Connect with Us

Nga Sali Berisha/ Drejtësia e re e kapur apo kali i ngordhur Soros-Rama!

Opinione

Nga Sali Berisha/ Drejtësia e re e kapur apo kali i ngordhur Soros-Rama!

Publikuar

-

/

Miq, këto ditë Euronews Albania publikoi studimin e tij të opinionit, në të cilin konstaton se sot 6 vite pas fillimit të saj, Reforma e Drejtësisë në Shqipëri, reforma më e kushtueshme dhe me e propaganduar në historinë e këtij vendi dhe e korruptuar në çdo etape të saj nuk është gjë tjetër veçse një nga dështimet më të mëdha në historinë jo vetëm të Shqipërisë, por dhe mbarë Europës, është de facto një kalë i ngordhur pasojat e të cilës po i paguajnë dhe do ti paguajnë mjerisht shumë shtrenjtë qytetarët shqiptarë.

Me këtë nuk dua të mohoj se drejtësia në Shqipëri nuk kishte probleme serioze dhe se ajo nuk duhej reformuar. Por reforma Soros-Rama ishte defacto një pseudoreformë.

Këtë e dëshmon katërçipërisht dhe në mënyrë te pamohueshme ky studimi i cili tregon se vetëm  0,8% e shqiptarëve vlerësojnë shumë të mirë reformën ndërkohë që 11% apo 14 herë me shumë e vlerësojnë si shumë të keqe dhe 25,1% e tyre vlerësojnë si të keqe reformën, kurse vetëm 24% e vlerësojnë të mire dhe 35,39% e vlerësojnë atë, as të mirë as të keqe dmth as mish as peshk dhe vetëm 3,8% e të pyeturve  përgjigjen se nuk e dinë.

Tronditëse janë këto shifra për qytetarët që nuk kanë votuar për PD as dhe PS. Vetëm 14,5% e tyre vleresojnë të mirë ecurinë e reformës, kurse 32% apo 2,2 herë më shumë e vleresojnë të keqe këtë ecuri.

Ky studim tregon se reforma e drejtësisë e ideuar, iniciuar e projektuar e financuar nga OSF me qëllimin e vetëm vendosjen e drejtësisë nën kontrollin e mikut të George Soros, Edi Rama është tashmë një dështim me pasoja të tmerrshme afatgjata për Shqipërinë dhe shqiptarët.

Rënia dramatike e besimit të shqiptareve në pseudoreformën e George Soros- Edi Rama lidhen para se gjithash me:

1– kapjen e plotë të drejtësisë nga Edi Rama dhe narkoqeveria socialiste duke vendosur në krye të saj ish-xhelatë të kohës së diktaturës Sadusher, Dvoranë dhe ish-ministra të PS, vëllezër, kunetër të ministrave socialist dhe shndërrimin e saj në një degë të narkoekzekutivit shqiptar dhe për pasojë

2- këputjen e kolonës vertebrale të shtetit shqiptar, dhe zëvendësimin e shtetit ligjor në Shqipëri me narkoshtetin e parë në Europë.

LEXO EDHE:  Qytetarët ndajnë mendime të ndryshme në faqen e Edi Ramës mbi përjashtimin e Tom Doshit

 3- Përdorimin e vetingut Top-Down për gjueti shtrigash dhe me standarde të dy e trefishta për eliminime politike, krahinore, fetare, partiake të prokurorëve, gjykatësve.

 4- privim i qytetareve shqiptar nga një proces ligjor i drejtë në gjykatat e tyre. Me vakumin institucional të krijuar nga vetingu Top Down dhe stokun prej 100 mijë dosjesh gjyqësore të krijuara të cilat duan se paku 20 vite për tu shqyrtuar, qytetarët shqiptarë të paktën për dy dekada nuk do gezojnë të drejtën e një procesi gjyqësor të drejtë dhe dhjetëra mijëra qytetarë të moshuar nuk do arrijnë kurrë për shkak të moshës të marrin drejtësinë që meritojnë.

 5- Me bllokimin e mbi 100 mijë dosjeve deri sot pseudoreforma Soros-Rama i ka shkaktuar vendit dhe qytetarëve shqiptarë mbi 5 miliard euro humbje. Kjo humbje vjen gjithnjë në rritje pa llogaritur këtu bllokimin e ardhjes së investimeve të huaja.

