Connect with Us

Një grua në vend të Metës?/ Kush do e zëvendësojë presidentin

Politikë

Një grua në vend të Metës?/ Kush do e zëvendësojë presidentin

Publikuar

-

/

“Çdo grua që arsyeton dhe flet shqipen mirë, e bën punën më mirë se Ilir Meta”. Kështu është shprehur kryeministri Edi Rama në një intervistë për Repolitix me gazetarin Denis Minga në Report Tv.

Më tej, Rama tha se është i gatshëm sërish ta diskutojë me opozitën për presidentin e ri por cilido qoftë emri i propozuar, kryeministri është i bindur se punën do ta bëjë më mirë se Ilir Meta.

Çdo grua që arsyeton dhe flet shqipen mirë, e bën punën më mirë se Ilir Meta. Kjo nuk diskutohet. Por ccdo gjë do e shtrojmë për diskutim me opozitën por edhe me shqiptarët. Shumë shpejt ne do të hyjmë në një proces të ri dhe do të pyesim shqiptarët”, u shpreh Rama.

LEXO EDHE:  A ka marrë pjesë në listat e PD-së?/ Berisha sqaron si qëndron e vërteta

Ndërkohë që pritet të shihet se kush do tW jetë emri që do të marrë bekimin e mazhorancës për të zëvendësuar Ilir Metën në postin e Presidentit të Republikës./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Demokratët janë goditur me sende të forta nga lart”/ Boçi “zbërthen” protestën: Anëtarët e PD u provokuan

Publikuar

-

Nga

Deputeti Luçiano Boçi, ka komentuar zhvillimet e ditëve të fundit, që kulmon me mbajtjen e protestës në datën 8 janar.

Boçi në një intervistë televizive theksoi se anëtarët e PD-së janë provokuar, duke shtuar se demokratët janë goditur me sende të forta nga lart.



“Protesta e 8 janarit ishte legjitime. Iu përplas demokratëve dera në fytyrë. Na thanë fillimisht se po bëhen punime, ne thamë se selia është blinduar e ata na mohuan. Unë konsideroj se mënyra si u veprua ishte në mënyrë provokuese me anëtarët e PD-së.

Kjo se anëtarët e PD kishin ardhur vetëm të hyjnë në shtëpinë e tyre dhe na thanë se selia nuk është e blinduar, por demokratët gjetën blindimin e kjo ka rritur zemërimin e tyre. Nuk e mendoi njeri që blindimi të ishte kaq i rëndë, sepse edhe vetë drejtuesit e PD-së e mohuan atë. Dhuna erdhi nga lart. Kanë ardhur goditje nga lart, me goditje me tavolina e karrige e normalisht që do kishte reagim. Është vepër penale edhe shkopat e bejsbollit apo bishtat e kazmave”, deklaroi Boçi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Basha i përjashtoi/ Vokshi zbulon tregon hapin e radhës së Komisionit në Kuvend

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Pas kryetari i shkarkuar Lulzim Basha i përjashtoi nga partia, deputetja Albana Vokshi ka zbuluar hapin e radhës së Komisionit të Rithemelimit.

E ftuar  në emisionin Zona Zero, Vokshi ka treguar se do të jenë prezentë në Kuvend me datën 17 Janar. Deputetja u shpreh se do të jenë në Kuvend për të denoncuar aferat korruptive të paktit Rama-Basha.

LEXO EDHE:  Partinë e Ramës e drejton Luli

LEXO EDHE:  Foto/ Meta dhe ish-presidenti kroat, Mesiç bëjnë shqiponjën



Ne jemi zgjedhur nga demokratët si pjesë e listës së PD, do jemi prezent në datën 17 janar në Kuvend. Ne do jemi atje do marrim pjesë për të denoncuar aferat korruptive të paktit Rama-Basha. Do jemi opozitë e denjë për demokratët dhe për çdo qytetar që na ka votuar”, është shprehur Vokshi./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Lufta ndaj korrupsionit/ Papa: Amerikanët të tregojnë dosje, po lënë shije të keqe tek shqiptarët

Publikuar

-

Nga

Gazetari Robert Papa ka komentuar vendimin e DASH për shpalljen non grata të ish kryeministrit Sali Berisha dhe reagimin e zyrtarit amerikan, Gabriel Escobar.

Në një intervistë televizive, ai tha se lufta ndaj korrupsionit është një gjë e nohur për shqiptarët, ndërsa shton se amerikanët duhet të na tregojnë ndonjë dosje korrupsioni.

Escobar duhej të kujtonte se para Kuvendit bëri një takim me Bashën dhe bëri thirrje që askush të mos bashkohej me Berishën edhe tashmë sërish do bëhet e kundërta. Në intervistën e fundit ai foli për akuzat e DASH për Berishën duke thënë se janë për korrupsion.



Escobar është nivel i pestë dhe nuk fton ai, ku është ftesa. Për çfarë miqësie flet Escobar? Në një intervistë që kam bërë me Escobar ai ka thënë se ne nuk mbajmë anë, nuk mbështesim parti apo individë. Berisha është non grata. Nuk kanë kohë nivelet politike të merren me Shqipërinë. Escobar e pa, nuk e kthen dot bazën e PD.

Lufta kundër korrupsionit nuk është ndonjë gjë e re. Ne do të donim që amerikanët të na ndihmonin, të na tregojnë një dosje korrupsioni. Me lojra fjalësh, lë shije të keqe tek ne. Në raportin vjetor e nxijnë Shqipërinë, në intervista dalin ndryshe.

Mënyra e të folurit ndaj shqiptarëve krijojnë probleme që nuk ekzistojnë. Nuk mund ti bësh asnjë thirrje një force politike”, tha Papa./CNA.al

LEXO TE PLOTE