Connect with Us

Luhet në tre ditë, zbardhet axhenda e javës së tetë në Superiore

Sport

Luhet në tre ditë, zbardhet axhenda e javës së tetë në Superiore

Publikuar

-

/

Java e tetë e Kategorisë Superiore do të zhvillohet në tre ditë. Ditën e shtunë do të luhet në dy orare të ndryshme, teksa Skënderbeu do të presë në Korçë skuadrën e Kukësit në orën 16.45. Rikthehet sërish derbi Tirana-Dinamo, pas atij takimi në turin e dytë të Kupës së Shqipërisë, teksa përsëri kjo ndeshje do të zhvillohet në stadiumin “AIR Albania”, por në ndryshim me sfidën e Kupës ku derbi i kryeqytetit u luajt në orën 16:45, takimi i kampionatit do të luhet në 19:45.

Të dielën do të zhvillohen dy takime, teksa Laçi do të presë në shtëpi Teutën dhe Partizani udhëton drejt Kamzës për të gjetur përballë Kastriotin, të dyja takimet do të zhvillohen me fillim nga ora 13:45. Sfida Egnatia-Vllaznia do të ulë siparin e javës së tetë të Kategorisë Superiore, ku do të sfidohen të hënën në orën 13:45 në stadiumin “Arena Egnatia”.

E shtune:
Skenderbeu-Kukesi 16:45
Tirana-Dinamo 19:45

E dielë:
Laci-Teuta 13:45
Kastrioti-Partizani 13:45

E hene:
Egnatia-Vllaznia 13:45

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Seria A

Një trofe për historinë, publikohen formacionet e Interit dhe Juventusit

Publikuar

-

Ndeshja e sotme mes Interit dhe Juventusit mund të hyjë në histori, sidomos për Simone Inzagin. Tekniku aktual i Interit ka mundur dy herë në ndeshje finale Juventusin ndërsa drejtonte Lacion gjatë karrierës së tij.

Nëse e përsërit sot në SuperKupën e Italisë, ai do të bëhet tekniku i parë që mund bardhezinjtë në tre finale, si askush më parë në historinë e klubit torinez. Një arsye më shumë që Interi i tij të kërkojë fitoren dhe Inzagi ka hedhur nga minuta e parë një rreshtim duke mos kursyer titullarët, me dyshen Xheko-Lautaro Martinez përpara.

Nga ana tjetër, Alegri vazhdon të ndryshojë emrat në varësi të situatës me COVID në klub, apo edhe dëmtimeve që janë bërë pengesë e madhe. Në sulm sot e nisin ndeshjen nga fillimi dyshja Kulusevski-Morata, me Dibala, Ken e Kaio Zhorzh që do të jenë në stolin e rezervave.



FORMACIONET ZYRTARE

Inter: Handanoviç, Skirnjiar, De Vraj. Bastoni, Dumfrajs, Barela, Brozoviç, Çalhanoglu, Perishiç, Xheko, L. Martinez.
Trajner: S. Inzagi

Juventus: Perin, De Shiljo, Rugani, Kielini, Aleks Sandro, MekKeni, Lokateli, Rabio, Bernardeski, Kulusevski, Morata.
Trajner: M. Alegri

LEXO TE PLOTE

Sport

Partizani merr edhe objektivin e verës, ja kush ka dalë në stërvitje

Publikuar

-

Andi Hadroj me shumë mundësi do të jetë pjesë e Partizanit, edhe pse ende nuk ka një njoftim zyrtar nga klubi i kuq.

Mbrojtësit i ka përfunduar kontrata me Bylisin, por ballshiotët kanë taksën e formimit dhe normalisht do të duhet një marrëveshje mes klubeve.

Hadroj është vënë nën urdhrat e trajnerit Dritan Mehmeti, i cili tashmë ka tre lojtarë për krahun e djathtë të prapavijës.



Filip Gligorov dhe Albion Marku luajnë në linjën e djathtë. Sa i takon Hadrojit, Partizani e tentoi edhe në verë por nuk arriti marrëveshjen me Bylisin.

Në të shkuarën ai ka qenë pjesë e Laçit në Abissnet Superiore, madje ka debutuar duke luajtur titullar në Kupat e Europës kundër Anorthosis Famagusta.

LEXO TE PLOTE

Sport

E KRYER/ Dinamo gjen fantazist në Brazil, 24 vjeçari firmos me blutë

Publikuar

-

Dinamo pritet të prezantojë Jose Denisson Silva dos Santos. Fantazist ka zgjidhur gjithçka me Drenicën në Kosovë, duke dalë lojtar i lirë. 24 vjeçari ka mbërritur në kryeqytet dhe ka hedhur firmën te Dinamo, me palët që kishin gjetur akordin ditë më parë, teksa pengesë për këtë lëvizje ishte bërë klubi i Superligës së Kosovës.

Mësohet se Drenica nuk i jepte lejen e kalimit lojtarit, ndërsa ky i fundit e ka paditur klubin për pagat e padhëna. Duket se ky fakt ka stepur drenicakët, duke e lënë të lirë lojtarin. Tanimë për Dinamon shtohet një tjetër fantazist, me Shkëmbin që ka një alternativë më shumë në fazën e avancuar.



Dennison më parë ka luajtur me Itabiana në Brazil, ndërsa përpara se të kalonte te Drenica në janarin e 2019, ka qenë pjesë e Bragës B në Portugali. Në dy sezone me Drenicën, braziliani ka qenë ndër lojtarët më të mirë në Kosovë.

LEXO TE PLOTE