6- Shqipëria renditet sot e dyta në botë për ryshfetin. Kjo sepse dënimet për korrupsion nga organet e reja të drejtësisë se kapur apo drejtësisë së partisë janë 600% më të ulta se sa nga drejtësia e vitit 2009. Kështu në vitin 2020, SPAK-u i partisë dërgoj në gjykate për gjykim për korrupsion 63 persona. Sipas raporteve të Departamentit të Shtetit në vitin 2009 Task-Forca anti-korrupsion dërgoj në gjykatë 383 raste dhe gjykata ( jo speciale, por e zakonshme) ka dhënë 343 dënime fajësie për veprën e korrupsionit.

Si përfundim mund të thuhet se ky studim dëshmon:

Dështimin e plotë të reformës sui generis të drejtësisë në Shqipëri dhe domosdoshmërinë e ndërhyrjes urgjente me ndihmën e Komisionit të Venecias për nxjerrjen e drejtësisë shqiptare nga kthetrat e narkoqeverisë së Edi Ramës./ CNA.al

Studimi i Euronews Albania (Kliko këtu)

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinione

Një falenderim dhe dy fyerjet e vizitës së Erdoganit në Tiranë

Publikuar

-

Nga

Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan, i njohur si një autokrat dhe ideatori i neo otomanizmit ka zbarkuar në Tiranë, ditën e vdekjes së Heroit Kombetar, Gjergj Kastriot Skëndërbeut.

Kryeministri tha se ishte e rastësishme. Patriotët në rrjetet sociale shpërthyen.

Por, në fakt duhet të kishte një qasje tjetër ndaj gjithë axhendës së presidentit turk, për të lexuar me gjakftohtësi vizitën e këtij të fundit.

Duke lënë mënjeanë nacionalizmin në lidhje me Skënderbeun apo frymën e shekujve të shkuar. Le të kthehemi tek momenti. Tek kjo politika aktuale, e marrëdhënies së Turqisë me Shqipërinë, ku vërtetë Erdogan dhe Rama kanë një marrëdhënie speciale. Por, presidenti i Turqisë të tillë marrëdhënie ka pasur edhe me ish-kryeministrin Sali Berisha.

Kujtojmë këtu inaugurimin e Rrugës së Kombit në vitin 2009.

Ka një afeksion të Erdoganit për Shqipërinë. Por, si gjithmonë autokratët duan të kontrollojnë, të japin urdhëra për gjithçka. Dhe mjafton të lexojmë se çfarë ka ndodhur.

Së pari, presidenti Erdogan duhet falenderuar për ndërtimin e banesave në Laç. 502 familje, 102 familje, 30 milionë euro, 5 milionë lekë, kjo nuk ka rëndësi. Fakti është se presidenti turk ka ndihmuar vendin tonë dhe duhet të jemi falenderues.

Nga ana tjetër ndërtoi dhe një spital në Fier. Një spital të standarteve shumë të mira. Dikush thotë bën 60 milionë euro, dikush 10 milionë euro. Shifra nuk ka rëndësi. Fakti është se spitali u ndërtua.

Nga ana tjetër ka rikonstruktuar xhaminë simbol të kryeqytetit dhe për këtë sërish duhet falenderuar.

Erdhi bëri një vizitë në Tiranë, mbajti një fjalim në parlament dhe këtu fillojnë dy fyerjet e Erdogan.

I pari është qasja që ka ai ndaj parlamentit duke folur për çështje të brendshme të Turqisë.

Ç’punë ka parlamenti i Shqipërisë, me çështjen FETO apo me Grushtin e Shtetit në Turqi? Pasi të tillë e ka njohur vetëm Erdogan, se BE dhe SHBA kanë një qasje ndryshe.

Për më tepër, Fetyllah Gylen, kleriku dhe bashkëpunëtori i ngushtë i Erdogan jeton në SHBA, i lirë dhe nën mbrojtjen e administratës së SHBA-ve.

Ardhja e Erdogan në parlament dhe goditja duke përdorur FETO, është një fyerje për parlamentin, megjithëse atje mungojnë burrat që të ngrinin dorën dhe t’i thoshin “kjo është çështja jote personale dhe e brendshme e Turqisë, nuk ka lidhje me Shqipërinë”.

Fyerja e dytë e Erdogan ishte ajo që bëri me Komunitetin Mysliman Shqiptar.

Shkoi të inauguronte restaurimin e xhamisë së Et’hem Beut, dhe atje mungonin klerikët shqiptarë.

