Connect with Us

Nga Lorenc Vangjeli/ Tre armiqtë nga Bermuda, si kali i Bashës për të kaluar lumin

Opinione

Nga Lorenc Vangjeli/ Tre armiqtë nga Bermuda, si kali i Bashës për të kaluar lumin

Publikuar

-

/
cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Lajmet dhe debatet që mbanin në titull Trekëndëshin shqiptar të Bermudës tani i përkasin arkivit. Nga e hëna që vjen, në Kuvend dhe në Foltore, dy polet e rinj të debatit, do të prodhohen të tjera fjali që do të shërbejnë si tituj mediash dhe si bindje e thellë se politika shqiptare prodhon më shumë tension sesa mund të konsumojë dhe se mbijeton vetëm duke konsumuar tensionin e saj. Ndryshe, paqja dhe qetësia do të ishin prova për të kuptuar sesa sipërfaqësore është politika lokale në mendim dhe sesa egoiste është në çdo veprim që ajo ndërmerr.

cna lajme opinionTrekëndëshi i Bermudës nuk bën përjashtim nga kjo ligjësi e trishtuar dhe është një element më shumë për të dëshmuar se Tirana është siç nuk duhej të ishte dhe do të jetë ende për shumë kohë, njëlloj siç është tani.

Loja mes të njëjtëve personazhe, shkëmbimi i vendeve mes të njëjtëve aktorë, nuk mund të prodhojë asgjë të re, përveçse ndryshimit që vjen nga reflektimi i pozicioneve të tyre me njëri-tjetrin. E po kështu, edhe refleksi i tyre në publik. Kush predikonte deri dje si kallashnikov me breshëri mosbindje civile, kush predikonte revolucion nga filxhani, kush fliste për luftë kundër diktaturës dhe mohonte votën si mjet të vetëm ndryshimi, kush mendonte se dhuna e bojkoti ishte gjuha e vetme me të cilën duhej dialoguar me Ramën në Tiranë, sot kur sheh parlamentin, duhet të bëhet gisht për t’u tundur përpara hundës vetjake.

Sepse nëse opozita e djeshme do të ishte më së paku normale, nëse do të respektonte rregullat e lojës, Edi Rama nuk do të kishte asnje shans për të mandat të tretë. Kjo është e vërteta e thjeshtë nga e cila përfituan fituesit dhe që po qajnë ende humbësit, që tashmë duhet të luten për një mrekulli që të pengojë një mandat të katërt të socialistëve.

Sot opozita zyrtare e legale po tenton të bëjë të njëjtën gjë që duhet të kishte bërë dikur, por në rrethana të ndryshme.

Tani, me “elegancë” foke në propozimet për ndryshime kushtetuese dhe sjelljen e saj akuzatore e luftarake në Kuvend, ajo po synon gabimisht të zgjidhë një problem duke shtruar për zgjidhje probleme të tjera.

PD është përballë sfidës politike të shkaktuar nga ndërhyrja amerikane për statusin e Sali Berishës. Amerikanët bënë atë që shqiptarët në përgjithësi dhe Sali Berisha Junior në veçanti, nuk arritën ta bëjnë: të parët edhe mbas tre dekadave që janë dominuar prej Sali Berishës, i dyti edhe mbas tetë vjetësh, kur mbasi i trashëgoi partinë, thjesht e imitoi atë, madje duke u bërë shumë më radikal edhe se vetë Mjeshtri i hershëm i sherrit.

Në PD ka një sfidë politike, të cilës partia legale po i përgjigjet me gjuhë teknike duke kërkuar të shmangë me procedurë një hall politik. Për t’ju përgjigjur Berishës, Basha thirri në apel dy armiqësi të reja, gjë që do të ishte shumë normale në një kohë tjetër, por që u harruan sërish shpejt sepse ata nuk janë beteja që do të luftojë, por janë vetëm armë për një luftë tjetër.

