Connect with Us

“Green Pass në lokale”/ Manastriliu: Njerëzit po helmohen nga “ekspertët” me historinë e çipave

Shëndeti

“Green Pass në lokale”/ Manastriliu: Njerëzit po helmohen nga “ekspertët” me historinë e çipave

Publikuar

-

/

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, është e ftuar mbrëmjen e sotme në ‘Real Story”, ku ka komentuar deklaratën e sotme në Kuvend për vendosjen e Green Pass në bare dhe ristorante.

Manastrliu tha se në varësi të ecurisë do të vlerësohen opsionet dhe Green Pass është një nga këto.

Ajo tha vendosja me detyrim e Green Pass në shkolla për studentët ka ndihmuar  rritjen e përqindjes së vaksinimit duke e çuar në 30%, por sipas saj është ende larg qëllimit.

“Për të qenë precize për atë që deklarova. Ne jemi duke vlerësuar dinamikën e pandemisë. Do të shohim se si do të përballemi me ecurinë e infektimeve. Të gjitha opsionet janë të tavolinë, edhe vendosja e Green Pass është një nga këto. E kemi vendosur por studentët dhe ka pasur një rritje e studentëve që janë vaksinuar. 38-30% e grupmoshës 18-24 janë vaksinuar por jemi akoma larg. Ne duhet të vaksinojmë edhe 1 milionë 170 mijë qytetarë. Kemi bërë mbi 1 milionë e 900 mijë. Me dy doza janë 890 mijë.

LEXO EDHE:  Manastirliu jep lajmin e mirë/ Ja çfarë po ndodh në Spitalin Infektiv

Ne kemi treguar se me vendimet që kemi marrë kemi qenë të kujdesshëm dhe u qëndrojmë atyre. Kemi ruajtuar një situatë që nuk na ka çuar në kolaps të sistemit shëndetësor.  Qeveria ka siguruar vaksina, mos ta harrojmë këtë. Procesi i vaksinimit është sfidues. Ne kemi nisur me obligime aty ku ka risqe më të mëdhenj.  Derë më derë kemi shkuar. Ka shumë që janë helmuar nga “ekspertët” me historitë e çipave . Ne kemi punuar me fushatë ndërgjegjësuese dhe kemi arritur jo pak. Ne e kemi treguar se nuk na ka prevaluar interesi politik mbi shëndetin. Vaksinimi nuk kishte lidhje me zgjedhjet për sa kohë që vaksinat dolën dhe u certifikuan në nëntor. Interesi i qytetarëve ka qenë më i madh pas. Fakti që Shqipëria pati një ulje të sezonit të verës vaksinimi vazhdonte. Nuk mundet që për hir të asgjëje të çedojmë me atë që ne kemi përgjegjësi, mbrojtjen e qytetarëve.”, tha ajo./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shëndeti

Kardiologu: Kalimi i Covid në gjendje të rëndë sjell probleme kardiake

Publikuar

-

Nga

Infektimi me Covid dhe kalimi i tij në gjendje të rëndë nuk sjell probleme vetëm në mushkri. Një organ i rëndësishëm që preket është edhe zemra.

Mjeku kardiolog Altin Veshti në një reagim për Klan Tv shprehet se pacientët që e kalojnë virusin në gjendje jo të lehtë kanë rrezik edhe për ndërhyrje në zemër.

Ndikim i drejtpërdrejtë i koronavirusit tek ne janë ata pacientë, të cilët e kanë kaluar Covid-19 dhe kanë lënë sekuela pulmonare, pra të mushkrive. Këta pacientë duke patur një dëm në mushkri kanë një rrezik më të shtuar për të bërë një ndërhyrje kirurgjikale tek ne, sepse mushkëritë janë të lidhura drejtpërdrejtë me zemrën dhe kjo ka shtuar le të themi në numër më të madh të pacientëve që po trajtohen post Covid-19 dhe ditët e  qëndrimit në reanimacion për pjesën e mushkërive”, tha Veshti.

Kardiologu shton më tej se në disa raste kalimi Covid-19 ka shfaqur edhe miokarditin tek pacientët.

LEXO EDHE:  Covid-19 po përhapet masivisht tek të rinjtë, në intubim edhe 25-30 vjeçarë

LEXO EDHE:  Shkodra, vatër e rrezikshme e Covid-19/ Kirurgu i njohur, mesazh të fortë qytetarëve



Kemi pasur raste shumë të radha që nuk i kemi trajtuar në kardikirurgji, por janë trajtuar në kardiologji, miokarditet po shumë të rralla. Ajo që ne na lidh drejtpërdrejtë me koronavirus, vetëm ata pacientë, të cilët e kanë kaluar në gjendje të rëndë dhe u ka lënë atë që quhet fibrozë pulmonare, këta janë më të rrezikuar se të gjithë pacientët që kanë kaluar Covid, por nuk i kanë lënë asgjë në jetë normale”, shton ai.

Sipas mjekut Altin Veshti, edhe pse në situatë pandemie, në kardiokirurgji janë kryer ndërhyrje dhe tek pacientë pozitiv me Covid.

