Connect with Us

Nga Miron Çako/ Pornografia ikona e djallit

Opinione

Nga Miron Çako/ Pornografia ikona e djallit

Publikuar

-

/

Një nga problemet më të mëdha që po përballet shoqëria sot është pornografia . Pornografia si një zhanër mediatik është inskenimi apo portretizim i akteve seksuale naturale ose pervese. Qëllimi i poronogarafisë është përftimi i kënaqësia dhe nxitjes seksuale të shikuesit , por edhe një biznes shumë fitimprurës me miliona dollar për shoqëritë që merren me këtë biznes të pamoralshëm.
Formati i pornografisë nga ana mediatike është i shumëllojshëm, si në media vizive, tv , internet , kinema, në median audio, radio, regjistrim zanor,në kaseta , dvd etj, në atë të shkruar, si në revista,libra ,postera,foto, kartolina .Një format tjetër shumë i vjetër është arti pamor si, vizatimi, piktura,skulptura, sot për pornografinë përdoren edhe lojërat kompjuterike, ose filmat e animuar që kanë një akses shumë të madh sidomos tek të rijntë dhe fëmijët.

Meqënëse teknologjia mediatike është shumë e zhvilluar dhe gardhet morale janë shqyer përfundimisht pornografia po gëlon si kurrë më parë.Sot nuk po gjen dot një zhanër mediatik që të mos jetë i ndotur nga pislliku i pornografisë.Ligji e ndalon pornografin nën moshën 18 vjeç.Në Shqipëri, prodhimi, shpërndarja, reklamimi, importimi, shitja e botimi i materialeve pornografike në ambientet e të miturve, përbëjnë kundërvajtje penale dhe dënohen me gjobë ose me burgim gjerë në dy vjet.

Pornografia ndahet në atë të butë dhe në të fortë . E butë quhet kur paraqitet vetëm lakuriqësinë e modelit ose aktorit porno.Kjo lloj pornografiae tregtohet zakonisht nëpërmjet gazetave apo revistave pa penngesë apo edhe në tv. Kurse e pornografi e fortë quhet ku jepet me detaje akti seksual mes aktorëve që shikuesi të ndiejë epshin dhe dëshirën që atë që shikon ta kryejë.Kjo pornografi është e liçensuar dhe lejohet të tregtohet mbi moshë 18 vjeç.

Por këtë regualla gjithnjë e më shum tolerohen dhe pornografia nuk po njeh më kufij moshe, sidomos nga keq përdorimi i internetin, ku është e aksesushme lehtësisht nga të gjtha moshat dhe me të gjithë perversionet , si homoseksuaele, innçeste, pedofili , zofili, etj. Burrat kanë tendencë të shikojnë më shumë sesa gratë, por sipas statistikave edhe numri i grave po ritet ndjeshëm sidoemos me revista dhe libra porno.
Statistika për përdoruesit janë me miliona në botë dhe shumica e përdoruesve i qasen videos pornografike online nëpërmjet inrenetin dhe telefonit celular dhe sidoemos ky numër ndjekësish është rritur gjatë kohës së pandemisë. Kaq i madh është nummri i atyre që janë të varur nga pornografia sa pa ndrojnte mund të themi se pornografia është tashmë një vartësi si droga në këtë brez të pabesë edhe imoral.
Nga vete psikologët pornografia bënë më shumë të këqija se të “mira”.

Pornografia nuk është akt normal seksual por një aktrim një fantazi e pastër nga aktorët porno për një audiencë të inreresuar. Ky është një iskenim artstik që dikush kur i shikon krijon një mendim të gabuar për seksualitetin dhe duke krahasuar veten me aktorët krijojnë një vlerësim të ulët për veten nga ana e seksualitetit të tij dhe po ashtu kërkon një pritshmëri të madhe për partneren/in. Kjo anomali do të çojë në zhgënjim në pritje që nuk mund të përmbushen kurrë, sepse ndryshe është realiteti dhe ndryshe inskenimi pornografik.

Kjo situatë po krijon probleme serioze morale, shoqërore , psikologjike madje edhe brenda marrëdhënieve romantike mes çifteve.
Pornografia nxit tek të varurit e saj gjithmonë instiktin seksual që kërkon patjetër një shkarkim të kësaj energjie instiktive riprodhuese, dhe në mungesë partnerein/en Çon në abuzim ndaj vetes me masturbim,ose deri në përdhunime, inçeste dhe brenda familjes. Shikojmë se përdhunimet dhe me fëmijë apo inçestet janë shtuar. Në shumicën e rasteve është materiali porno që shikohet në shtëpi dhe nxit epshin për pjestarët e familjes , prindër-fëmijë, vëlla-motër, kushurinjë, dhe kur frenat e llogjikës nuk fuksionojnë kryhet një krim seksual me pasdoja të pariparueshme.

Pornografia krijon probleme psikologjike, vartësi deri sa e transformon dhe e sëmurë njeriun në manjak seksual. Nga shkencëtarët janë bërë studime për efekte fiziologjike në trurin e atyre që janë të varur nga pornografia. Sipas tyre projeksioni i pornografisë shkakton ndryshime kimike në tru dhe varësi.Në ciklin vartësisë nga pornografia i varuri nga pornografia për gjatë gjithë jetës mendon si të poltësoj “nevojën” për pornografi më shumë se për ushqimin fizik njësoj si një i alkolizuar i droguar. Janë kryer hulumtime rreth asaj se si pornografia ndikon në tru dhe dëmton atë. Një strukturë e trurit e quajtur (striatum ventral) luan një rol të rëndësishëm në sistemin e shpërblimit të trurit ose në rrugët e shpërblimit. Është e njëjta pjesë e trurit që ndizet kur një alkoolist sheh një foto të një pijeje. Lëvorja cingulate dobësohet me kalimin e kohës duke parë pornografi, e cila është rajoni i trurit përgjegjës për vendimmarrjen morale dhe etike dhe vullnetin, kështu individi bëhet i dobët moralisht, i papërgjeshëm deri varësi manjake.