LEXO EDHE:  Lobimi rus për PD/ Reagon ish-kryeministri Berisha

Dy kulmet që ai i përfshiu në trekëndëshin e tij, madje vetë trekëndëshin, ai kërkon ta përdorë kundër Berishës. Kur mallkon qeverisjen e Ramës, ai ka parasysh Berishën, kur e gozhdon edhe Metën brenda armiqësisë së tij, ai i bie me çekiç gozhdës së Berishës. Eshtë si ata lojtarët që kur humbin dorë mbas dore në poker, edhe pse nuk ju ka mbetur ndonjë shumë e madhe në xhep, luajnë blofin duke trefishuar bastin.

Nga ana tjetër as tre “armiqtë” bashkë të Bashës nuk mund t’i bëjnë atij më shumë sesa do t’i bënte secili prej tyre vec e vec: ta lejonin të humbiste sërish! Sepse nuk i mësuan një të vërtetë të thjeshtë në kohën kur radikalët tentuan ta përdorin atë si mjet për të zgjidhur gjithë frustrimet ndaj Edi Ramës: suksesi në politikë kalon vetëm nga porta e përunjësisë dhe sakrificës vetjake.

Dhe as përunjësia dhe as sakrifica nuk jetojnë as në vila dhe as në kate të lartë! Nuk i treguan mbi të gjitha, se vazhdon të jetë e marrë shpresa që për të pasur rezultat të ndryshëm, përdoren të njëjta mjete dhe të njëjtët instrumente.

Trekëndëshi i Bermudës është vetëm një kalë i rradhës për të kaluar lumin. Dhe nëse Berisha është padyshim halli që duhet zgjidhur, Basha nuk është ura që mund të lidhë dy brigje. Qoftë edhe si boshllëk në mes, ai është gjithashtu një kulm Shumëkëndëshi.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinione

Nga Fjoralba Dizdari/ “PD zyrtare” po lufton vetveten, kohën, të ardhmen e Shqipërisë

Publikuar

-

Nga

Më vjen keq, që nën emrin e demokracisë, mbyllen dyert për demokratët, simboli i lirisë, shpresa e shqipëtarëve, po çensurohet.
Ai simbol që u desh kaq shumë vite për tu formuar si qelizë dhe kaq e kaq vite të tjera për tu bërë zë i fortë i shqiptarëve.
Më vjen shumë keq, që në shekullin e 21, na duhet të shohim skena me dyer të blinduara, skena që përdhosin demokracinë, me sjellje Donkishoteske.
Kurioze jam si dukemi tani në sytë e ndërkombëtarëve që lakojmë kaq shumë, ku makinacione të tilla nuk i mendojnë, jo më të vihen në jetë dhe akoma me keq që, nuk ka një zë nga “PD zyrtare” për të thënë:
“Jam kundra kësaj zgjidhje, shkojmë në zgjedhje të gjithë bashkë, le të fitojë demokracia, demokratët”.
Nuk po dëgjoj një zë me integritet në atë grupim, por për të ardhur keq janë unison në kor, unison në heshtje, unison në faj.
Më vjen keq, që në vënd që PD të mobilizohet dhe të jetë zëri i qytetarëve, për problemet dhe shqetësimet e tyre, kundër të pa vërtetave të qeverisë, “PD zyrtare” po lufton vetveten, kohën, të ardhmen e Shqipërisë, e fëmijëve, tonën!
Çdo njeri me sado pak integritet, moral dhe dinjitet, do kishte pranuar dhe negociuar për të zgjidhur konfliktin në mënyrë të qytetëruar, me votë, me zgjedhje, për ti treguar të gjithë zërave kundër, lidershipin e tij, kredon që bërtet se ka dhe të vërtetën e vullnetit të shumicës!
Shqipëria po plaket, pikërisht sepse politikat e pafavorshme detyrojnë rininë shqiptare të emigrojë si asnjëherë tjetër gjatë këtyre viteve.
Pa asnjë shpresë për ndryshim. Varfëria e tejskajshme po ja ngulfat jetën, ekzistencën rinisë, të cilët në heshtje zgjedhin të ikin, pikërisht nga bëma të tilla./CNA.al
LEXO TE PLOTE

Opinione

‘Adams Family’ në selinë e PD-së!

