LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Në Kuvend do kaloj statut i ri”/ Harxhi: PD e ka humbur demokracinë, ja pse

4 Nëntor 2021, 21:52, Politikë CNA
“Në Kuvend do kaloj statut i ri”/ Harxhi: PD e ka humbur

Ish kandidatja për kryetare të PD Edith Harxhi e konsideron Kuvendin Kombëtar si të jashtëzakonshëm.

Në një intervistë për emisionin Opinion me Blendi Fevziun në Klan Tv, Harxhi deklaroi se PD ka humbur demokracinë, për aq kohë sa nuk lejon debat të lirë në parti. Sipas saj, institucioni i votës së lirë në PD është shkatërruar.

?Ky është Kuvend i jashtëzakonshëm, do jetë Kuvend statutor nuk do jetë Kuvend zgjedhor. E ka thënë edhe zoti Berisha. Do të kaloj një statut i ri i PD.

Ky Kuvend mblidhet me konsensus, sepse janë mbledhur 2/3 dhe do të dorëzohen në datën 9 ose 10. Në bazë të statutit duhen 30 ditë për mbledhjen e Kuvendit.

Institucioni i votës është shkatërruar në PD. Unë kam bërë disa beteja. PD i ka humbur demokracia për shumë vite. Përveç votës është edhe debati i lirë?, tha Harxhi./CNA.al

Lajmet e fundit nga