Connect with Us

Manastirliu: Do vendosim ‘Greenpass’ për të hyrë në lokale

Shëndeti

Manastirliu: Do vendosim ‘Greenpass’ për të hyrë në lokale

Publikuar

-

/
cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Edhe Shqipëria do të vendos ‘green pass’ për t’u futur në lokale apo për të marrë shërbime të tjera.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu nga foltorja e Kuvendi ka deklaruar se së shpejti të gjithë qytetarët shqiptarë duhet të pajisen me ‘Greenpass’ për të hyrë në lokale.

‘Do të vendosim ‘Greenpass’ për të hyrë në lokale dhe në strukturat e shërbimit. ‘-është shprehur ministrja./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shëndeti

Varianti Omicron/ Zv.ministri i Shëndetësisë: Të gjithë do infektohen, por kalohet më lehtë

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

“Varianti Omicron do t’i infektojë të gjithë, nuk ka shpëtim. Nuk ka asnjë dyshim që deri në fund të vitit 2022, nëse nuk do të dalë ndonjë variant tjetër, pothuajse të gjithë do të infektohemi me këtë variant”.

Kështu është shprehur zëvendësministri italian i Shëndetësisë, Pierpaolo Sileri. “Ata që janë të vaksinuar janë më të mbrojtur dhe e kalojnë infektimin me një formë më të lehtë dhe nuk janë të rrezikuar të përfundojnë në terapi intensive”, shtoi ai.

Më tej, zyrtari italian i shëndetësisë foli edhe për masat ndaj personave të infektuar, duke u shprehur se brenda dy javësh pritet të bëhet një dallim mes atyre që kanë rezultuar pozitivë dhe janë pa simptoma dhe të tjerëve që janë të sëmurë, shkruan A2.

LEXO EDHE:  QSUT me drejtuese të re/ Ja kush e zëvendëson Enkelejd Jotin

LEXO EDHE:  Ndarja nga jeta e mjekes Suela Muça/ Reagon Manastirliu: Një humbje e madhe për mjekësinë shqiptare



“Jam dakord për një rishikim të rregullave dhe kjo do të bëhet në ditët në vijim, ndoshta brenda dy javësh, me nja dallim ndaj personave që janë pozitivë dhe të sëmurëve. Këtë na e mundëson varianti që është duke qarkulluar sot”, tha ai.

Pierpaolo Sileri nënvizoi se sot nuk është në qarkullim vetëm varianti Omicron, por edhe ai Delta dhe ky i fundit është më shqetësues. “Shumica e atyre që janë në terapi intensive janë të infektuar me variantin Delta dhe nuk janë të vaksinuar”, shtoi ai.

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Vijojnë të mbeten të larta shifrat e infektimeve me Covid/ Humbin jetën 4 qytetarë

Publikuar

-

Nga

cna lajme shendet

Ministria e Shëndetësisë ka bërë bilancin e situatës epidemiologjike në vendin tonë.

Sipas MSH, në 24 orët e fundit, janë kryer 5280 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitiv 1697 qytetarë dhe kanë humbur jetën 4 qytetarë.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 5280 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 1697 qytetarë, në këto bashki:

745 në Tiranë, 89 në Durrës, 86 në Shkodër, 67 në Gjirokastër, 63 në Vlorë, 51 në Elbasan, 45 në Kamëz, nga 44 qytetarë në Lushnje, Fier, 34 në Lezhë, 31 në Berat, 29 në Sarandë, 27 në Mallakastër, 26 në Mat, 25 në Korçë, 24 në Dimal, 23 në Krujë, 20 në Vorë, 18 në Dibër, 15 në Devoll, 13 në Divjakë, nga 11 qytetarë në Delvinë, Kavajë, nga 10 qytetarë në Tepelenë, Kuçovë, Gramsh, nga 9 qytetarë në Roskovec, Kukës, nga 8 qytetarë në Kurbin, Shijak, nga 7 qytetarë në Pogradec, Këlcyrë, nga 6 qytetarë në Himarë, Kolonjë, Prrenjas, nga 5 qytetarë në Librazhd, Përmet, Selenicë, Rrogozhinë, Mirditë, Pukë, Vau i Dejës, nga 4 qytetarë në Tropojë, Peqin, nga 3 qytetarë në Skrapar, Memaliaj, nga 2 qytetarë në Has, Konispol, Maliq, Belsh, nga 1 qytetar në Dropull, Libohovë, Fushë Arrëz.