Probleme të shumta lindin kur përdoret pornografi, duke përfshirë lidhjen e një personi me një përvojë që nuk është reale. Truri kujton se ku është përjetimi që provoj nga pornografia dhe sa herë që dëshirohet nga epshi, dëshira do të përqendrohet në pornografi se sa në aktin seksual real. Duke qënë një nivel i panatyrshëm i cili fokusohet në rritje të kimikateve të trurit dhe përfundimisht truri lodhet nga sforcimet e shpeshta duke parë pornografi. Kjo ndalon prodhimin e dopaminës e cila e lë shikuesin të dëshirojë më shumë, por nuk mund të arrijë kënaqësinë, kështu që individi kërkon ngritje më intensive të pamjeve porno. Filmat pornografikë bëhen më të çoroditur, fantazitë bëhen më agresive dhe jopersonale, dhe mendja juaj vazhdon të përpiqet me këmbëngulje të përsërisë procesin, i cili sjell kënaqësi dhe kënaqësi.
Ky çekuilibër neurokimik dhe i sjelljes mund të çojë në impotencë, masturbim të shpeshtë pa kënaqësi, ankth, lodhje, mungesë motivimi, paaftësi për t’u përqëndruar dhe përshkallëzim të shijeve për stile pornografike më të çuditshme ose të reja deri sa kalon në perversione përtej imagjinatës.

Kjo situatë anormale jashë realitetit e trurit bënë që i varuri nga pornografia nuk kënaqet seksualisht me një partner/e në një akt seksual real por kënaqësia është vetëm në materialin porno edhe në abuzim vetjak (masturbim) që ka pasoja të tjera në shëndetin psikologjik edhe fizik.
Pornogarafia sjell probleme sociale në çift, sepse ai/ajo që ka krijuar varësi nga porno e sheh partneren/in e tij/saj jo si subjekt por si objekt, si fotot e librit apo pamjet vizive dhe e kanë vështirë të bëjnë dallimin mes seksualitetit normal dhe atij që kanë në fantazinë e tyre nxitur nga pornografia. Kjo gjë u sjell më pak kënaqësi seksuale në një akt thjesht mekanik dhe detyrimisht çon në një krisje deri në ndarje divorcë të çiftit.

Të gjitha fotot dhe pamjet vizuale të pornografisë regjistrohen në subkoshiencë dhe ato dalin në sipërfaqe herë pas here dhe krijojnë epsh të papritur, vështirësi në komunikim me të tjerët dhe situata e veprime të paparishikushme.
Por problemi më i madh i pornografisë është ai shpirtëror, sepse nëpërmjet pornografisë ndotet moralisht shpirti dhe pornografia në etikën e krishterë dhe nga Kisha Orthodhokse cilësohet mëkat që kryet me anë të shikimit, fantazisë, kujtimit dhe dënohet si i njëjtë me mëkatin e kurvërisë dhe kurorshkeljes . Zoti Jisu Krisht e tha qartë: “Ju keni dëgjuar se të lashtëve u qe thënë: “Mos shkel kurorën”. Por unë po ju them se kushdo që shikon një grua për ta dëshiruar, ka shkelur kurorën me të në zemrën e vet.”( Matheu 5-25)
Disa që janë beqarë, mendojnë se pornografia është e tolerushme për ata sepse ata nuk kanë partner/e dhe nuk po tradhëtojnë, por Zoti Jisu Krisht është kategorik për të gjithë si të martuar apo beqarë mëkatojnë me anën e shikmit me epsh: “Në qoftë se syri yt i djathtë të çon në mëkat, hiqe dhe flake larg teje, sepse është më mirë për ty që të humbësh një nga gjymtyrët e tua se sa të hidhet në Gehenën gjithë trupi yt (Mateu 5-29)

Ai që e nxit këtë mëkat është demoni i kurvërisë ky lloj demoni ka humbur shumë shpirtra që vuajnë për këtë mëkat në Ferrë, prandaj edhe Shën Serafim Rozë ka thënë: “Pornografia është ikona e djallit.”

Me anën e syrit njeriu merr 80 % të informacionit nga jashtë dhe djalli dhe vecanërisht demoni i kurvërisë e di ndikim e madh që ka ikona, figura tek syri i njeriut për të nxitur tek ai instiktin seksual, prandaj është demoni i kurvërisë që i mëson njerëzit si të joshin njëri-tjetrin në kurvëri dhe kurorshkelje me ikona pamjen provokuese, nudo, porno .

Demoni i kurvërisë nxit i pari kërshërinë për lakuriqësi dhe pastaj kur njeriu nuk bënë kujdes por i le të lira portat e shqisave sidomos sytë , ai merr të drejta dhe futet me anën e shikimit tek truri i njeriut dhe demoni krijjon trysni në vatrat e seksualitetit dhe me sistemin nervor ve në lëvizje organet seksuale dhe trupin që automatkisht prodhon lëndët kimike si dopamina,adrelina,norepinefrina oksitocinës dhe vazopresinës, serotoninës që japin kënaqësinë seksuale trurit dhe trupit manipuluar nga pamja ose fantasia pornografike, prandaj sipas Etërve të Shkretëtirës, epshi është më i vështiri nga mëkatet për t’u shmangur nga njerëzit, nga që ka një kënaqësi të veçantë.

