Connect with Us

Njihuni me Skanerin, pajisja imazherike e cila diagnostikon sëmundjet me anë të rrezatimit X

Shëndeti

Njihuni me Skanerin, pajisja imazherike e cila diagnostikon sëmundjet me anë të rrezatimit X

Publikuar

-

/

Nga Ermand Mertenika, Inxhinier Biomjekesor

Skaneri është një metodë diagnostike jo invasive imazherike që përdor një kombinim të grafisë me teknologjinë kompjuterike për të prodhuar imazhe horizontale ose aksiale të trupit.

Një skanim i trupit tregon një imazh të detajuar të cdo pjese të trupit dukë përfshirë kockat, muskujt, indet e ndryshme dhe ato dhjamore dhe organet.

Skanerat janë më të detajur se grafitë e zakonshme.

Në një grafi të zakonshme një rreze energjie i drejtohet pjesës së trupit që do të analizohet apo diagnostikohet.

Në to vendoset një pllake e cila kap variacionet e energjisë që kalojnë tek pjesët e trupit. Nga grafia mund të merren informacione të tjera por jo detaje të tilla për organet e brëndshme dhe strukturat e tyre.

Në skaner rrezja leviz në formë cirkulare në trup dhe kjo lejon shume pamje të vecanta të të njejtit organ ose strukture, ky informacion dërgohet në një kompjuter apo server që  interpreton keto të dhëna dhe i paraqet ato në pamje 2 dimensionale në monitor.

Skaneri mund të aplikohet me kontrast ose pa kontrast.

 Kontrasti i referohet një substance që merret nga goja ose injektohet në mënyrë intra-venoze  dhe bën të mundur një pamje akoma më të qartë të organeve apo indeve të ndryshme.

Egzaminimet me kontrast mund të nevojitet që pacienti të qëndrojë pa ngrënë për një periudhë të caktuar përpara procedures dhe mjeku të informon për këtë periudhe.

Skanerat japin informacione për sa i perket dëmtimeve ose sëmundjeve të ndryshme. Skanerat mund të përdoren për të parë vendosjen e katetereve  të brëndshem, gjatë biopsive të organeve , pranine e tumorëve dhe kancerit, apo gjate aspirimit te likideve nga toraksi.

LEXO EDHE:  Përhapja e gripit sezonal/ Ministria e Shëndetësisë: Pёr disa persona mund tё bёhet njё sёmundje serioze

Skanerat  janë të dobishëm për të monitoruar tumoret dhe kancerin para dhe pas trajtimit të tyre.

Pacienti gjithmonë duhet të informohet nga infemieri ose dhe vete mjeku për sasinë e dozimit apo rrezatimit gjatë procedurës dhe rrezikut te lidhur me gjendjen shëndetësore.

është  ide e mirë për të mbajtur  një shenim për grafitë ose ekspozimin ndaj rrezatimit të marrë në të shkuarën si skanerat e meparshem, grafite e ndryshme etj.

Rreziqet mund të lidhen me akumulimin e sasive që lidhen rrezatimin gjatë gjithë kohës për një periudhë të caktuar kohe.

Disa persona mund të kenë alergji nga lenda e kontrastit.

Studimet kane treguar se rreth 90% e populatës nuk ka ndikime  alergjike ndaj kontrastit por megjithate duhet të informoni mjekun ose infermieren nqs keni patur simptoma alergjike më parë ose keni patur dhe aktualisht keni probleme me veshkat.Një alergji nga ushqime të ndryshme nuk ndikon në evitimin e procedures CT për të kryer.

Informoni mjekun ose infermieren nqs keni patur alergji ndaj kontrastit ose nëse jeni alergjik ndaj jodit.

Lidhur me procedure e skanimit, nuk ka kërkesë për të mos u ushqyer para kryerjes së procedurës, vetem kur do te perdoret kontrasti.

Infermirja do tju japë instruksione të vecanta për përdorimin e kontrastit dhe nese do të rrini pa ngrënë për pak kohe.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shëndeti

Kardiologu: Kalimi i Covid në gjendje të rëndë sjell probleme kardiake

Publikuar

-

Nga

Infektimi me Covid dhe kalimi i tij në gjendje të rëndë nuk sjell probleme vetëm në mushkri. Një organ i rëndësishëm që preket është edhe zemra.

Mjeku kardiolog Altin Veshti në një reagim për Klan Tv shprehet se pacientët që e kalojnë virusin në gjendje jo të lehtë kanë rrezik edhe për ndërhyrje në zemër.

Ndikim i drejtpërdrejtë i koronavirusit tek ne janë ata pacientë, të cilët e kanë kaluar Covid-19 dhe kanë lënë sekuela pulmonare, pra të mushkrive. Këta pacientë duke patur një dëm në mushkri kanë një rrezik më të shtuar për të bërë një ndërhyrje kirurgjikale tek ne, sepse mushkëritë janë të lidhura drejtpërdrejtë me zemrën dhe kjo ka shtuar le të themi në numër më të madh të pacientëve që po trajtohen post Covid-19 dhe ditët e  qëndrimit në reanimacion për pjesën e mushkërive”, tha Veshti.

Kardiologu shton më tej se në disa raste kalimi Covid-19 ka shfaqur edhe miokarditin tek pacientët.