Publikuar

-

Nga

 Nga Armand Maho

“Adams Family”, është një komedi e zezë e Hollywood i risjellë në skenë në variante të ndryshme, por me thelb të njëjtë. Adamsët në fakt janë një përmbysje satirike e familjes ideale amerikane të shekullit të 20-të: një klan aristokratik i pasur i çuditshëm që kënaqet me makabritetin dhe në dukje nuk janë të vetëdijshëm ose të shqetësuar që njerëzit e tjerë i shohin të çuditshëm ose të frikshëm. Ata jetojnë në në një ndërtesë të zymtë gotike pranë një varreze të braktisur.

Partia Demokratike përgjatë gjithë ekzistencës së saj ka ditur të jetë një ansambël njerëzish. Kush i mban mend vitet e opozitës përpara 2005-ës, e di mirë se atje tek selia e vjetër mblidheshin të gjithë. Ishte si vend takimi për antarë, simpatizantë, njerëz pa parti dhe ambienti apo kafet përreth gëlonin nga bisedat kryesisht politike. Të gjithë merrnin pjesë në jetën e saj. Të gjithë diskutonin rreth zhvillimeve të ditës. Ndiqeshin me ankth fushatat elektorale.

Gazetarët ishin si në shtëpinë e tyre dhe mund të merrnin thuajse çdo informacion që kërkonin në zyrat e saj. Natyrisht, kishte raste që informacioni s’mund të jepej, por askurrë nuk ktheheshin duarbosh nëpër redaksi.

Partia Demokratike ishte një motor në lëvizje, një energji e pashtershme. Shkëmbeheshin ide. Diku nga mesdita kryesisht Sali Berisha apo ndokush tjetër gati çdo ditë do dilte në konferencë për shtyp dhe mund ta pyesje për gjithçka. Pjesë e këtij mozaiku ishin dhe jo pak gazetarë të medieve të pushtetit të asaj kohe, që hynin e dilnin pa teklif në çdo zyrë pavarësisht se në redaksitë e tyre opozita sulmohej me të gjithë artilerinë.

Në vigjilje të fushatave mozaiku ishte dhe më i larmishëm. Morisë së njerëzve të përditshëm i shtohej dhe radha e gjatë e kryetarëve të degëve, seksionesh dhe grupseksionesh që vinin nga çdo qytet i vendit. Rriheshin mendime për kandidatura deputetësh dhe të zgjedhurish lokalë. Radha përpara zyrës së Doktorit dhe kupolës partiake bëhej e gjatë. Emrat e kandidatëve diskutoheshin e debatoheshin jo vetëm brenda zyrave por edhe në ambientet e jashtme.

Më kujtohet në zgjedhjet e vitit 2005 që jo pak prej atyre që u gjendën në listë e merrnin informacionin se ku mund të ishin më parë nga gazetarët ose personat përreth. Çdo gjë ishte e hapur dhe në tavolinë, PD ishte vërtet një parti e madhe dhe demokratike. Kështu e gjeti atë mot dhe deputeti Lulzim Basha djaloshi i ndrojtur i ardhur nga Hollanda që vetëm buzëqeshte.

Shumëçka ndryshoi me ardhjen e këtij të fundit në krye të PD. Ajo seli, ku u rritën breza e breza demokratësh rrethua nga një tis misterioz ku rëndom askush nuk dinte se çfarë kulisash thureshin brenda saj. Ç’farë pazaresh apo marrëveshjesh të fshehta bëheshin. Sot Basha në shumicë ka mbledhur rreth vetesh ca spurdhjakë, që përgjithësisht përcjellin në publik humbjen e cila ngrihet në piedestal si fitore, dështimi si triumf.



Për shembull dalja e deputetit Gazment Bardhi para medieve dy ditë para protestës së 8 janarit, dukej si pamje e telekomanduar e Bashës nga kolltuku i zyrës. Madje dhe konferencën për shtyp Bardhi e mbajti në ambientet jashtë selisë me qëllim që të fshehë atë çka po ndodh brenda ndërtesës. Edhe ai në majë të gjuhës kishte sloganin e ish- kryetarit se demokratët na paksërkan zgjedhur të ardhmen.