Djalli vërtet është shkaku dhe e fillon punën e mëkatit edhe të kurvërisë, por njeriu bashkëpunon në liri e tij dhe vazhdon dhe i thellon pasojat e mëkatit deri në shkatërrmin përfundimtar, ashtu siç ndodh me një gur që i jep shtysën e parë sa të fillojë të rrokulliset në rëpirë nga forca e rëndesës deri në fund të humnerës, kështu ndodh edhe me vartësinë e pornografisë, njerëzit joshen nga tundimi që vjen nga shikimi, dëgjimi dhe pastaj rëzohen vazhdimisht në një varësi dhe shkatërrim jo vetëm psikologjik, por edhe fizik.Kjo rokullisje drejt humnerës vjen edhe se njeriu është një qenie zakonore që sipas Pavllovit krijon reflekse të kushtëzuara me veprime të pësëritura sikurse edhe me pornografinë që kur shikohet vazhdimisht krijohen automatikisht këto refkekse të kushtëzuara, sepse neuronet bëjnë rrugë në trurin tonë dhe krijojnë korridoret e tyre dhe kështu truri është i mësuar dhe kërkon perjodikisht atë ushqim , kënaqësi ashtu si është vartësia nga droga, prandaj pornografia kthehet një problem mendor i pamenaxhueshëm, një patologji dhe i varuri bëhet një pacienti dhe ka nevojë jo vetëm për priftin për rëfim por edhe për trajtim mjeksor nga mjeku psiqiatër.

Thamë që njeriu e regjistron informacionin nga jeta e përditëshme në magazinën e subkoshiencës, si pamjet, zërat dhe gjithashtu përvojat seksuale, sepse instikti seksual angazhon fort gjithë qënien psiko-somatike të njeriut si instikt riprodhues i jetës. Djalli duke i ditur të gjitha rastet e mëkatit edhe ato seksuale, sepse ai vet i ka nxitur i nxjerrë ato nga subkoshienca e njeriun edhe i vendos me anën e kujtesës përpara vetes tonë, sikur jemi duke i parë realisht përsëri ato skena pornografike edhe tunduese, kështu edhe pse nuk mund të kemi akses për informacion porno ose nuk e kemi dëshirë përsëri ato pamje porno rikthehen dhe në momente më të papërshtashme dhe që nuk kanë aspak lidhje me pornografinë ,psh kur je në kishë, duke u lutur, ose lexon Ungjillin,ose edhe para Mistereve të Shenjta, edhe mund të manuipulojnë e torturojnë gjithmonë duke të nxitur ti pranon dhe të ribësh të njëjtin mëkat si një rreth vicioz.Prandaj nuk duhet të shikosh pornografi sepse i jep material djallit që do ta përdor kundër teje aq kohë sa i je nështruar tundimit për të parë porno.

LEXO EDHE:  Vetmia një epidemi e kohës dhe si mund ta shërojmë

Kodi i programeve të pornografisë është XXX, ky një simbol antikrisht që nga okultistët dhe satanistët do të thotë kryqi i shkallmuar dhe hedhur në ajër.

Kështu çlirimi nga vartësia e pornografisë nuk është i lehtë dhe po të themi i pamundur vetëm me përpjekjen dhe ndihmën njerëzore, si të psikologut ,seksologut apo psiqatrit. Duhet patjetër ndihma e Zotit i cili thotë: “Sepse pa mua nuk mund të bëni asgjë.”(Joani 15:5)
Demoni i kurvërisë mund të largohet vetëm me urdhërin e Zotit, që ka pushtet t’i thotë demonit: “Unë po të urdhëroj, dil prej tij dhe mos hyr më kurrë tek ai!”. (Marku 9:25)

Le të shikojmë edhe diçka tjetër që nuk duhet anashkaluar,Zoti njerëzit e parë i kishte veshur me rrobë drite dhe pas mëkatit i veshi me rroba lëkure (Zanafilla 3-21),sepse lakuriqësia është shkak i mëkati trupor dhe roba e ndan njeriun nga kafsha dhe djalli që është lakuriq i xhveshur nga hiri i Zotit .Në të kundërtën djalli e zhvesh njeriun dhe e ekspozon lakuriqësinë e tij tek të tjerët që ta turpëroj edhe të sjelli sakndali. Këtë e shikojmë sidoemos tek të demonizuarit si ai i gadarës që na thuhet: “nuk vishte rrobat ”( Luka 8-26). Ky fakt na tregon se lakuriqësia e vullnetshmë është shenjë e demonizimit të këtij brez lakuriq.

Por dinakëria e djallit nuk ka kufinj, ai duke shfrytëzuar artin pamor e futi lakuriqësinë edhe në ambjente fetare si ndodhi në kishat e perëndimit në kohën e rilindjes, ku u pikturuan engjëj, njerëz, shenjtorë, të zhveshur lakuriq duke krijuar piktura sensuale deri në kufinjtë e pornografisë, të ngjashme me paganizmin ku seksualitet në të gjitha perversionet ishte i hyjnizuar me pamjet lakuriqe edhe skenave erotike, pornografike të zotave të Olimpit.