LEXO EDHE:  Shkaktohet prej celularit, kjo është sëmundja që po prek gjithë njerëzimin

LEXO EDHE:  “Mjekët sfidojnë sëmundjen dhe lodhjen”/ Manastirliu nxjerr fotot nga spitalet Covid dhe jep mesazhin për qytetarët



Kemi pasur raste shumë të radha që nuk i kemi trajtuar në kardikirurgji, por janë trajtuar në kardiologji, miokarditet po shumë të rralla. Ajo që ne na lidh drejtpërdrejtë me koronavirus, vetëm ata pacientë, të cilët e kanë kaluar në gjendje të rëndë dhe u ka lënë atë që quhet fibrozë pulmonare, këta janë më të rrezikuar se të gjithë pacientët që kanë kaluar Covid, por nuk i kanë lënë asgjë në jetë normale”, shton ai.

Sipas mjekut Altin Veshti, edhe pse në situatë pandemie, në kardiokirurgji janë kryer ndërhyrje dhe tek pacientë pozitiv me Covid.

Sigurisht që ne kemi patur raste me koronavirus, kemi operuar raste duke e ditur që më përpara që kanë qenë pozitiv me koronavirus. Kemi operuar raste të tjera që kanë dal negativ në ditën e shtrimit, por mund të jenë infektuar në një moment të veçantë gjatë shtrimit, dhe këta kanë dalë shumë mirë”, deklaroi Veshti./E.K-CNA.al

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Mbeten të larta shifrat e të infektuarëve me Covid/ Ja sa persona kanë humbur jetën

Publikuar

-

Nga

Shifrat e infektimeve me variantin e ri të Covid vijojnë të jenë të larta. Në 24 orët e fundit, sipas Ministrisë së Shëndetësisë janë regjistuar 2230 qytetarë të infektuar nga 6598 testime, si dhe 5 humbje jete.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 6,598 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 2,230 qytetarë, në këto bashki:

1053 në Tiranë, 133 në Shkodër, 91 në Durrës, 74 në Fier, 66 në Vlorë, 52 në Sarandë, 49 në Elbasan, 47 në Gjirokastër, 44 Lushnje, Berat, 40 në Kamëz, 37 në Vorë, Korçë, 35 në Krujë, 28 në Lezhë, Tepelenë, 24 në Pogradec, 23 në Kuçovë, 22 në Gramsh, 21 në Skrapar, 19 në Patos, 18 në Kurbin, 17 në Peqin, 16 në Mallakastër, 15 në Divjakë, 13 në Dimal, 12 në Kavajë, Devoll, 11 në Vau Dejës, Mirditë, 10 në Dibër, Mat, 9 në Pukë, Kukës, Belsh, 8 në Malësi e Madhe, 7 në Përmet, 6 në  Delvinë, Kolonjë, Cërrik, 5 në Fushë-Arrëz, Has, Këlcyrë, 4 në Tropojë, Shijak, Selenicë, Memaliaj, 3 në Rrogozhinë, Rroskovec, Konispol, Dropull, Poliçan, Librazhd, 2 në Klos, Himarë, Prrenjas, 1 në Finiq, Libohovë, Maliq.

LEXO EDHE:  Përhapja e gripit sezonal/ Ministria e Shëndetësisë: Pёr disa persona mund tё bёhet njё sёmundje serioze

LEXO EDHE:  Çfarë e shkakton aromën e keqe të gojës/ Arsyet dhe këshillat që duhet të dini patjetër

Janë 24,436 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.



Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 146 pacientë, nga të cilët 14 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ka pesë humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: Një qytetar nga Elbasani 60 vjeç, dy qytetarë nga Tirana 60 dhe 77 vjeç, një qytetar nga Rrësheni 77 vjeç, një qytetar nga Saranda 80 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Janë shëruar 1,894 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 218,679 që nga fillimi i epidemisë./E.K-CNA.al

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Rritet ndjeshëm numri i fëmijëve të infektuar me COVID-19

Publikuar

-

Nga

Në Maqedoninë e Veriut është rritur ndjeshëm numri i fëmijëve të prekur nga COVID 19 e sidomos me variantin Omicron.

5453 fëmijë të moshës nga 0-9 vjeç janë infektuar me COVID që nga fillimi i pandemisë dhe 16 225 persona të grupmoshës nga 9-19 vjeç.

Në Spitalin për Sëmundje të Mushkërive të fëmijëve në Kozle të Shkupit, për momentin janë shtruar 25 fëmijë. Gjendja e tyre paraqitet e qëndrueshme.



“Pas festave të vitit të ri numri i fëmijëve të shtruar në Institutin tonë është në rritje. Ka kohë që jemi Kovid për fëmijë dhe gjithë fëmijët e të gjithë rretheve vinë tek spitali jonë. Numri momental është diku 25 fëmijë dhe të gjithë janë në gjendje të mirë shëndetësore, me komplikime më të vogla. Për momentin nuk kemi asnjë fëmijë që kërkon me gjendje që kërkon oksigjen”, u shpreh Besnik Zeqiri, drejtor i spitalit “Kozle”.

LEXO EDHE:  Pse ju rrinë gjithnjë duart të ftohta?

LEXO EDHE:  Vuani nga veshkat?/ Ja 8 ushqimet që duhet të konsumoni patjetër

Gjatë javës së fundit përqindja e fëmijëve të infektuar në moshë prej 0 deri 9 vjeç ka qenë 1.8 përqind. Ndërsa nga fillimi i pandemisë janë infektuar 5453 fëmijë në moshë 0 deri 9 vjeç ndërsa prej 9 deri 19 vjeç janë infektuar 16 225 fëmijë.

“Në Institutin tonë janë 30 përqind fëmijë nga 0 deri 3 vjeç, dhe 70 përqind të tjerët janë nga 9 deri 18 vjeç. Edhe në ambulancat që vinë për kontrolle 60 përqindëshi janë në moshë prej 9 deri 18 vjeç”, tha më tej drejtori i spitalit./euronews

LEXO TE PLOTE