LEXO EDHE:  Lobimi rus për PD/ Reagon ish-kryeministri Berisha

LEXO EDHE:  "Foltoret" si garancia e vetme për demokratizimin e PD

Pra demokratët sipas tij qenkan një tufë humbamenosh apo derdimenësh që të ardhmen e shihkan në opozitë! Se të besosh një individ që s’ka fituar kurrë një betejë  më së paku s’duhet të jesh në rregull nga trutë.

Por problemi nuk janë demokratët.

Problemi i madh i tyre që kërkojnë të mbajnë me çdo kusht çelësat e zyrave është se s’po e kuptojnë sa qesharakë dhe të urryer po bëhen në sytë jo vetëm e anëtarësisë, por edhe të opinionit publik. Basha kërkon t’u shkarkojë vartësve kostot e tij, duke i shndërruar në modele komikë të të bërit opozitë. Sot ata duken si fotokopje të deputetëve të listave të shndërruar në gjuzër e jenisherë, të cilët s’bëjnë gjë tjetër vazhdojnë t’i mbajnë ison pazareve të tij. Kjo po ndodh me Bardhin, Alibeaj, Gjekmarkajn e gjithë shpurën që kanë marrë përsipër të bëjnë luftën e një lideri frikacak dhe të pabesë, i cili i ka nxjerrë në fushë të betejës pas asnjë armë për t’u mbrojtur. Gjuha e tyre nuk ndryshon shumë nga gjuha propagandistike e zëdhënësve mediatikë të Ramës që ethshëm janë shndërruar në “Bashistë” të çmendur.

Kjo lloj sjelljeje po e kthen ish kupolën e PD-së në personazh qesharak të ngjashëm me ato të “Adams Family”. Ajo tashmë nuk po di më të ndajë fantazinë nga realiteti. Flet për mbështetje imagjinare. Në këto kushte na lind e drejta të themi se i vetmi me mendje më të kthjellët e të ftohtë aty ka qenë dhe është Lulzim Basha. Ai e ka ditur fort mirë çfarë ka dashur. Nuk ka dashur kurrë të bëhet kryeministër, por ka shfrytëzuar mundin dhe djersën e demokratëve për të mbyllur pazaret e tij me pushtetin. I duhet që demokratët të rrinë urtë mos ndjehen, kur ai fut duart tek ndërtimi i porteve dhe aferat alla Balla.

Nën këtë strategji duke i larguar dalëngadalë ai jo pa qëllim e shndërroi selinë e PD-së nga një vend ku bëhej politikë, në një ndërtesë të zymtë, të braktisur dhe të rrethuar me misterin e intrigës, me qëllim që askush mos fliste, askush mos protestonte, askujt mos i zgjohej nervi i protestës.

Por demokratët nuk duan që ajo ndërtesë, ajo seli të kthehet në një godinë të ngjashme me kështjellën gotike pranë varrezave, njësoj si shtëpia pranë Cemetery Ridge të Adamsave. Ajo më datë 8 të këtij fillimviti duhet t’u kthehet atyre që e duan me pastërti atë. Atyre që dinë të bëjnë fushatë, dinë t’i japin jetë, dinë të fitojnë. Demokratët tashmë e kanë kuptuar se për sa kohë të që atë ta drejtojë  Basha dhe kasta e tij, aq kohë do jetë në pushtet dhe Rama me kastën e Rilindjes.

 

LEXO TE PLOTE

Opinione

Pse Lulzim Basha ‘çmendi’ deri në këtë pikë?!…

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Nga Bledian Koka 

Lulzim Basha e bëri sefte artikulimin e parë të vitit të ri ashtu siç e mbylli të vjetrin. Duke i kujtuar demokratëve sesi historia e tyre është shpallur non-grata pa fakte, prova apo arsye!.