Kjo mënyrë e të pikturuarit është krejt ndryshe nga arti ikonagrafik bizantin orthodhoks, që jo vetëm engjëjt dhe shenjtorët janë të veshur, por edhe mishi i tyre është trajtuar në mënyrë ikonografike i transformuar në gjendjen pa pasion e epsh. Ikonat orthodhokse ndikojnë nga pamja edhe hiri që përcjellin, që të shenjtërojnë mendjen, të nxisin në lutje edhe vënë në kontroll epshin. Personat e veshur në ikona bëhën modele dhe frymëzim si njerëzit duhet të vishen në jetën e tyre që mos jenë shkak skandali për të tjerët.

Prandaj për ikonat orthodhokse është bërë një luftë shumë e madhe nga forcat e errëta sidomos në shekulli e XIII nga ikonoklastët, luftë që vazhdon edhe sot nga heterodoksët dhe heretikët, që shikojnë si të panevojshme dhe dëmshme për sytë e njerëzve ikonën orthodhkse dhe paraqesin në vend të tyre ilustrime apo piktura fetare pa kanone kishtare, sipas frymëzimit dhe muzës së artistit që mund të degjenerojnë në një pikturë tunduese, në një degëzim të pornografisë fetare. Nuk është rastësi se atje ku luftua dhe u tjetërsua ikonografia orthodhkse, lulëzoi edhe pornografia.

Askush nuk mund të mendoj se nuk do mbetet i pa prekur psikologjiokisht dhe fizikisht nga ndikimi Ikonës së djallit, që është pornografia, sepse kanë qënë burra më të fortë, madje të zgjedhur nga Perëndia, që u rrëzuan, sepse nuk i edukuan sytë të mos shohin lakuriqësinë e një gruaje, shëmbull për këtë kemi mbretin David i cili nga tarraca pa lakuriqësinë e Bershabes .Ai e pranoj tundimin edhe u rëzua në mëkatin e kurvërisë madje edhe të vrasjes edhe burrin asaj Urian .(2 Samueli 11) për këtë mëkat u qortua nëpërmejt profetit Natan(2 Samueli 12 1-14) dhe u dënua me vdekjen e fëmijës(2 Samueli 15-19)

Shën Paisi thotë se televizori kur përdoret keq me programe pornografie tundon edhe një shenjtorë. Ai tregon edhe një rast sesi një të moshuari që i kishte vdekur gruaja dhe nga vetmia,mërzitja filloi të shikonte programe të tilla. Nuk vonoi shumë dhe plaku i kërkoi bekimin atë Paisit që të martohet përsëri. Shën Paisi thotë : ” Dy orë u mundova ta bind se ishte veprim i gabuar dhe duhet të mendonte për vdekjen, se ishte me një këmbë në varr, por nuk u bind dot.”

Ajo që është më rëndësishmja ata që janë pagëzuar janë veshur me krishtin janë bërë krishtër “Sepse të gjithë ju që jeni pagëzuar në Krishtin, Krishtin keni veshur.”(Galtasve 3:27), prandaj Apastull Pavli na thotë: “A nuk e dini ju se trupat tuaj janë gjymtyrë të Krishtit? Të marr, pra, unë gjymtyrët e Krishtit dhe t’i bëj gjymtyrë të një kurve? mos qoftë ashtu!A nuk e dini ju se ai që bashkohet me një kurvë bëhet një trup me të? Sepse thuhet: ”Do të jenë të dy, thotë Zoti, një mish i vetëm”.Por ai që bashkohet me Zotin është një frymë me të.Largohuni nga kurvëria! Çdo mëkat që kryen njeriu është jashtë trupit, po ai që kurvëron mëkaton kundër trupit të vet.A nuk e dini se trupi juaj është tempulli i Frymës së Shenjtë që është në ju, të cilin e keni nga Perëndia, dhe se nuk i përkitni vetvetes? Sepse u bletë me një çmim! Përlëvdoni Perëndinë, pra, në trupin tuaj dhe në frymën tuaj, që i përkasin Perëndisë.(1 Korintasve 6-15-20)

Pjesë e gjymtyrëve të Krishtit janë edhe sytë tanë, që ne nuk mund t’i përdorim për të parë pornografi, prandaj edhe pornografia radhitet tek mëkatet si kurvëri edhe tradhëti bashkëshortore dhe sipas Kanoneve Kishtare ai që shikon pornografi dhe masturbon nuk duhet të kungohet kategoriokisht, sespe është i ndyrësuar dhe vetëm me lejen atit rrëfyes mund të kungohet përsëri.

Provojeni nqs do të shohësh porno vendos pëpara tv, monitorit,një ikonë të Zotit Jisu Krisht.A do të mundesh të shikosh pornografi?Besoj se jo.Duhet ta heqësh ikonën e Zotit që të shohësh pornografi ikonat e djallit, sepse Krishti edhe djalli nuk mund të qëndrojnë në një vend.Kështu duhet të vendosësh para se të shikosh porno a je me Krishtin o me djallin dhe antikrishtët, sepse: “ç`harmoni ka Krishti me Belialin? Ose ç`pjesë ka besimtari me jobesimtarin?”(2 Kor 6:15)

Me Zotin Jisu Krisht asgjë nuk është e pamundur për korrigjim dhe shpëtim nga vartësia e pornografisë. Ata që kanë rënë në këtë tundim dhe janë bërë pre e pornografisë me përgjëratë dhe lotë duhet t’i kërkojnë falje dhe ndihmë Zotit që t’i lirojë nga ky tundim dhe pasojat ku kanë rënë, të pagëzohen që tju falet ky mëkat i vdekshëm dhe nqs janë të pagëzuar duhet patjetër të pendohem dhe rrëfehen me sinqeritet tek ati rrëfyes .

