
Fshehu shpenzimet për shkollimin e vajzës dhe për ndërtimin e shtëpisë/ Bëmat e ish kryeprokurorit në kërkim
Ish kryeprokurori Adriatik Llalla u shpall fajtor dhe u dënu...
Nga Klodian Tomorri
Tenderi sekret 6 milionë euro që Ministria e Mbrojtjes kontraktoi në fund të vitit 2019 për ndërtimin e një muzeu ushtarak është një rast flagrant, ku ligji përthyhet në funksion të interesave privatë dhe jo atyre publike.
Shqipëria nuk përmbush dot detyrimet e NATO-s, në shpenzimet për mbrojtjen se buxheti nuk ka hapësirë. Por Ministria e Mbrojtjes prokuron muze ushtrie 6 milionë euro me tender sekret.
Përtej dyshimeve për qark të shkurtër, e madje edhe njohje mes Kontraktuesit publik dhe kontraktorit privat, përtej dyshimeve se në afërsi të muzeut fantazmë ka interesa familjare pasurore, këtu ka një çështje thelbësore;
A mund të prokurohet me tender sekret një objekt, i cili do të ishte pjesë e guidës zyrtare turistike të Tiranës? Pra cila është logjika e tenderit sekret për një atraksion që do të vizitohej nga mijëra njerëz në ditë? Kush ishte informacioni qe duhej te mbahej i klasifikuar ne kete rast? Kjo është pyetja e parë që duhet të shtrojnë ata, të cilët ngarkohen nga ligji për ta shtruar.
Në një vend normal, sot do duhej të ishte sekuestruar e gjithë praktika e prokurimit.
Cilat kompani u thirrën për të shprehur interes, si u përzgjodh kompania fituese, si u negociua kontrata e kështu me radhë?
Më tej akoma, prokuroria do të duhej të verifikonte të gjitha transaksionet e realizuara gjatë kësaj kohe nga palët e lidhura, përfshirë bankat. Se rreziku që në një prokurim të këtij lloji të lëvizin para në shumë hallka, ku secila hallkë i çon gjithmonë e më afër vendimarrësit, është shumë i madh. Ndërsa objekti atje do të duhej të ishte rrethuar nga shiritat e policisë.
Megjithatë ky i muzeut që mbeti rrugës është vetëm njëri prej tenderave.
Ka një statistikë tashmë të konfirmuar zyrtarisht. Në pesë vitet e fundit, Ministria e Mbrojtjes ka zhvilluar më shumë tendera sekretë se sa të gjitha qeveritë e shtetit shqiptar, që nga koha e Ismail Qemalit. Mbi 50 tendera sekretë janë vetëm në periudhën 2014-2018, vetëm nga Ministria e Mbrojtjes.
Në emër të sekretit ushtarak prokurohen muze gjysmakë me tendera sekretë dhe detyrohen qytetarët të paguajnë 6 milionë euro për disa karabina si stalla. Në emër të sekretit ushtarak u blenë patate me tender sekretë për pandeminë.
Këto nuk janë procedura të klasifikuara se kanë informacion të klasifikuar. Këto janë procedura të klasifikuara për një arsye të vetme; për të ndarë paratë e qytetarëve rehat./CNA.al
Ish kryeprokurori Adriatik Llalla u shpall fajtor dhe u dënu...
Sot, 4 nëntor, Fortlumturia e Tij Anastasi, Kryepiskopi i Ti...
Ambasadorja e SHBA në Tiranë, është takuar sot me Drejtorin ...
Drejtori i Përgjithshëm, Gledis Nano pas takimit me ambasado...
Ambasadorja amerikane në Tiranë është takuar sot me Drejtori...
Në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor, Elbasan, me datë 15 Janar...
Autoriteti i Mediave Audiovizive dhe Autoriteti i Komunikime...
Prokuroria e Përgjithshme bën të ditur se ka mbyllur hetimet...
Nga Erion DashoDuke nisur nga muaji gusht 2020 (kur sektori ...
Prokuroria e Tiranës i ka kërkuar Drejtorisë së Tatimeve bil...
Pastori Akil Pano thotë se me ndryshimet e propozuara në lig...
Emisioni “Në shënjestër” i gazetares Klodiana Lala në News24...
Në lidhje me shpërndarjen e formularëve ku termat “ nënë” dh...
Pastori Akil Pano, ka reaguar në lidhje me formularët e shpë...
Një metër dru vitin e kaluar kushtonte 1700 – 2000 lekë, ndë...
Ish-zv.ministri i Financave në kohën e qeverisjes së PD-së, ...
Republikani Glenn Youngkin, fitoi zgjedhjet për postin e guv...
Vetëm 1 orë nga përmbyllja e emisionit Fakt, në emisionin Op...
“Kisha dëgjuar por nuk kisha eksperiencë personale dhe me të...
Ish-zv.kryeministri Erion Braçe ka reaguar në lidhje me skan...
Koordinatorja Kombëtare e Luftës kundër Korrupsionit në Pa...
Partia Demokratike po vijon të ngrejë zërin për aferën e i...
Irfan Hysenbelliu, biznesmeni i cili ka edhe media në pron...
Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Jamarbër Malltezi, ...
Vettingu për gjyqtarët dhe prokurorët pritet të rinisë në ...
Sulmi kibernetik që ndodhi në muajin korrik ka prekur edhe...
Kunati i Mimi Kodhelit, ish-ministes së Edi Ramës, pasi ka...
Vettingu nuk po arrin të zgjidhë të gjitha problemet e...
Një shtëpi dy katëshe është goditur nga rrufeja në fshatin...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth orës 14:45, në fs...
Deti me dallgë ka rrezikuar jetën e dy personave, të cilët...
Zhdukja e Ervis Martinajt vazhdon të mbetet ende mister. P...
Fshatrat e Njësisë Administrative Novoselë, në Vlorë, ...
Ditën e mërkurë në vend do të ketë ndikim të masave aj...
Pas disa ditëve me temperatura jo shumë të larta, pritet që ...
Gjatë javës së fundit është regjistruar një fluks i madh emi...
Një grup gazetarësh dhe avokatësh paditën agjencinë amerik...
Një anije ukrainase e ngarkuar me 23.000 tonë drithë ë...
Estonia po vendos sanksione kundër Rusisë duke ndaluar...
Organizata joqeveritare “Krimet e Luftës në Gjakovë” m...
Aktori i njohur, Pandi Siku, është ndarë nga jeta në moshë...
Qendra Kombëtare e Kinematografisë ka reaguar për ndar...
Aktori dhe regjisori i njohur, Astrit Çerma, ka reagua...
Kristaq Dhamo, kineasti i mirënjohur shqiptar mbylli s...
Në maj të këtij viti, çmimet e ushqimeve në Nju Jork u rri...
Monedhat e huaja sot kanë shënuar një rritje të lehtë, por...
Euro dhe dollari e nisin javën në pozicionin e njëjtë si m...
Monedhat e huaja e mbyllin javën pa ndryshuar kurs. Edhe ...