LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pilula ‘Mulnopiravir’ kundër Covid-it/ Manastirliu jep lajmin e mirë: Kemi bërë porosinë

4 Nëntor 2021, 21:27, Lifestyle CNA
Pilula ‘Mulnopiravir’ kundër Covid-it/ Manastirliu jep lajmin e

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu deklaroi se Shqipëria ka bërë porositë e para në lidhje me pilulën ?Mulnopiravir? e prodhuar nga kompania amerikane ?Merck?, e miratuar sot nga Britania e Madhe.

Thuhet se ky medikament, redukton vdekjet në 50% dhe hospitalizimet.

E ftuar në ?Real Story? Manastirliu tha se qeveria shqiptare është në listën e vendeve në pritje.

?Ne kemi marrë kontakte me ?Merck?. Po ashtu kemi marrë kontakte me Pfizer, pasi dhe ai është duke prodhuar një bar që quhet proteaz. Janë duke eksploruar këto barna, që do të ndryshojnë kohën, do jenë mbështetjet për vaksinat. Do të reduktojë 50% të fazave të rënda dhe hospitalizimeve. 

Kemi krijuar lidhjet tona përmes instrumentit të përbashkët që ka vendosur BE, të jemi dhe ne në këtë listë. Kemi përcaktuar ato detaje të sasive dhe procedurave që do të ndjekim. Duke shpresuar që do të kenë efikasitet.?, tha ajo./CNA.al

Lajmet e fundit nga