Connect with Us

Përralla e Soule, të riut që e krahasojnë me Di Maria dhe nga Serie C e ftoi Argjentina

Sport

Përralla e Soule, të riut që e krahasojnë me Di Maria dhe nga Serie C e ftoi Argjentina

Publikuar

-

/

Matias Soule është njeriu i ditës. Nuk ka bërë asgjë sot, por ka punuar ndër vite për të realizuar një ëndërr: të luajë në kombëtaren që ka dalë kampione bote me Maradonën dhe tani ka në përbërje një nga më të mëdhenjtë e të gjithë kohërave, Leo Messin.

Soule, i lindur në Mar del Plata më 15 prill 2003, është ftuar nga trajneri i Argjetinës, Lionel Scaloni, për ndeshjet ndaj Uruguajit dhe Brazilit. Askush nuk e priste, më tepër 18-vjeccari që luan në Serie C me Juventusin U23. Nëse Edy Reja do merrte lojtarë në atë kategori me siguri do e kryqëzonin.

I riu shpesh stërvitet me Paulo Dybala te Juventusi, ndërsa tani do të kenë mundësinë të bëjë të njëjtën dhe edhe me emra të mëdhenj si Messi, Lautaro Martinez dhe Angel Di Maria. Më këtë të fundit Soule krahasohej që kur ishte pjesë e moshave të Velez Sarsfield në vendlindje.

Matias aktivizohet në krahun e djathtë të sulmit, për të shfrytëzuar këmbën e tij të majtë me futjet nga qendra. Njëlloj si Messi e Dybala, tani shokë skuadre tek Argjentina. Soule në të shkuarën ka luajtur me 16-vjeçarët e kombëtares së tij, tre herë.

Tani mund të krenohet me arritje e tij të parë të madhe. Që në verë Matias Soule i dha sinjalet e para, duke luajtur në disa miqësore me Juventusin dhe shënoi edhe gola. Sigurisht atij i duhen minuta dhe për këtë arsye është lënë me ekipin e dytë të bardhezinjve.

Pjesë e Juventusis Soule është që në vitin 2020 dhe fillimisht luajtur me ekipin e të rinjve dhe regjistroi 5 gola e 5 asiste në 30 ndeshje. Tani është momenti të tregojë sa vlen edhe në sytë e Lionel Scaloni, që me ftesën që i bëri frymëzoi miliona të rinj të mos dorëzohet dhe të presin shansin e tyre. Matias e mori…

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

ZYRTARE/ 7 ndeshje me fanellën e kuqe, Partizani dhe mbrojtësi ndajnë rrugët

Publikuar

-

Filip Gligorov nuk është më lojtar i Partizanit. Lajmin e ka dhënë klubi i kuq, me anë të një postimi në rrjetet sociale. Kreyqytetasit dhe mbrojtësi e kanë parë të arsyeshme të ndërpresin bashkëpunimin me mirëkuptim.

“FK Partizani njofton mbylljen e bashkëpunimit me Filip Gligorov. Klubi dhe mbrojtësi 28 vjeçar kanë vendosur sot të ndërpresin me mirëkuptim kontratën mes tyre. FK Partizani falënderon Filip Gligorov për kontributin e dhënë me fanelën e kuqe, dhe i uron suksese të mëtejshme në karrierën e tij sportive” – shkruan klubi.



Gligorov ka luajtur 7 ndeshje me Partizanin, pa arritur dot të lërë gjurmë. 28 vjeçari nuk arriti të përshtatej te kjo skuadër, duke zhgënjyer kështu totalisht.  Më parë ka qënë pjesë e Sileks, Shkupi dhe Calarasi.

  

LEXO TE PLOTE

Seria A

Nuk u paraqitën në ndeshje, skuadra e Serie A humb 3-0 në tavolinë

Publikuar

-

Salernitana është dënuar me humbje në tavolinë, për ndeshjen ndaj Udinese në muajin dhjetor ku nuk u paraqitën.

Më 21 dhjetor, Salernitana duhet të luante me Udinese në transfertë, por ndeshja nuk u zhvillua, pasi skuadra mike raportoi disa raste me Covid-19 dhe ASL nuk i lejonte për të bërë udhëtimin jashtë qytetit.



Në këtë situatë, skuadra e Salernitana qëndroi e izoluar dhe nuk u paraqit në ndeshje. Ditën e sotme, Gjykatësi Sportiv në Itali, ka vendosur humbjen 3-0 në tavolinë për Salernitana, si dhe i është zbritur 1 pikë nga renditja.

Pritet që klubi italian ta apelojë vendimin dhe të kërkojë që ndeshja të luhet në një datë tjetër në të ardhmen.

LEXO TE PLOTE

Sport

VIDEO/ Situata komike në Turqi! Lojtari kërkon të pastrojë borën për të ekzekutuar 11-metërshin, kundërshtari e hedh borën në të njëjtin vend

Publikuar

-

Në disa pjesë të qyteteve të Turqisë ka rënë bora, ndërsa ndeshja Gaziantep–Malatyaspor është ndërprerë në pjesën e parë për shkak të kushteve të vështira për të zhvilluar një ndeshje. Pjesa juglindore e Turqisë është mbuluar nga bora, ndaj dueli në Gaziantep është ndërprerë. Një situatë e çuditshme ndodhi në fund të pjesës së parë, kur u akordua një penallti për miqtë.

Karim Hafez tenton të pastrojë me duar “pikën e bardhë” në mënyrë që të realizohet një penallti. Teksa pastron borën, kundërshtari i tij Furkan Soyalp e bën të vështirë dhe vendos që të hedhë sërish borën në të njëjtin vend. Në fund penalltia u ekzekutua, por nuk u shënua gol, kështu që mbeti 0:0, por shumë shpejt arbitri njoftoi se ndeshja nuk do të luhej deri në plotësimin e kushteve.

LEXO TE PLOTE