Mori një hoxhë nga Turqia, i vuri në rrjesht, preu një shirit dhe tha “Ta gëzoni”.

Ç’punë ka Erdogani me klerin shqiptar?

Pse nuk e njeh Erdogan Komunitetin Mysliman Shqiptar?

Ç’punë ka Qeveria e Turqisë se kush është kreu i Komunitetit Mysliman, i Kishës Orthodokse, apo i Kishës Katolike?



Pse futet tek komunitetet fetare shqiptare?

Për këto dy pika. Pra, fyerja në parlament dhe dhunimi që i ka bërë Komunitetit Mysliman janë ato që duhet të reagonte opinioni publik, përtej nacionalizmës dhe frymës së ngritur me ditën e vdekjes së Skëndërbeut, pikërisht ditën që Erdogan vizitonte Tiranën.

LEXO EDHE:  Foto/ Qytetari “nxjerr zbuluar” dhe poshtëron Ramën  

LEXO EDHE:  8 Dhjetori/ Berisha thirrje për mbështetjen e studentëve

Askush nuk flet pse u përdhos Komuniteti Mysliman Shqiptar, sepse nuk e do Erdogan kreun e Komunitetit Mysliman dhe drejtuesit e saj.

E kujt i plasi…se kë do Erdogani dhe kë nuk do.

Komuniteti Mysliman Shqiptar, është i myslimanëve të Shqipërisë. Ata kanë të drejtën e tyre, të mblidhen e të zgjedhin drejtuesin e tyre. Kanë një komunitet që përfaqësohet denjësisht. Kanë një komunitet që ka një frymë fetare bashkëpunimi, simbol, dhe jo autokrate siç e do Erdogani.

Nga ana tjetër, klerikët e Komunitetit Mysliman nuk thirren, sepse nuk i pëlqejnë Erdoganit.

Kush është Erdogani, presidenti i Turqisë?

Faleminderit për ndihmën, por shko tek shtëpia jote.

Ç’punë ka Erdogani se kush është hoxha i shtëpisë tonë?

Çfarë do të ndodhte nëse do të vinte një presidenti i Greqisë apo i Italisë e do merrte priftin me vete e do inauguronin kishat sipas qejfit të tyre?

Kjo do të ishte po kaq fyese dhe reagimi do të ishte më i ashpër.

Ajo që duhet sot të reagojnë shqiptarët është për fyerjen që Erdogan i ka bërë Komunitetit Mysliman Shqiptar.

Është fyerja që Erdogani i ka bërë parlamentit shqiptar, duke folur për grushtet e shtetit të vendit të tij.

Ç’punë ka Shqipëria me atë që ka ndodhur në Turqi?

Shqipëria është partner strategjik, e vlerëson dhe e falenderon për ndihmën. Por, nuk ka punë në çështjet e brendshme të Turqisë. Ashtu si Turqia nuk ka asnjë punë në çështjet e brendshme të Shqipërisë. Qoftë politike, qoftë këto edhe fetare.

Pse duhet presidenti turk të vijë këtu dhe të na tregojë leksione se kush janë hoxhallarët që do ai apo kush janë bizneset dhe organizatat që ai pëlqen, në arsim, shëndetësi, apo gjetkë.

Ajo që ka ndodhur me këto dy qasje të Erdoganit janë fyerje të vërteta që ai i ka bërë në sy të kryeministrit, përpara parlamentit të shqiptarëve dhe përpara Komunitetit Mysliman Shqiptar, që është simbol i bashkëjetësës shqiptare. Që është simbol i paqes dhe marrëdhënies së shkëlqyer shoqërore në Shqipëri.

Dhe vjen presidenti turk e lejohet nga kryeministri të bëjë çfarë të dojë, si të dojë, të dhunojë kë të dojë dhe të fyejë gjithçka ai nuk e pëlqen e nuk e zgjedh. Ja garanton me protokoll.

E këto janë dy fyerjet e mëdha që bëri Erdogani. Ngatërrimi i Shqipërisë dhe parlamentit shqiptar tek çështjet e brendshme politike të Turqisë dhe goditja, mohimi, përjashtimi, që i bëri Komunitetit Mysliman Shqiptar. Qartazi një frymë që nxit përçarje brenda Komunitetit Mysliman, që është në dëm të shoqërisë dhe shtetit shqiptar.

