LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Luhet në tre ditë, zbardhet axhenda e javës së tetë në Superiore

4 Nëntor 2021, 13:37, Sport CNA
Luhet në tre ditë, zbardhet axhenda e javës së tetë

Java e tetë e Kategorisë Superiore do të zhvillohet në tre ditë. Ditën e shtunë do të luhet në dy orare të ndryshme, teksa Skënderbeu do të presë në Korçë skuadrën e Kukësit në orën 16.45. Rikthehet sërish derbi Tirana-Dinamo, pas atij takimi në turin e dytë të Kupës së Shqipërisë, teksa përsëri kjo ndeshje do të zhvillohet në stadiumin ?AIR Albania?, por në ndryshim me sfidën e Kupës ku derbi i kryeqytetit u luajt në orën 16:45, takimi i kampionatit do të luhet në 19:45.

Të dielën do të zhvillohen dy takime, teksa Laçi do të presë në shtëpi Teutën dhe Partizani udhëton drejt Kamzës për të gjetur përballë Kastriotin, të dyja takimet do të zhvillohen me fillim nga ora 13:45. Sfida Egnatia-Vllaznia do të ulë siparin e javës së tetë të Kategorisë Superiore, ku do të sfidohen të hënën në orën 13:45 në stadiumin ?Arena Egnatia?.

E shtune:
Skenderbeu-Kukesi 16:45
Tirana-Dinamo 19:45

E dielë:
Laci-Teuta 13:45
Kastrioti-Partizani 13:45

E hene:
Egnatia-Vllaznia 13:45

Lajmet e fundit nga