LEXO EDHE:  Manastirliu jep lajmin e mirë/ Analiza falas për kancerin e mitrës

LEXO EDHE:  Foto - Qytetarët mbushin rrugët/ Mbipopullojnë sheshet dhe parqet e Tiranës



Janë 21,167 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 148 pacientë, nga të cilët 15 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ka katër humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: një qytetare nga Elbasani 73 vjeçe, një qytetar nga Shijaku 75 vjeç, dy qytetarë nga Tirana të moshave 78-86 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Janë shëruar 935 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 208,201 që nga fillimi i epidemisë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

5 arsye pse gjumi është i rëndësishëm për humbjen e kilogramëve të tepërt

Publikuar

-

Nga

cna shendet

Sasia e gjumit që bëni është po aq e rëndësishme sa ushtrimet dhe ato që hani. Nëse nuk bëni gjumin e nevojshëm që kërkon trupi juaj, truri juaj do të kërkojë energji diku tjetër, si ushqime me kalori të lartë dhe sheqerna. Janë 2 hormone që kontrollojnë oreksin tuaj, njëri prej të cilëve njihet si hormoni i urisë (ghrelin) dhe tjetri si  hormoni i ngopjes (leptina). Këta 2 hormone janë aty për të balancuar dëshirat tuaja, por mungesa e gjumit i bën ata të çekuilibruar.

Mungesa e gjumit mund të rrisë oreksin dhe të rrisë mundësinë për t’u bërë obezë.

Hormonet luajnë një rol të rëndësishëm në oreksin dhe rregullimin e gjumit , prandaj kur flini më pak, prishni hormonet tuaja. Kjo, nga ana tjetër, mund t’ju bëjë të dëshironi të hani ushqime me kalori të larta, edhe nëse sapo keni ngrënë një vakt 1 orë më parë.

Fjetja herët frenon oreksin gjatë natës.

Ngrënia e ushqimeve të vona gjatë natës bën që metabolizmi ynë të vazhdojë të funksionojë kur duhet të jetë relaksues, duke rezultuar që marrja e kalorive të ruhet si yndyrë . Gjithashtu mund të krijojë shqetësime dhe ju mun dtë mos bëni një gjumë të mirë.



Të fjeturit mjaftueshëm ju bën më energjik për aktivitet fizik.

Në mënyrë që të merrni energji për stërvitje, ju duhet të pushoni plotësisht, dhe kur jeni të relaksuar, trupi juaj zhvillon hormonin e rritjes, i cili bën që muskujt në trup të rriten. Hormoni i rritjes zakonisht aktivizohet gjatë gjumit, dhe nëse ju mungon gjumi, atëherë ai shtypet, duke rezultuar në një shans më të vogël për të djegur yndyrën . Është gjithashtu mjaft e rrezikshme të stërvitemi kur jemi të lodhur, veçanërisht kur ngremë pesha. Në rast lëndimi, hormoni i rritjes ndihmon në përshpejtimin e procesit të shërimit, prandaj është e rëndësishme që të pushoni plotësisht.

LEXO EDHE:  Foto – Qytetarët mbushin rrugët/ Mbipopullojnë sheshet dhe parqet e Tiranës

LEXO EDHE:  Foto - Qytetarët mbushin rrugët/ Mbipopullojnë sheshet dhe parqet e Tiranës

Gjumi mund të reduktojë dëshirën për të konsumuar karbohidrate.

Mund të mos jetë befasi nëse ndjeni dëshirën e madhe për të konsumuar  ëmbëlsira pas një dite të gjatë në punë. Pagjumësia dhe dëshirat për ushqim janë, në fakt, armiq, gjë që ndodh sepse mungesa e gjumit kontribuon në çekuilibrin e hormoneve që rregullojnë oreksin që shkakton shtim në peshë.

Gjumi mund të ndihmojë në heqjen e kileve të tepërta.

Gjumi për një  periudhë të shkurtër kohe, si 6-7 orë në natë, lidhet me shtimin në peshë. Më konkretisht, mund të rezultojë në një bel më të gjerë dhe më shumë yndyrë në bark. Kjo ndodh jo vetëm tek të rriturit, por edhe tek fëmijët, veçanërisht në moshën e mesme të fëmijërisë ( 6-8 vjeç)./CNA.al

LEXO TE PLOTE