Dhe sa herë që ju kap dundimi për porno duhet të luteni : Zoti Jisu Krisht mëshirom mua mëkatarin”, thuheni këtë lutje derisa tu largohet tundimi dhe kujtimi i pamjeve të ndyra , sepse vetëm me emrin e Krishtit kamzhikohet demoni i kurvërisë edhe largohet i turpëruar nga ju.
Zoti Jisu Krishti tha: “Gjëra të pamundshme për njerëzit janë të mundshme për Perëndinë”(Joani 18:27) dhe “Gjithçka që më jep Ati do të vijë tek unë; dhe atë që vjen tek unë, unë nuk do ta nxjerr jashtë kurrë”. (Joani 6:37)
Krishti me dashurinë e tij Atërore nuk do t’i përzëri por do t’i shërojë jo vetëm ata që janë viktima të varësisë nga pornografia, por edhe ata janë krijues edhe merren me pornografi për fitim me këtë industri demoniake që është ikona e djallit.
Ja edhe kjo histori prekëse ndryshimi na tregon këtë fakt se si një pornografist ndryshoi të gjithë jetën e tij me hirin e Zotit edhe shenjtorëve.
Dëshmia e një personi që ndryshoj nga momenti që takoi Jerond Paisin në qelinë e tij në Panagudha:

“Nuk besoja aspak! Bëja një punë të shëmtuar. Unë xhiroja filma të papërshtatshëm, dmth filma pornografikë. Kisha marrë me qira një apartament dhe një aparat filmi dhe xhiroja filma porno. Shisja filma dhe fitoja shumë para, bleva një makinë të shtrenjtë, Mercedes dhe jeta ime në përgjithësi ishte luksoze. Dëgjoja dhe të tjerë më flisnin për Shën Paisin dhe i tallja. Qeshja…Një ditë mendova dhe thashë, do të shkoj në qelinë e tij, që të shikoja se si ky kallogjer jua punon të gjithëve. Shkova pra në qelinë e tij që të shikoja se çfarë bënte. Qëndrova për shumë orë dhe në fund mbetëm vetëm 3 vizitorë. -Qëndroni që t’ju qeras na tha Shën Paisi.Shkon brenda në qelinë e tij dhe na sjell tre llokume në një pjatë. Qeras të parin, qeras të dytin dhe më pas vjen para meje dhe më shikon në sy, si të më bënte radiografi.

Kthen pjatën dhe llokumin e hedh në tokë me baltë. Atëherë më thotë:-Më ra, merre dhe haje…-Çfarë, nga balta do të ha unë? U përgjigja.Më shikon përsëri në sy dhe më thotë:”Po ti, pse i ushqen njerëzit me baltë”.Pësova shokun e jetës sime! Doja që të hapej toka dhe të më përpinte. U çova pa thënë asgjë dhe u largova me vrap. Shkova në hotel në Karies. Tërë natën nuk fjeta, duke menduar për atë që ndodhi. Ditën tjetër shkova përsëri tek Shën Paisi dhe i thashë:-Dua që të flasim. Nëse dëshiron që të flasim, më thotë me një ton të ashpër, fillimisht shko dhe shit të gjitha aparatet filmik, që ke në apartament, të cilin ta lësh dhe më pas eja përsëri. U ktheva mbrapsht dhe për një muaj i shita të gjitha. Atëherë shkova përsëri që të vizitoj Shën Paisin. Këtë radhë më pranoi me shumë gëzim. Folëm për shumë orë. Më ndihmoi që të gjej veten. Të rrëfehem dhe të Kungohem. Gjeta edhe një punë të mirë… Lavdi Perëndisë! E falenderoj Shën Paisin nga thellësia e zemrës sime, që më çliroi nga ai profesion mëkatar dhe më futi në udhën e Perëndisë…”Amin.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinione

Nga Fjoralba Dizdari/ “PD zyrtare” po lufton vetveten, kohën, të ardhmen e Shqipërisë

Publikuar

-

Nga

Më vjen keq, që nën emrin e demokracisë, mbyllen dyert për demokratët, simboli i lirisë, shpresa e shqipëtarëve, po çensurohet.
Ai simbol që u desh kaq shumë vite për tu formuar si qelizë dhe kaq e kaq vite të tjera për tu bërë zë i fortë i shqiptarëve.
Më vjen shumë keq, që në shekullin e 21, na duhet të shohim skena me dyer të blinduara, skena që përdhosin demokracinë, me sjellje Donkishoteske.
Kurioze jam si dukemi tani në sytë e ndërkombëtarëve që lakojmë kaq shumë, ku makinacione të tilla nuk i mendojnë, jo më të vihen në jetë dhe akoma me keq që, nuk ka një zë nga “PD zyrtare” për të thënë:
“Jam kundra kësaj zgjidhje, shkojmë në zgjedhje të gjithë bashkë, le të fitojë demokracia, demokratët”.
Nuk po dëgjoj një zë me integritet në atë grupim, por për të ardhur keq janë unison në kor, unison në heshtje, unison në faj.
Më vjen keq, që në vënd që PD të mobilizohet dhe të jetë zëri i qytetarëve, për problemet dhe shqetësimet e tyre, kundër të pa vërtetave të qeverisë, “PD zyrtare” po lufton vetveten, kohën, të ardhmen e Shqipërisë, e fëmijëve, tonën!
Çdo njeri me sado pak integritet, moral dhe dinjitet, do kishte pranuar dhe negociuar për të zgjidhur konfliktin në mënyrë të qytetëruar, me votë, me zgjedhje, për ti treguar të gjithë zërave kundër, lidershipin e tij, kredon që bërtet se ka dhe të vërtetën e vullnetit të shumicës!
Shqipëria po plaket, pikërisht sepse politikat e pafavorshme detyrojnë rininë shqiptare të emigrojë si asnjëherë tjetër gjatë këtyre viteve.
Pa asnjë shpresë për ndryshim. Varfëria e tejskajshme po ja ngulfat jetën, ekzistencën rinisë, të cilët në heshtje zgjedhin të ikin, pikërisht nga bëma të tilla./CNA.al
LEXO TE PLOTE

Opinione

‘Adams Family’ në selinë e PD-së!

