Connect with Us

Khabib dhe Seedorf themelojnë një shkollë unike futbolli

Sport

Khabib dhe Seedorf themelojnë një shkollë unike futbolli

Publikuar

-

/

“K Sports Holding”, e themeluar nga dy ikona të sportit, Clarence Seedorf dhe Khabib Nurmagomedov, lancoi një akademi të re të futbollit, të quajtur “Seedorf Khabib Performance Club”, një shkollë futbolli me një metodologji stërvitjeje unike që do të kombinojë futbollin me artet e miksuara marciale (MMA).

Një strukturë ku sipas dy atletëve do t’u mundësojë të rinjve nga e gjithë bota që të zhvillojnë aftësitë e tyre sportive dhe sociale, me kompaninë që synon të hapë në 5 vitet e ardhshme 10 shkolla futbolli të shpërndara në vende të ndryshme të planetit.

Khabib dhe Seedorf u takuan në vitin 2020 dhe gjetën menjëherë mirëkuptimin, pasi ndanin të njëjtën dëshirë për t’i kthyer pas shoqërisë diçka nga ajo që ata përfituan nga sporti, duke lënë një impakt në jetën e të rinjve. Të dy janë besnikë dhe promovojnë një stil jete të shëndetshëm, diçka që duan ta transmetojnë me pasion edhe te brezat e ardhshëm.

Në konferencën e rastit, ish-futbollisti i Milanit deklaroi:
“Futbolli më ka dhënë shumë në jetë dhe unë tani dua t’i kthej diçka komunitetit, jam shumë i lumtur të punoj me Khabibin, dhe të ndikoj pozitivisht te brezi i ardhshëm me dijen që kam fituar përgjatë viteve”.

Ndërkohë që ish-kampioni absolut i UFC, Nurmagimedov u shpreh:
“Kam qenë gjithmonë një tifoz i madh i futbollit dhe e kam admiruar Clarence jo vetëm si lojtar, por edhe si njeri. “Seedorf Khabib Performance Club” do të ketë një impakt shumë pozitiv dhe do të përmirësojë aftësitë futbollistike dhe atletike të të rinjve, por mbi të gjitha do të kontribuojë për të formuar njerëz të mirë, që është dhe gjëja më e rëndësishme”.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

ZYRTARE/ 7 ndeshje me fanellën e kuqe, Partizani dhe mbrojtësi ndajnë rrugët

Publikuar

-

Filip Gligorov nuk është më lojtar i Partizanit. Lajmin e ka dhënë klubi i kuq, me anë të një postimi në rrjetet sociale. Kreyqytetasit dhe mbrojtësi e kanë parë të arsyeshme të ndërpresin bashkëpunimin me mirëkuptim.

“FK Partizani njofton mbylljen e bashkëpunimit me Filip Gligorov. Klubi dhe mbrojtësi 28 vjeçar kanë vendosur sot të ndërpresin me mirëkuptim kontratën mes tyre. FK Partizani falënderon Filip Gligorov për kontributin e dhënë me fanelën e kuqe, dhe i uron suksese të mëtejshme në karrierën e tij sportive” – shkruan klubi.



Gligorov ka luajtur 7 ndeshje me Partizanin, pa arritur dot të lërë gjurmë. 28 vjeçari nuk arriti të përshtatej te kjo skuadër, duke zhgënjyer kështu totalisht.  Më parë ka qënë pjesë e Sileks, Shkupi dhe Calarasi.

  

LEXO TE PLOTE

Seria A

Nuk u paraqitën në ndeshje, skuadra e Serie A humb 3-0 në tavolinë

Publikuar

-

Salernitana është dënuar me humbje në tavolinë, për ndeshjen ndaj Udinese në muajin dhjetor ku nuk u paraqitën.

Më 21 dhjetor, Salernitana duhet të luante me Udinese në transfertë, por ndeshja nuk u zhvillua, pasi skuadra mike raportoi disa raste me Covid-19 dhe ASL nuk i lejonte për të bërë udhëtimin jashtë qytetit.



Në këtë situatë, skuadra e Salernitana qëndroi e izoluar dhe nuk u paraqit në ndeshje. Ditën e sotme, Gjykatësi Sportiv në Itali, ka vendosur humbjen 3-0 në tavolinë për Salernitana, si dhe i është zbritur 1 pikë nga renditja.

Pritet që klubi italian ta apelojë vendimin dhe të kërkojë që ndeshja të luhet në një datë tjetër në të ardhmen.

LEXO TE PLOTE

Sport

VIDEO/ Situata komike në Turqi! Lojtari kërkon të pastrojë borën për të ekzekutuar 11-metërshin, kundërshtari e hedh borën në të njëjtin vend

Publikuar

-

Në disa pjesë të qyteteve të Turqisë ka rënë bora, ndërsa ndeshja Gaziantep–Malatyaspor është ndërprerë në pjesën e parë për shkak të kushteve të vështira për të zhvilluar një ndeshje. Pjesa juglindore e Turqisë është mbuluar nga bora, ndaj dueli në Gaziantep është ndërprerë. Një situatë e çuditshme ndodhi në fund të pjesës së parë, kur u akordua një penallti për miqtë.

Karim Hafez tenton të pastrojë me duar “pikën e bardhë” në mënyrë që të realizohet një penallti. Teksa pastron borën, kundërshtari i tij Furkan Soyalp e bën të vështirë dhe vendos që të hedhë sërish borën në të njëjtin vend. Në fund penalltia u ekzekutua, por nuk u shënua gol, kështu që mbeti 0:0, por shumë shpejt arbitri njoftoi se ndeshja nuk do të luhej deri në plotësimin e kushteve.

LEXO TE PLOTE