kampionatit dhe Kupës kombëtare. Gjithashtu, edhe tre gola në tri ndeshjet e fundit.

?La Gazetta dello Sport? i ka kushtuar një shkrim shqiptarit ku tregon se ai po lë një impakt në Austri. Sulmuesi i lindur në ?98-ën, në pronësi të Juventusit, në verë mori një biletë vetëm vajtje për në Austri dhe nuk u pendua për këtë zgjedhje. Aty nisi një eksperiencë të re në futboll dhe në jetën jashtë fushës, si një djalë i mirë me ëndrrat dhe shpresat për të garuar në një kampionat të huaj. Xhakomo u përshtat shumë mirë me ambientin dhe skuadrën, sidomos edhe me trajnerin Silberger, i cili ka shumë eksperiencë në kampionatin austriak. Ai besoi menjëherë te djaloshi, duke e aktivizuar titullar dhe tani ai e falënderon duke shënuar, përfshirë edhe dy gola vendimtarë ndaj Austrisë së Vjenës dhe Laskut.

Ai debutoi mes profesionistëve me Venecian në vitin 2018 dhe me fanellën e Juventusit në Serinë A. Dy vjet më vonë kundër Romës kur në stol ishte Sarri. Bardhezinjtë e kanë mbajtur në zotërim kartonin e tij, duke e dërguar në huazim. Megjithatë, sytë janë gjithmonë tek ai, ata e studiojnë nga larg dhe e ndjekin ecurinë e djaloshit. ?Vrioni për të pushtuar Austrinë, Svarovski Tirol udhëhiqet nga? një xhevahir italo-shqiptar?, shkruan ?La Gazetta dello Sport?.

Lajmet e fundit nga