Qartazi një çështje e brendshme e Turqisë, çohet në parlamentin shqiptar, tek qeveria shqiptare si kërcënim. Më tej veprimi me Komunitetin Mysliman është akt që sjell pasoja të parikuperueshme dhe nxit përçarje kur kemi një bashkëjetesë shembullore. Faleminderit për ndihmën, por hallet tona i zgjidhim vetë dhe Komunistetin Mysliman e respektojmë e nderojmë me breza të pëlqen ose jo ty “sulltani i dashur” i kryeministrit tonë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Opinione

Nga Mustafa Nano/ Myslimanët nën hyqmin e disave që kanë shitur prapanicën, Rama të ndërhyj

Publikuar

-

Nga

cna lajme politik

Mbi orientimin e rreshtimin politik të opinionistëve shqiptarë që flasin çdo ditë nga studiot e televizioneve në prime time ne dimë më pak sesa për lidhjet me shtete të huaja që kanë një numër besimtarësh myslimanë, që janë edhe figura publike, përfshirë këtu klerikë, gazetarë, intelektualë publikë. Ju duket teprim kjo që thashë? Mua, jo. Unë nuk i di lidhjet politike të kolegëve të mij, por lidhjet e eksponentëve të komunitetit mysliman i di të gjitha një e nga një.

Dihet shumë mirë se kush përkrah Gylenin, kush është me Erdoganin, kush ka lidhje më të largëta në botën arabe e kush ka lidhje edhe më të largëta në Lindje. Në bashkësinë e myslimanëve shqiptarë gjenden të gjithë flamuj e rrymat e mundshme të Islamit në botë, dhe konfliktet mes tyre janë në të vërtetë konflikte të importuara nga jashtë, siç është fjala vjen konflikti mes Erdoganit e Gylenit.

Këtu ka ndikuar puna e madhe që bëjnë në Shqipëri përfaqësuesit e rrymave të ndryshme të Islamit, por edhe të shteteve të ndryshme myslimane. Kanë ndikuar gjithashtu edhe imamët, të cilët kthehen nga jashtë jo vetëm me edukimin fetar, por edhe me lidhje të konsoliduara emocionale e materiale me shtetin, ku ata janë edukuar. Kjo është arsyeja që imamët e myftinjtë shqiptarë s’e kanë për gjë të përkujtojnë publikisht e me nderim sulltanë të ndryshëm.

Ndër shqiptarët e Maqedonisë së Veriut e në Kosovë ky fragmentarizim brenda botës myslimane është edhe më i theksuar. Mes një pjese të konsiderueshme të tyre, identiteti nacional shqiptar është më i parëndësishmi. Ata hahen me sho-shoqin në mbrojtje të interesave të vendeve të tjera, dhe askush ndër ta nuk gjendet që ta denoncojë këtë situatë. Unë nuk njoh asnjë intelektual mysliman shqiptar që ta ketë denoncuar këtë situatë. Dhe të mendosh që janë po këta që nuk lënë argument pa trajtuar në debatin publik shqiptar.

Kjo gjë u vu re në mënyrën më të qartë të mundshme ditën që Shqipërinë e vizitoi Erdogani. Nëpër studiot e televizioneve u duk veç ndonjë erdoganist, dhe e mbrojti “nderin” e Erdoganit me një zell, të cilin nuk e shtie kurrë në punë kur vjen hera të mbrojë nderin e kombit të vet.

Ndërsa të tjerët nuk patën guximin të flisnin. Krerët e komunitetit mysliman u sollën sikur të mos ekzistonin. Edhe autoritetet, përfshirë edhe kryeministri Rama, sidomos kryeministri Rama, u soll me ta sikur të mos ishin të gjallë në këtë botë. Nuk ishte asnjëri syresh i pranishëm në përurimin që iu bë xhamisë së restauruar të Et’hem Beut. Dhe kjo është krejt absurde. Kjo është sikur dikush të marrë përsipër të rinovojë shtëpinë time, dhe në përfundim të punimeve të organizojë në shtëpinë time një festë, ku t’i mbledhë të gjithë, me kuç e me maç, përveç meje.

LEXO EDHE:  Foto/ Qytetari “nxjerr zbuluar” dhe poshtëron Ramën  

LEXO EDHE:  Tabaku flet si Basha/“Berisha anëtar i Këshillit Kombëtar të PD”



Përsëris: Kjo është një gjendje dramatike e komuniteit mysliman shqiptar. Dhe shpëtimi nuk duhet pritur nga myslimanët, pasi këta janë nën hyqmin e ca njerëzve që e kanë shitur prapanicën. Shpëtimi duhet të vijë nga qeveria.

