LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ja se si Xho Bajden i ka dëmtuar demokracitë e Evropës

4 Nëntor 2021, 11:29, Blog CNA
Ja se si Xho Bajden i ka dëmtuar demokracitë e Evropës

Nga Michael Rubin?19 FortyFive?

Në fjalimin e tij të parë madhor mbi politikën e jashtme si president, Xho Bajden deklaroi: ?Amerika është rikthyer, diplomacia është rikthyer!?. Ishte një retorikë e mirëpritur. Por dy episode të neglizhencës diplomatike, mund të ndikojnë negativisht në sigurinë e Evropës për dekadat e ardhshme.

Vendimi i parë ishte i profilit të lartë. Ndërsa Bajden nisi të ndryshojë disa nga politikat e paraardhësit të tij, ai hoqi sanksionet e SHBA-së mbi gazsjellësin ?Nord Stream II?, duke dhënë mundësinë përfundimit të tij dhe qenien gati për të nisur nga puna.

Kjo ishte një fitore shumë e rëndësishme për ambiciet strategjike të Rusisë në Evropë, pasi i dha mundësi presidentit rus Vladimir Putin që të shantazhojë të gjitha vendet evropiane që janë bërë të varura nga gazi rus, dhe të ndëshkojë vende si Ukraina duke i shmangur si rrugë tranziti për transportin e gazit të saj.

Goditja e dytë për sigurinë e Evropës, erdhi vetëm muajin e kaluar, dhe kaloi kryesisht pa shumë vëmendje. Në pamje të parë, Marrëveshja e Mbrojtjes së Ndërsjellë dhe Bashkëpunimit e nënshkruar nga Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken dhe homologu i tij grek Nikos Dendias, ishte një triumf.

Marrëveshja çimenton bashkëpunimin relativisht të ri dypalësh (në krahasim me atë të NATO-s) në fushën e mbrojtjes midis SHBA-së dhe Greqisë. Në vend se të rinovohetçdo vit ky bashkëpunim, marrëveshja e re zgjat 5 vjet, me opsionin e një zgjatje më të madhe në kohë.

Po ashtu pakti parashikon shtimin e stërvitjeve të përbashkëta dhe një bashkëpunim më të madh midis Greqisë dhe Shteteve të Bashkuara. Megjithatë, në prapaskenë Bajden e hodhi topin në fushën tjetër. Ngjashmëritë mes Putinit dhe presidentit turk Rexhep Taip Erdogan janë më të mëdha se sa dallimet midis tyre.

Që të dy refuzojnë statuskuonë, flasin për rishikimin e kufijve të tyre të njohur, fajësojnë Perëndimin për humbjen e madhështisë së dikurshme, dhe synojnë të provokojnë kriza rajonale si një mënyrë për ta shpërqendruar publikun nga keq-menaxhimi i ekonomisë në vend.

Gjatë viteve të fundit, ndërsa Rusia ka rrëmbyer disa territore nga Gjeorgjia dhe Ukraina, Turqia ka dërguar trupa në Siri, Irak dhe Nagorno-Karabakh; e ka shkelur statuskuonë në Qipro, ka pretenduar caktimin e një kufiri detar me Libinë në dëm të vendeve që ndodhen midis,dhe ka kërcënuar ishujt grekë në detin Egje.

Dobësia e Perëndimit, e shfaqur qoftë në diplomaci apo jo, vetëm sa e inkurajon Erdoganin për sulme të mëtejshme. Ndërsa rëndësia strategjike dhe ekonomike e Mesdheut Lindor po rritet gjithnjë e më shumë, ushtria e Shteteve të Bashkuara ka pak infrastrukturë logjistike. Prania e SHBA-së në bazën ajrore të Incirlikut në Adana të Turqisë është e dobët. Marina amerikane e ka shfrytëzuar prej kohësh Gjirin e Sudës në Kretë, por prania tjetër e saj në rajon është e re:Ushtria amerikane ka tashmë një prani të vogël në kampin Georgulas në Volos.

Vetëm në dy vitet e fundit, ushtria amerikane dhe marinsat kanë kryer stërvitje të përbashkëta me homologët e tyre grekë në vargmalin Litokoro rrëzë malit Olimp. Marrëveshja SHBA-Greqi e tetorit 2019, i dha gjithashtu qasje Shteteve të Bashkuara në bazën e Aleksandropolisit.

Me përjashtim të Gjirit të Sudës, që është thuajse 400 milje larg Turqisë, bazat që përdorin Shtetet e Bashkuara janë të gjitha në Greqinë kontinentale dhe e lënë Egjeun të ekspozuar. Qeveria greke shpresonte që ta korrigjonte këtë detyrim strategjik, por ekipi i sigurisë kombëtare të Xho Bajdenit e bindi se vendosja e amerikanëve në ishullin Skiros, siç kërkoi Greqia, do ta zemëronte akoma më shumë Turqinë.

Kjo është një marrëzi. Skiros gjendet në Egjeun qendror, i pozicionuar shumë mirë për të mbrojtur ishujt e tjerë dhe burimet e tyre, por jo kërcënues për Turqinë. Ndërsa Greqia nuk kërkoi zyrtarisht praninë amerikane në Limnos, Athina do të ishte pajtuar gjithashtu me një prani të vogël atje.

Prania amerikane në Skiros dhe Limnos do të pengonte agresionin turk jo vetëm kundër Greqisë, por edhe më gjerësisht kundër Qipros, Izraelit, Egjiptit, Libisë dhe shteteve të tjera bregdetare të Mesdheut Lindor. Por të dyja vendet janë gjithashtu vendimtare për monitorimin e trafikut përmes ngushticave në Detin e Zi.

Diplomacia kërkon besueshmëri. Aleatët si Greqia duhet të besojnë se Amerika është në krah të tyre, ndërsa kundërshtarët si Turqia dhe Rusia duhet të kuptojnë se Shtetet e Bashkuara kanë infrastrukturën e duhur ushtarake për të ndjekur strategji të tjera, nëse këto të fundit e refuzojnë diplomacinë si mjet për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve.

Mjerisht, Bajden është tërhequr nga kjo qasje. Marrëveshja e Mbrojtjes së Ndërsjellë dhe Bashkëpunimit ishte sigurisht një hap pozitiv, por refuzimi i dislokimit në Skiros e minon potencialin e saj më të madh.

Në rast se Bajden dëshiron vërtet që diplomacia të ketë sukses, ai duhet t?u japë përparësi interesave të Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të saj më të afërt mbi shqetësimet për kundërshtimet e shteteve që po e kërcënojnë rendin rajonal. Fatkeqësisht, si nga veriu ashtu edhe nga jugu, instinktet e gabuara të presidentit Bajden kanë minuar demokracitë e Evropës.

Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al

How Joe Biden Has Undermined Europe?s Democracies

 

17:18 Blog

Ora më idiote

“Ke shpëtuar dy herë qytetërimin perëndimor. Tani e quajnë f...

Lajmet e fundit nga