Publikuar

-

Nga

 Nga Armand Maho

“Adams Family”, është një komedi e zezë e Hollywood i risjellë në skenë në variante të ndryshme, por me thelb të njëjtë. Adamsët në fakt janë një përmbysje satirike e familjes ideale amerikane të shekullit të 20-të: një klan aristokratik i pasur i çuditshëm që kënaqet me makabritetin dhe në dukje nuk janë të vetëdijshëm ose të shqetësuar që njerëzit e tjerë i shohin të çuditshëm ose të frikshëm. Ata jetojnë në në një ndërtesë të zymtë gotike pranë një varreze të braktisur.

Partia Demokratike përgjatë gjithë ekzistencës së saj ka ditur të jetë një ansambël njerëzish. Kush i mban mend vitet e opozitës përpara 2005-ës, e di mirë se atje tek selia e vjetër mblidheshin të gjithë. Ishte si vend takimi për antarë, simpatizantë, njerëz pa parti dhe ambienti apo kafet përreth gëlonin nga bisedat kryesisht politike. Të gjithë merrnin pjesë në jetën e saj. Të gjithë diskutonin rreth zhvillimeve të ditës. Ndiqeshin me ankth fushatat elektorale.

Gazetarët ishin si në shtëpinë e tyre dhe mund të merrnin thuajse çdo informacion që kërkonin në zyrat e saj. Natyrisht, kishte raste që informacioni s’mund të jepej, por askurrë nuk ktheheshin duarbosh nëpër redaksi.

Partia Demokratike ishte një motor në lëvizje, një energji e pashtershme. Shkëmbeheshin ide. Diku nga mesdita kryesisht Sali Berisha apo ndokush tjetër gati çdo ditë do dilte në konferencë për shtyp dhe mund ta pyesje për gjithçka. Pjesë e këtij mozaiku ishin dhe jo pak gazetarë të medieve të pushtetit të asaj kohe, që hynin e dilnin pa teklif në çdo zyrë pavarësisht se në redaksitë e tyre opozita sulmohej me të gjithë artilerinë.

Në vigjilje të fushatave mozaiku ishte dhe më i larmishëm. Morisë së njerëzve të përditshëm i shtohej dhe radha e gjatë e kryetarëve të degëve, seksionesh dhe grupseksionesh që vinin nga çdo qytet i vendit. Rriheshin mendime për kandidatura deputetësh dhe të zgjedhurish lokalë. Radha përpara zyrës së Doktorit dhe kupolës partiake bëhej e gjatë. Emrat e kandidatëve diskutoheshin e debatoheshin jo vetëm brenda zyrave por edhe në ambientet e jashtme.

Më kujtohet në zgjedhjet e vitit 2005 që jo pak prej atyre që u gjendën në listë e merrnin informacionin se ku mund të ishin më parë nga gazetarët ose personat përreth. Çdo gjë ishte e hapur dhe në tavolinë, PD ishte vërtet një parti e madhe dhe demokratike. Kështu e gjeti atë mot dhe deputeti Lulzim Basha djaloshi i ndrojtur i ardhur nga Hollanda që vetëm buzëqeshte.

Shumëçka ndryshoi me ardhjen e këtij të fundit në krye të PD. Ajo seli, ku u rritën breza e breza demokratësh rrethua nga një tis misterioz ku rëndom askush nuk dinte se çfarë kulisash thureshin brenda saj. Ç’farë pazaresh apo marrëveshjesh të fshehta bëheshin. Sot Basha në shumicë ka mbledhur rreth vetesh ca spurdhjakë, që përgjithësisht përcjellin në publik humbjen e cila ngrihet në piedestal si fitore, dështimi si triumf.



Për shembull dalja e deputetit Gazment Bardhi para medieve dy ditë para protestës së 8 janarit, dukej si pamje e telekomanduar e Bashës nga kolltuku i zyrës. Madje dhe konferencën për shtyp Bardhi e mbajti në ambientet jashtë selisë me qëllim që të fshehë atë çka po ndodh brenda ndërtesës. Edhe ai në majë të gjuhës kishte sloganin e ish- kryetarit se demokratët na paksërkan zgjedhur të ardhmen.

LEXO EDHE:  Vetmia një epidemi e kohës dhe si mund ta shërojmë

LEXO EDHE:  Nga Miron Çako/ Si mund të ndalohet dhuna e burrave ndaj grave?

Pra demokratët sipas tij qenkan një tufë humbamenosh apo derdimenësh që të ardhmen e shihkan në opozitë! Se të besosh një individ që s’ka fituar kurrë një betejë  më së paku s’duhet të jesh në rregull nga trutë.

Por problemi nuk janë demokratët.

