Connect with Us

‘Green Pass’ për të hyrë në lokale/ Mjeku dhe avokati kundër vendimit: Diskriminuese!

Aktualitet

‘Green Pass’ për të hyrë në lokale/ Mjeku dhe avokati kundër vendimit: Diskriminuese!

Publikuar

-

/

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu deklaroi sot në parlament se të gjithë qytetarët shqiptarë duhet të pajisen me ‘Greenpass’, certifikatë vaksinimi, për të hyrë në lokale.

Lidhur me këtë vendim ka folur mjeku Erion Dasho dhe avokati Redon Meksi, të ftuar në Syri tv.

Dasho thekson se pasaporta nuk imponon vaksinimin, kurse Meksi vlerësoi se vendimi është diskriminues dhe antikushtetues.

“Në Europë, pasaporta ka tre elementë. Pasapora nuk imponon vaksinimin. Edhe paratë që duhen paguar janë të mëdha, në raport me rrogat që marrin shqiptarët. Jam kundër faktit se një person nëse nuk vaksinohet, duhet që të ikë nga puna. Jam kundër faktit, që nëpërmjet presionit financiar, të detyrohet një zyrtar, por jam pro që të ofrohet testi, testim që është falas, e personi testohet tre herë në javë, kjo procedurë është baraz me të qënit i shëruar.

LEXO EDHE:  Rikthimi i Covid-19/ OBSH veçon 11 vendet, mes tyre edhe Shqipëria

Testi është me çmim prej 50 lekë ose 100 lekë dhe testohet para se të hyjë në mësim. E gjykoj si metodë që e shikoj si të realizueshme. Për fëmijët nën 18 vjeç, edhe një dozë mjafton që të krijohet imunitet.”, tha Dasho.

Avokat Redon Meksi tha se ky vendim nuk është vetëm se diskriminues, por shkelt dhe konventa .

“Popullata diskriminohet, kemi konventa që shkelen. Këtu urdhërat vendosen me urdhëra goje. Këtu ka një problem, se opozitën e kemi edhe më pro se qeveria, sepse shkel parime bazë të Kushtetutës sonë. Ne nuk kemi vaksinë që të jetë e mirëstudiuar.”/CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Pas Çuçit, edhe ministri i Drejtësisë përgëzon Policinë e Shtetit

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Një tjetër politikan që ka përgëzuar Policinë e Shtetit për aktet e dhunës në protestën e demokratëve, është ministri i Drejtësisë Ulsi Manja.

Po ashtu si ministri i Brendshëm, Çuçi, edhe Manja shkruan se, Policia e Shtetit e kaloi me dinjitet të lartë profesionalë këtë sprovë.



Sot ka qenë ndoshta sfida më e komplikuar për një Polici Shteti në demokraci, sepse kjo e sotmja është një ngjarje e padëgjuar në historinë politike të planetit. S’ka bërë vaki në botë që një parti politike të kthehet në një arenë lufte me mjete mesjetare, mes dy palësh të ekstremizuara në skaje të papara ndonjëherë. Policia e Shtetit e ka kaluar me dinjitet të lartë profesional këtë sprovë përballë papërgjegjshmërisë më absurde të të dyja palëve të përfshira në konflikt. Tani që më e keqja ka kaluar më së miri, prokuroria dhe policia duhen mbështetur pa rezervë në kryerjen e detyrës së nxjerrjes para ligjit të përgjegjësve të asaj skene krimi jashtë dhe brenda godinës së këtij ballafaqimi mesjetar. I bëjmë thirrje palëve të vetëpërmbahen dhe të mos pengojnë me veprime ose mosveprime të qëllimshme, organet ligjzbatuese të bëjnë detyrën”, shkruan Ulsi Manja./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Me bodigardë dhe kapuç në kokë/ Grida Duma largohet nga dera e pasme e selisë

Publikuar

-

Nga

Deputetja e Partisë Demokratike Grida Duma ka dalë nga izolimi ku po qëndronte prej disa orësh.

Pak më parë, Duma doli live dhe foli për dhunën, mes demokratëve, ndërkohë që në anën e dhunuesve është shfaqur i dashuri i saj Ervin Salianji.



Ndërsa pas largimit të protestuesve, deputetja e Bashës ka dalë me shpejtësi nga selia.

LEXO EDHE:  Shehu kritika të forta qeverisë/ “Na bëri “Delen e zezë” Covid në Europë, së paku të kujtohet për vaksinat”

LEXO EDHE:  Tritan Kalo “shpërthen” ndaj politikanëve/ A jeni shqiptarë apo bukëshkalë!

Me kapuç në kokë dhe e rrethuar me bodigardë, Duma ka dalë nga dera e pasme e selisë dhe ka nxituar drejt eskortës së saj./E.K-CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

“Shmangni zonën rreth PD”/ DASH reagon pas protestës

Publikuar

-

Nga

Byroja konsullore e DASH i ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të shmangin zonën rreth selisë së Partisë Demokratike pas protestës së sotme.

zhvillimeve të dhunshme të ndodhura atje ditën e sotme.

“Protesta në selinë e Partinë Demokratike u përshkallëzua në dhunë me incidente të përdorimit të forcës fizike dhe gazit lotsjellës. Shmangni zonën dhe qëndroni në dijeni për çfarë mund të ndodhë teksa incidente të tjera mund të përhapen në pjesë të tjera të qytetit”, thuhet në reagim.

LEXO EDHE:  “Ambienti spitalor është traumatik”/ Arjana Reli: Ankthi dhe stresi gjatë pandemisë janë të pashmangshëm

LEXO EDHE:  Sondazhi i OKB/ Shqiptarët më pesimistë se bota, 46% presin të jenë më keq se sot në vitin 2045



LEXO TE PLOTE