“Hera e parë në historinë e Shqipërisë që një politikan i lartë shpallet i padëshiruar nga SHBA, dhe po hera e parë në Shqipëri që ai thërret një protestë kundër partisë së tij – Partisë Demokratike, me motivin pse ajo nuk kthehet në bunker ku ai mund të “strehohet” për tu mbrojtur”-shkruan Basha në postimin e tij në Facebook, fiks ditën kur e ka shëndruar PD-në një bunker të mirëfilltë personal që la jashtë si Gazin edhe Joridën!

Është e tepërt të sjellësh në vëmendje se çfarë ‘masakrimi’ social i bënë demokratët pas këtij postimi.

Fjalët më kumbuese si “humbës” dhe “tradhtar” janë epitetet që nuk ka mbrojtës me 20 mijë euro në muaj që ia retushon me kunderpropagandë Bashës nëpër banaqet televizive.

Prej disa ditësh, Partia Demokratike e uzurpuar nga Lulzim Basha, kunati i tij dhe zëdhënësi Gazmend Bardhi, i është nënshtruar bunkerizimit real.

Nga sot e tutje në PD mund të futesh vetëm me fjalëkalimin “Luli i ka fituar 3 palë zgjedhje”. Në 4 muajt e fundit, lidershipi uzurpator i PD-së, ai që ende ka guximin të mbrojë dhe të shesë dështimin si fitore, ka artikuluar në publik deklaratat më lunatike që një apo disa politikanë kanë guxuar të bëjë në 30 vitet e fundit.

E gjitha kjo, vetëm e vetëm që karrigia e Lulzim Bashës së bashku më firmën e vulën e tij si kryetar të zgjasë edhe një orë, një ditë apo makar, deri në Prill.

Prandaj Lulzim Basha është akoma aty, sot ai injoroi përfundimisht “ultimatumin” e Komisionit të Rithemelimit të 4800 delegatëve dhe 44 mijë anëtarëve të PD-së që kërkojnë largimin e krye-humbësit nga drejtimi i partisë.

Në kundërshtim me këtë, Luli nxori Gazin për t’i thënë demokratëve se ai po i mbron demokratët nga Sali Berisha.

Sepse PD nuk u bë qesharake kur Lulzim Basha doli para demorkatëve në 26 Prill dhe u tha atyre se “beteja fillon tani”, por u bë meme kur “KRYETARI” filloi të nxirrte Gazin për t’i “mbrojtur” demokratët nga Sali Berisha.

2 miliardë euro arsye për tu ngujuar në PD!

Po pse Lulzim Basha ka “çmendur” deri këtë pikë?



Lulzim Basha është akuzuar deri më tani për një seri dosjesh që mund të jenë aryse e tij për të qenë peng i Edi Ramës apo edhe i vullneteve të paarsyeshme të aksh diplomati me ndikim në Shqipëri. Nga dosja ‘Toyota Auris’ e deri tek ajo “financimeve të jashtëligjshme në SHBA”, ishin ferrat ku xhaketa e Lulit si kryetar mund të kishte ngecur nën dyshimet e arsyeshme që kanë ngritur këto dosje në raport me të ligjshmen.

Por Lulzim Basha është një politikan që ia ka hedhur gjithmonë me procedurë, dhe këto dy dosja nuk mund të bënin përjashtim.

Prej disa ditësh, opinioni publik po njihet me përfshirjen e familjarëve të Lulzim Bashës, konkretisht kunati i tij Erion Isufi në përfitime nga projekti ulta-okult i tjetërsimit të Portit të Durrësit në një “Abu Dhabi” të ri. Investimi që pritet të kushtojë 2 miliardë euro, është në thelb një projekt masiv tjetërsimi të pronës publike që i jepet dhuratë një arabi që ëndërron të jetojë në Përmet, e që i cili është ngujuar prej disa javësh në Shqipëri, çuditërisht!

LEXO EDHE:  “Foltoret” si garancia e vetme për demokratizimin e PD

LEXO EDHE:  Ahmetaj njëkohësisht në dy vende?/ ERTV nxjerr “blof” Ramën

Ku hyn Lulzim Basha në këtë projekt?

