Connect with Us

Lajme të mira për kombëtaren, Broja rikthehet në stërvitje me Sauthamptonin

Premier Liga

Lajme të mira për kombëtaren, Broja rikthehet në stërvitje me Sauthamptonin

Publikuar

-

/

Më në fund ka lajme të mira për Kombëtaren. Armando Broja ka hedhur pas krahëve dëmtimin dhe është rikthyer në stërvitje me Interin vetëm pak ditë para pushimit të Kombëtareve.

20-vjeçari i mungoi ekipit të tij në dy sfidat e fundit duke u bërë një mungesë e rëndësishme pasi dëmtimi për Brojën erdhi në momentin më të mirë ku i dha skuadrës 4 pikë në dy ndeshje. Sulmuesi i Kombëtares shënoi në fitoren ndaj Lidsit vetëm 2 javë më parë, ndërsa shënoi dhe në barazimin 2-2 kundër Bërnlejt, aty ku dhe u dëmtua.

Vetë faqja e Sauthemptonit ka shpërndarë foto të Brojës në stërvitje me mbishkrimin ‘’U rikthye!’’, duke çuar në delir tifozët anglez. Sauthemptoni luan në fundjavë ndaj Aston Vilës dhe me shumë mundësi do të jetë një tjetër mundësi për Brojën të tregojë vlerat e tij si futbollist.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Premier Liga

E zbulon “The Guardian”, klubi i Premier League kërkon kartonin e Brojës

Publikuar

-

Southampton e ka ndarë mendjen dhe kërkon të blejë kartonin e Armando Brojës. Sulmuesi kuqezi është në huazim nga Chelsea, teksa ka shënuar shtatë gola këtë sezon me ekipin e Hassenhuttl.

The Guardian në Angli bën me dije se klubi i Southampton nuk dëshiron ta humbasë lojtarin në verë, teksa ka nisur negociatat me Chelsea për kartonin e Brojës. Mbetet të shihet reagimi i Bluve, që pak muaj më parë rinovuan me sulmuesin e Kombëtares shqiptare deri në 2026.

“Southampton po zhvillon bisedime me Chelsean për transferimin e mundshëm të Armando Brojës, i cili ka bërë përshtypje që kur u transferua në St Mary’s në huazim.



20-vjeçari ka shënuar pesë gola në ligë që kur iu bashkua skuadrës së Ralph Hasenhüttl në fillim të sezonit dhe Southampton do të dëshironte ta kishte sulmuesin me kontratë të përhershme.

Mbetet për t’u parë nëse lojtari shqiptar është pjesë e planeve afatgjata të Chelseat. Situata pritet të bëhet më e qartë këtë javë, me Southampton të vetëdijshëm se klubet e tjera do të jenë të interesuara për Brojën”, shkruan media angleze.

LEXO TE PLOTE

Premier Liga

Liverpool ngjitet i dyti, Leeds tregon muskujt ndaj West Ham/ Ja rezultatet e ndeshjeve të Premier Ligës

Publikuar

-

Liverpool është rikthyer te fitorja pas tre ndeshjes pa pikë të plota. “The Reds” mposhtën në Anfield 3-0 skuadrën e Brentford dhe ngjiten në vendin e dytë në klasifikim, me 11 pikë më pak se Manchester City kryesues.

Skuadra e Klopp dominoi dhe pati shumë raste për gol, por ndeshjen e zhbllokoi vetëm në minutën e fundit të pjesës së parë, me anë të “xholit” Fabinho që e çoi topin drejt e në rrjetë.

Oxlade-Chamberlain ishte ai që shënoi golin e qetësisë, kurse Minamino e futi na kasafortë fitoren e Liverpool. Dueli tjetër u luajt në Londër, aty ku Leeds befasoi skuadrën e West Ham me rezultatin 2-3.

“Çekiçët” i kishin fituar tre ndeshjet e fundit dhe ishin rikthyer në vendin e katërt, por Jack Harrison ishte ai që ua bëri gjëmën. Mesfushori zhbllokoi ndeshjen dhe riktheu epërsinë edhe dy herë të tjera, pas golave të Bowen dhe Fornals.



PREMIER LEAGUE – JAVA 22

Liverpool-Brentford 3-0
Shënues:
 Fabinho 44’, Oxlade-Chamberlain 69’, Minamino 77’

West Ham-Leeds 2-3
Shënues:
 Bowen 34’, Fornals 52’ / Harrison 10’, 37’, 60’

LEXO TE PLOTE

Premier Liga

Ofendime dhe tone të larta, Kylie Walker dhe partnerja grinden me fqinjët

Publikuar

-

“Ofendime dhe ulërima”, Kylie Walker dhe partnerja e tij Annie janë përfshirë në një grindje me fqinjët. Sipas asaj që raporton The Sun, mbrojtësi i Manchester Cityt dhe Annie bëjnë vazhdimisht sjellje të pahijshme që prishin qetësinë publike në zonën ku banojnë.

“Fqinjët janë shumë të mërzitur. Është një zonë e këndshme dhe gjuha është shpesh vulgare”, tha një prej të intervistuarit për situatën. Nëna e tre fëmijëve, Annie, 29 vjeçe, u zemërua nga akuzat ndërsa Kyle, 31 vjeç, u përpoq të bënte paqe me fqinjët por pa sukses.



“Fqinjët u grindën me Annie-n sepse mund të dëgjonin sharje dhe ulërima që vinin nga kopshti i tyre. Rezidenca e banimit është një pjesë e bukur, plot me drejtues biznesi kryesorë dhe ata nuk presin t’i nënshtrohen një gjuhe të tillë”, shtoi i intervistuari.

LEXO TE PLOTE