Connect with Us

“Kemi ardhur për çështjet e policisë”/ Ambasadorja e SHBA “kyç” gojën për Vettingun

Aktualitet

“Kemi ardhur për çështjet e policisë”/ Ambasadorja e SHBA “kyç” gojën për Vettingun

Publikuar

-

/
cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, është takuar sot me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Gledis Nano.

Ky është edhe takimi i parë zyrtar, mes ambasadores amerikane dhe kryepolicit Nano, i cili mori detyrën e re më 7 Tetor.

Ndërkohë në një prononcim për mediat, pas takimit ambasadorja Kim, ka dhënë detaje në lidhje mbi atë çfarë është diskutuar.

Ambasadorja Kim nuk ka pranuar të japë asnjë lloj komenti në lidhje me situatën politike.

E pyetur në lidhje me kërkesën e mazhorancës për të shtyrë afatet e organeve të Vettingut, ambasadorja Kim tha se “Kemi ardhur këtu për të folur për çështjet e policisë”.

Ajo vuri theksin tek ruajtja e integritetit të Policisë së Shtetit dhe të shmanget çdo lloj influence nga jashtë.

LEXO EDHE:  Basha uron Kosovën/ "Përulemi para veprës së Ibrahim Rugovës dhe Adem Jasharit"

Kisha një takim shumë të mirë me Zotin Nano.

Për ne bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe SHBA për çështjet e ligjzbatimit mbetet i rëndësishëm. Dhe ne do të vazhdojmë të forcojmë dhe të japim mbështëetje sa më shumë të jetë e mundur.

Policia duhet të ruajë dhe të rrisë besimin e publikut në integritetin e tyre.

Zoti Nano dhe unë jemi mbështetës të fortë të prezencës së policisë. Dhe gjithashtu e dimë që Policia e Shtetit ndërmerr reziqe të mëdha edhe duke humbur jetën e tyre për të ruajtur ligjin dhe rendin.

Diskutuam edhe rëndësinë sesi ligjzbatimi të mbetet i ruajtur nga çdo lloj influence që vjen nga jashtë.”.-tha Yuri Kim./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Tritol në banesën e Dukës/ Policia del me njoftimin zyrtar

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Policia e Durrësit ka dalë me një njoftim zyrtar sa i takon ngjarjes që ndhodhi mbrëmjen e sotme.

Përmes një njoftimi, policia bën me dije se rreth orës 22:10 shtëpisë së Armand Dukës i është vendosur lëndë plasëse, ku si pasojë është dëmtuar vetëm porta e jashtme e banesës.

Durrës/Informacion paraprak



Më datë 24.01.2022, rreth orës 22:10, në lagjen nr. 4, Durrës, para portës së shtetasit A. D. dyshohet se ka shpërthyer një sasi lënde plasëse. Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar vetëm dëme materiale në portën e jashtme të banesës.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia./E.K-CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

I vunë tritol/ Pamjet kur Armand Duka mbërrin në banesën e tij

Publikuar

-

Nga

Mbrëmjen e sotme iu vendos tritol banesë në Durrës së kreut të FSHF-së, Armand Duka.

Lënda plasëse ishte vendosur në derën e jashtme të banesës dhe nga shpërthimi nuk ka patur personat lënduar, por vetëm dëme materiale.

Në momentin e shpërthimit në banesë ndodhej vetëm bashkëshortja e Dukës e cila fatmirësisht nuk ka pësuar lëndime.

LEXO EDHE:  Denoncuan mjeken e Infektivit se nuk i shërbeu babait/ “Tërbohet” policia, procedon penalisht dy vajzat e të ndjerit

LEXO EDHE:  Basha uron Kosovën/ "Përulemi para veprës së Ibrahim Rugovës dhe Adem Jasharit"



Pak minuta më vonë Armand Duka mbërriti në banesën e tij, dhe siç shihet nga pamjet, kreu i FSHF futet qetësisht në banesë.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Duka është kërcënuar me sms pak ditë më parë/ Zyrtari i FSHF e konfirmon

Publikuar

-

Nga

Aldi Topçiu, Drejtor Juridik i FSHF, ka konfirmuar lajmin e moderatorit Blendi Fevziu se ka pasur një SMS kërcënues pak ditë më parë kundrejt Armand Dukës.

Reagimi erdhi pas raportimit se shtëpisë së Dukës i është vënë tritol.

Pjesë nga biseda:

Blendi Fevziu: Nuk e di, më thonë që ka pasur një SMS kërcënues pak ditë më parë kundrejt Dukës, është e vërtetë z.Topçiu?

LEXO EDHE:  Zbardhet takimi në selinë e PD/Kush i priti senatorët e SHBA dhe çfarë u diskutua

LEXO EDHE:  Zbardhet takimi në selinë e PD/Kush i priti senatorët e SHBA dhe çfarë u diskutua



Aldi Topçiu: Nuk thoja dot diçka që më është thënë në koenfidencialitet e sipër

Blendi Fevziu: Është e vërtetë?

Aldi Topçiu: Po, është e vërtetë!

LEXO TE PLOTE