Gazeta Shqip, në artikullin e saj të datës 4 Janar 2022 me titull ‘Fijet që lidhin Lulzim Bashën me Portin e Durrësit” raporton ndër të tjera se “Basha lidhet me Portin e Durrësit përmes kunatit të tij, të paktën sipas dokumenteve të dorëzuar nga dy kompani në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit të Bizneseve.

Po ashtu Gazeta Shqip sqaron më tej se “Janë katër emra që rezultojnë si në dokumentacionet e dorëzuar nga kompania Moveo Technology, ashtu edhe nga kompania Symphony Real Estate, që është ngritur për të zbatuar projektin e ndërtimit të Portit të ri të Durrësit. Moveo Technology zotërohet në masën e 40 për qind të aksioneve nga kunati i Lulzim Bashës, Erion Isufi së bashku me babanë e tij, Xhafer Isufi. Emrat që dalin në dokumentacionet e të dyja kompanive fillojnë që me Oltjan Hoxhollin, administrator si te Moveo Albania Technology, por edhe te Symphony Real Estate, te kjo e fundit deri në datën 8 gusht të vitit të kaluar.

Emrat e tjerë që autorizohen përmes prokurave të posaçme për të vepruar në emër të të dyja kompanive janë Elda Llambi, Ergisa Hasanbelliu dhe Andi Shyti”. E thënë me pak fjalë, kompania “Symphony Invest Limited”, do të përfitojë qindra hektarë tokë shtetërore falas në portin e Durrësit, për të realizimin e projektit. Ajo është e regjistruar në QKR më datë datë 25 maj 2021 si degë e kompanisë mëmë “Simphony Invest Limited”, e regjistruar në ishujt Kajman, njohur si parajsë fiskale. Krahasimi i dokumenteve të kësaj kompanie me njërën nga kompanitë ku Erion Isufi rezulton pronar ngre dyshime të forta se kunati i Bashës është i përfshirë në përpjekjet për të përfituara tokë shtetërore falas në Portin e Durrësit”, shkruan Gazeta Shqip.

Cfarë do të duhej të bënte një lider opozite?

Porti i Durrësit është një pasuri kombëtare, për të mos thënë mbarëkombëtare! Ai port funksionon si i tillë prej 2400 (dy mijë e katërqind) vjetësh. Në prill të këtij viti, Porti i Durrësit do të ndalojë të funksionuari si i tillë dhe bizneset Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë së Veriut apo edhe Serbisë do të duhet që si alternativë të përdorin ose portin e Selanikut ose atë Dubrovnikut. Shkatërrimi i këtij porti për interesa okulte biznesi, është një goditje e rëndë për pozitën gjeostrategjike të Shqipërisë dhe potencialin ekonomik që ai port çliron për buxhetin e Shqipërisë.

Në një vend normal, opozita e një vendi do të duhej të thërriste protesta mbarëkombëtare për ta ndaluar një orë e më parë zbatimin e një projekti, ndërsa në Shqipëri ndodh e kundërta.

“Lideri i opozitës” është futur me kokë në tortën e gatitur nga qeveria që copëton si qeni copën e mishit atë që në fakt është pasuria kombëtare e shqiptarëve. Prandaj sot për mua është e qartë se ngujimi i Lulzim Bashës në PD nuk është as punë pengu aq më pak dosjesh. Lulzim Basha është thjeshtë një kambist i rëndomtë i cili asetin më të madh të opozicionin shqiptar e ka “THYER” me Edi Ramën për disa mijë metra tokë në portin e Durrësit!.

Prandaj në 8 Janar, protesta para PD-së nuk është thjeshtë akti i shporrjes përfundimtare të një pazarxhiu që ka marrë peng opozitën, por është fillimi i qëndresës popullore për të shpëtuar Shqipërinë nga rrënimi i garantuar që nis me shkatërrimin e Portit të Durrësit e bitis me projektin e Jugosllavisë së Madhe, asaj që na e shesin për ‘Open Balkan’.

 

LEXO TE PLOTE