Kryeministri Rama nuk ka dhënë shenja se shqetësohet nga kjo situatë, ku myslimanët, në radhë të parë krerët e tyre, i shërbejnë çdo lloj shejtani matanë kufijve tanë, por jo interesit kombëtar shqiptar. Ai duhet ta trajtojë me seriozitet këtë çështje menjëherë, këtu, tani. Nuk ka kohë. Nesër do jetë vonë.

Duhet bërë një ndërhyrje e fortë që të synojë mbi të gjitha e së pari shkurajimin e frenimin e këtyre ndikimeve të huaja. Ne nuk kemi ç’mësojmë nga të huajt për Islamin. Islami për ne nuk është si demokracia, një gjë e re, me të cilën nuk jemi familjarë, e të cilën mund e duhet ta mësojmë nga të tjerët. Përsa i takon Islamit, nuk kemi ç’mësojmë nga të tjerët. Ne kemi Islamin tonë, që ekziston prej pesë shekujsh këtyre anëve. Dhe janë pikërisht këta pesë shekuj që përbëjnë një traditë tonën në këtë drejtim.

Dhe këtë traditë duhet ta ruajmë. Duhet ta mbrojmë. Ne kemi ç’të mësojmë nga bota gjithçka, por jo Islamin. Sepse kemi Islamin e Hafiz Ali Korçës, Haxhi Vehbi Dibrës, Ismail Maçit, Hafiz Ismet Dibrës, Ferid Vokopolës, Hafiz Esad Myftisë, etj.

Këta e të tjerë nuk kanë qenë yje të rënë nga qielli, përkundrazi, mund të jepnin edhe më shumë në lëmin e shtetformimit e të krijimit të një kulture kombëtare, por pa këta nuk do të kishim Islamin tonë të traditës, me ato tipare të bukura që ai i ka, si toleranca, laicizmi, patriotizmi, e tërheqja gjenuine prej qytetërimit perëndimor. Pasi lexon Zanin e Naltë të para Luftës II, që ziente e vibronte prej një patriotizmi të sinqertë, soji i sotëm i shkarrashkruesve myslimanë të ngjan me një soj të zvetënuar e të bastarduar. Islami i Zanit të Naltë është Islami që na duhet./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Opinione

A e dini sa kalori djeg Basha kur takohet me elektoratin?

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Nga Ylli Dylgjeri

Politika eshtë edhe ajo një shprehje e dashurisë e konsumit të ndjenjes dhe kalorive. Në politike partneri është publiku, kolegu, elektorati. Se mos me keqkuptoni… se kam fjalën për Gazin. Jo!

Elektorati është konsumatori më i madh i kalorive. Sa kalori harxhojnë politikanet kur takohen me publikun?

Le të studjojmë Lul Bashën sot.

Në një vështrim të parë duket se diçka digjet edhe te ky në takime.

Por jo, pas 8 janarit shifrat shkojnë për dreq. Basha nuk buzëqesh më, nuk ledhaton, nuk lëviz, nuk prek, nuk përqafon! Basha vetëm belbezon. Basha nuk djeg më kalori. 0 konsumi! Basha është mumifikuar duke shkuar drejt ngurtësimit, po i ofrohet çdo ditë një fosili.

LEXO EDHE:  Tabaku flet si Basha/“Berisha anëtar i Këshillit Kombëtar të PD”

LEXO EDHE:  Debilizmi diplomatik i çiftit Rama-Bushati mund të shkaktojë incident diplomatik italo-grek



Do të vij shpejt dita që do kthehet në objekt i arkeologeve dhe jo historianëve.

Me vjen keq…

Nuk i ngjau dot as Rasputinit, 100 vjet më parë në oborrin e Carit. Rasputini të paktën kujtohet nga brezat e sidomos nga gratë e rinia për harxhim të madh kalorish. Ishte kjo cilësi që oborri i Carit i ballcamosi organin seksual në një kavanoz me eter në muzeun erotik të St.Petersburgut.

Po Basha?

Nuk ka shans. Basha po thahet…çdo ditë.

Me vjen keq. Atë që spo djeg më Basha, po djeg elektorati; me vezë, gurë, dhe ulërima, kundër Tij./CNA.al

LEXO TE PLOTE