LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Plagosi me thikë shokun/ Arrestohet pas një viti 18 vjeçari

4 Nëntor 2021, 07:46, Kronika CNA
Plagosi me thikë shokun/ Arrestohet pas një viti 18 vjeçari

Një 18 vjeçar ka rënë në pranga në Durrës, pasi ishte në kërkim për plagosje të rëndë me dashje, vepër penale për të cilën ishte dënuar me dy vite burg

Ai është Xh.Sejdini, banues në Sukth, Durrës, të cilin Gjykata e Shkallës së Parë Durrës, më datë 31.05.2021, e ka dënuar me 2 vite burgim, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Ky shtetas, më datë 22.09.2020, pranë një lokali në Sukth, pas një konfliktit të çastit, ka plagosur me thikë shtetasin E. Z./CNA.al

Lajmet e fundit nga