Problemi i madh i tyre që kërkojnë të mbajnë me çdo kusht çelësat e zyrave është se s’po e kuptojnë sa qesharakë dhe të urryer po bëhen në sytë jo vetëm e anëtarësisë, por edhe të opinionit publik. Basha kërkon t’u shkarkojë vartësve kostot e tij, duke i shndërruar në modele komikë të të bërit opozitë. Sot ata duken si fotokopje të deputetëve të listave të shndërruar në gjuzër e jenisherë, të cilët s’bëjnë gjë tjetër vazhdojnë t’i mbajnë ison pazareve të tij. Kjo po ndodh me Bardhin, Alibeaj, Gjekmarkajn e gjithë shpurën që kanë marrë përsipër të bëjnë luftën e një lideri frikacak dhe të pabesë, i cili i ka nxjerrë në fushë të betejës pas asnjë armë për t’u mbrojtur. Gjuha e tyre nuk ndryshon shumë nga gjuha propagandistike e zëdhënësve mediatikë të Ramës që ethshëm janë shndërruar në “Bashistë” të çmendur.

Kjo lloj sjelljeje po e kthen ish kupolën e PD-së në personazh qesharak të ngjashëm me ato të “Adams Family”. Ajo tashmë nuk po di më të ndajë fantazinë nga realiteti. Flet për mbështetje imagjinare. Në këto kushte na lind e drejta të themi se i vetmi me mendje më të kthjellët e të ftohtë aty ka qenë dhe është Lulzim Basha. Ai e ka ditur fort mirë çfarë ka dashur. Nuk ka dashur kurrë të bëhet kryeministër, por ka shfrytëzuar mundin dhe djersën e demokratëve për të mbyllur pazaret e tij me pushtetin. I duhet që demokratët të rrinë urtë mos ndjehen, kur ai fut duart tek ndërtimi i porteve dhe aferat alla Balla.

Nën këtë strategji duke i larguar dalëngadalë ai jo pa qëllim e shndërroi selinë e PD-së nga një vend ku bëhej politikë, në një ndërtesë të zymtë, të braktisur dhe të rrethuar me misterin e intrigës, me qëllim që askush mos fliste, askush mos protestonte, askujt mos i zgjohej nervi i protestës.

Por demokratët nuk duan që ajo ndërtesë, ajo seli të kthehet në një godinë të ngjashme me kështjellën gotike pranë varrezave, njësoj si shtëpia pranë Cemetery Ridge të Adamsave. Ajo më datë 8 të këtij fillimviti duhet t’u kthehet atyre që e duan me pastërti atë. Atyre që dinë të bëjnë fushatë, dinë t’i japin jetë, dinë të fitojnë. Demokratët tashmë e kanë kuptuar se për sa kohë të që atë ta drejtojë  Basha dhe kasta e tij, aq kohë do jetë në pushtet dhe Rama me kastën e Rilindjes.

 

LEXO TE PLOTE

Opinione

Pse Lulzim Basha ‘çmendi’ deri në këtë pikë?!…

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Nga Bledian Koka 

Lulzim Basha e bëri sefte artikulimin e parë të vitit të ri ashtu siç e mbylli të vjetrin. Duke i kujtuar demokratëve sesi historia e tyre është shpallur non-grata pa fakte, prova apo arsye!.

“Hera e parë në historinë e Shqipërisë që një politikan i lartë shpallet i padëshiruar nga SHBA, dhe po hera e parë në Shqipëri që ai thërret një protestë kundër partisë së tij – Partisë Demokratike, me motivin pse ajo nuk kthehet në bunker ku ai mund të “strehohet” për tu mbrojtur”-shkruan Basha në postimin e tij në Facebook, fiks ditën kur e ka shëndruar PD-në një bunker të mirëfilltë personal që la jashtë si Gazin edhe Joridën!

Është e tepërt të sjellësh në vëmendje se çfarë ‘masakrimi’ social i bënë demokratët pas këtij postimi.

Fjalët më kumbuese si “humbës” dhe “tradhtar” janë epitetet që nuk ka mbrojtës me 20 mijë euro në muaj që ia retushon me kunderpropagandë Bashës nëpër banaqet televizive.

Prej disa ditësh, Partia Demokratike e uzurpuar nga Lulzim Basha, kunati i tij dhe zëdhënësi Gazmend Bardhi, i është nënshtruar bunkerizimit real.

Nga sot e tutje në PD mund të futesh vetëm me fjalëkalimin “Luli i ka fituar 3 palë zgjedhje”. Në 4 muajt e fundit, lidershipi uzurpator i PD-së, ai që ende ka guximin të mbrojë dhe të shesë dështimin si fitore, ka artikuluar në publik deklaratat më lunatike që një apo disa politikanë kanë guxuar të bëjë në 30 vitet e fundit.

E gjitha kjo, vetëm e vetëm që karrigia e Lulzim Bashës së bashku më firmën e vulën e tij si kryetar të zgjasë edhe një orë, një ditë apo makar, deri në Prill.

Prandaj Lulzim Basha është akoma aty, sot ai injoroi përfundimisht “ultimatumin” e Komisionit të Rithemelimit të 4800 delegatëve dhe 44 mijë anëtarëve të PD-së që kërkojnë largimin e krye-humbësit nga drejtimi i partisë.

Në kundërshtim me këtë, Luli nxori Gazin për t’i thënë demokratëve se ai po i mbron demokratët nga Sali Berisha.

Sepse PD nuk u bë qesharake kur Lulzim Basha doli para demorkatëve në 26 Prill dhe u tha atyre se “beteja fillon tani”, por u bë meme kur “KRYETARI” filloi të nxirrte Gazin për t’i “mbrojtur” demokratët nga Sali Berisha.

2 miliardë euro arsye për tu ngujuar në PD!

Po pse Lulzim Basha ka “çmendur” deri këtë pikë?



Lulzim Basha është akuzuar deri më tani për një seri dosjesh që mund të jenë aryse e tij për të qenë peng i Edi Ramës apo edhe i vullneteve të paarsyeshme të aksh diplomati me ndikim në Shqipëri. Nga dosja ‘Toyota Auris’ e deri tek ajo “financimeve të jashtëligjshme në SHBA”, ishin ferrat ku xhaketa e Lulit si kryetar mund të kishte ngecur nën dyshimet e arsyeshme që kanë ngritur këto dosje në raport me të ligjshmen.

Por Lulzim Basha është një politikan që ia ka hedhur gjithmonë me procedurë, dhe këto dy dosja nuk mund të bënin përjashtim.

Prej disa ditësh, opinioni publik po njihet me përfshirjen e familjarëve të Lulzim Bashës, konkretisht kunati i tij Erion Isufi në përfitime nga projekti ulta-okult i tjetërsimit të Portit të Durrësit në një “Abu Dhabi” të ri. Investimi që pritet të kushtojë 2 miliardë euro, është në thelb një projekt masiv tjetërsimi të pronës publike që i jepet dhuratë një arabi që ëndërron të jetojë në Përmet, e që i cili është ngujuar prej disa javësh në Shqipëri, çuditërisht!

LEXO EDHE:  Vetmia një epidemi e kohës dhe si mund ta shërojmë

LEXO EDHE:  29 Qershori e kremtja e Shën Petros & Shën Pavlit

Ku hyn Lulzim Basha në këtë projekt?

Gazeta Shqip, në artikullin e saj të datës 4 Janar 2022 me titull ‘Fijet që lidhin Lulzim Bashën me Portin e Durrësit” raporton ndër të tjera se “Basha lidhet me Portin e Durrësit përmes kunatit të tij, të paktën sipas dokumenteve të dorëzuar nga dy kompani në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit të Bizneseve.

Po ashtu Gazeta Shqip sqaron më tej se “Janë katër emra që rezultojnë si në dokumentacionet e dorëzuar nga kompania Moveo Technology, ashtu edhe nga kompania Symphony Real Estate, që është ngritur për të zbatuar projektin e ndërtimit të Portit të ri të Durrësit. Moveo Technology zotërohet në masën e 40 për qind të aksioneve nga kunati i Lulzim Bashës, Erion Isufi së bashku me babanë e tij, Xhafer Isufi. Emrat që dalin në dokumentacionet e të dyja kompanive fillojnë që me Oltjan Hoxhollin, administrator si te Moveo Albania Technology, por edhe te Symphony Real Estate, te kjo e fundit deri në datën 8 gusht të vitit të kaluar.

Emrat e tjerë që autorizohen përmes prokurave të posaçme për të vepruar në emër të të dyja kompanive janë Elda Llambi, Ergisa Hasanbelliu dhe Andi Shyti”. E thënë me pak fjalë, kompania “Symphony Invest Limited”, do të përfitojë qindra hektarë tokë shtetërore falas në portin e Durrësit, për të realizimin e projektit. Ajo është e regjistruar në QKR më datë datë 25 maj 2021 si degë e kompanisë mëmë “Simphony Invest Limited”, e regjistruar në ishujt Kajman, njohur si parajsë fiskale. Krahasimi i dokumenteve të kësaj kompanie me njërën nga kompanitë ku Erion Isufi rezulton pronar ngre dyshime të forta se kunati i Bashës është i përfshirë në përpjekjet për të përfituara tokë shtetërore falas në Portin e Durrësit”, shkruan Gazeta Shqip.

Cfarë do të duhej të bënte një lider opozite?

Porti i Durrësit është një pasuri kombëtare, për të mos thënë mbarëkombëtare! Ai port funksionon si i tillë prej 2400 (dy mijë e katërqind) vjetësh. Në prill të këtij viti, Porti i Durrësit do të ndalojë të funksionuari si i tillë dhe bizneset Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë së Veriut apo edhe Serbisë do të duhet që si alternativë të përdorin ose portin e Selanikut ose atë Dubrovnikut. Shkatërrimi i këtij porti për interesa okulte biznesi, është një goditje e rëndë për pozitën gjeostrategjike të Shqipërisë dhe potencialin ekonomik që ai port çliron për buxhetin e Shqipërisë.

Në një vend normal, opozita e një vendi do të duhej të thërriste protesta mbarëkombëtare për ta ndaluar një orë e më parë zbatimin e një projekti, ndërsa në Shqipëri ndodh e kundërta.

“Lideri i opozitës” është futur me kokë në tortën e gatitur nga qeveria që copëton si qeni copën e mishit atë që në fakt është pasuria kombëtare e shqiptarëve. Prandaj sot për mua është e qartë se ngujimi i Lulzim Bashës në PD nuk është as punë pengu aq më pak dosjesh. Lulzim Basha është thjeshtë një kambist i rëndomtë i cili asetin më të madh të opozicionin shqiptar e ka “THYER” me Edi Ramën për disa mijë metra tokë në portin e Durrësit!.

Prandaj në 8 Janar, protesta para PD-së nuk është thjeshtë akti i shporrjes përfundimtare të një pazarxhiu që ka marrë peng opozitën, por është fillimi i qëndresës popullore për të shpëtuar Shqipërinë nga rrënimi i garantuar që nis me shkatërrimin e Portit të Durrësit e bitis me projektin e Jugosllavisë së Madhe, asaj që na e shesin për ‘Open Balkan’.

 

LEXO TE PLOTE