Sigurisht që ne kemi patur raste me koronavirus, kemi operuar raste duke e ditur që më përpara që kanë qenë pozitiv me koronavirus. Kemi operuar raste të tjera që kanë dal negativ në ditën e shtrimit, por mund të jenë infektuar në një moment të veçantë gjatë shtrimit, dhe këta kanë dalë shumë mirë”, deklaroi Veshti./E.K-CNA.al

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Mbeten të larta shifrat e të infektuarëve me Covid/ Ja sa persona kanë humbur jetën

Publikuar

-

Nga

Shifrat e infektimeve me variantin e ri të Covid vijojnë të jenë të larta. Në 24 orët e fundit, sipas Ministrisë së Shëndetësisë janë regjistuar 2230 qytetarë të infektuar nga 6598 testime, si dhe 5 humbje jete.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 6,598 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 2,230 qytetarë, në këto bashki:

1053 në Tiranë, 133 në Shkodër, 91 në Durrës, 74 në Fier, 66 në Vlorë, 52 në Sarandë, 49 në Elbasan, 47 në Gjirokastër, 44 Lushnje, Berat, 40 në Kamëz, 37 në Vorë, Korçë, 35 në Krujë, 28 në Lezhë, Tepelenë, 24 në Pogradec, 23 në Kuçovë, 22 në Gramsh, 21 në Skrapar, 19 në Patos, 18 në Kurbin, 17 në Peqin, 16 në Mallakastër, 15 në Divjakë, 13 në Dimal, 12 në Kavajë, Devoll, 11 në Vau Dejës, Mirditë, 10 në Dibër, Mat, 9 në Pukë, Kukës, Belsh, 8 në Malësi e Madhe, 7 në Përmet, 6 në  Delvinë, Kolonjë, Cërrik, 5 në Fushë-Arrëz, Has, Këlcyrë, 4 në Tropojë, Shijak, Selenicë, Memaliaj, 3 në Rrogozhinë, Rroskovec, Konispol, Dropull, Poliçan, Librazhd, 2 në Klos, Himarë, Prrenjas, 1 në Finiq, Libohovë, Maliq.

LEXO EDHE:  Covid-19 po përhapet masivisht tek të rinjtë, në intubim edhe 25-30 vjeçarë

LEXO EDHE:  Covid në shkolla/ Boçi nxjerr mesazhet: Janë shumë mësues dhe fëmijë të infektuar

Janë 24,436 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.



Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 146 pacientë, nga të cilët 14 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ka pesë humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: Një qytetar nga Elbasani 60 vjeç, dy qytetarë nga Tirana 60 dhe 77 vjeç, një qytetar nga Rrësheni 77 vjeç, një qytetar nga Saranda 80 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Janë shëruar 1,894 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 218,679 që nga fillimi i epidemisë./E.K-CNA.al

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Rritet ndjeshëm numri i fëmijëve të infektuar me COVID-19

Publikuar

-

Nga

Në Maqedoninë e Veriut është rritur ndjeshëm numri i fëmijëve të prekur nga COVID 19 e sidomos me variantin Omicron.

5453 fëmijë të moshës nga 0-9 vjeç janë infektuar me COVID që nga fillimi i pandemisë dhe 16 225 persona të grupmoshës nga 9-19 vjeç.

Në Spitalin për Sëmundje të Mushkërive të fëmijëve në Kozle të Shkupit, për momentin janë shtruar 25 fëmijë. Gjendja e tyre paraqitet e qëndrueshme.



“Pas festave të vitit të ri numri i fëmijëve të shtruar në Institutin tonë është në rritje. Ka kohë që jemi Kovid për fëmijë dhe gjithë fëmijët e të gjithë rretheve vinë tek spitali jonë. Numri momental është diku 25 fëmijë dhe të gjithë janë në gjendje të mirë shëndetësore, me komplikime më të vogla. Për momentin nuk kemi asnjë fëmijë që kërkon me gjendje që kërkon oksigjen”, u shpreh Besnik Zeqiri, drejtor i spitalit “Kozle”.

LEXO EDHE:  Covid në shkolla/ Boçi nxjerr mesazhet: Janë shumë mësues dhe fëmijë të infektuar

LEXO EDHE:  Ekspertët francezë propozojnë vaksinim të detyrueshëm të popullsisë

Gjatë javës së fundit përqindja e fëmijëve të infektuar në moshë prej 0 deri 9 vjeç ka qenë 1.8 përqind. Ndërsa nga fillimi i pandemisë janë infektuar 5453 fëmijë në moshë 0 deri 9 vjeç ndërsa prej 9 deri 19 vjeç janë infektuar 16 225 fëmijë.

“Në Institutin tonë janë 30 përqind fëmijë nga 0 deri 3 vjeç, dhe 70 përqind të tjerët janë nga 9 deri 18 vjeç. Edhe në ambulancat që vinë për kontrolle 60 përqindëshi janë në moshë prej 9 deri 18 vjeç”, tha më tej drejtori i spitalit./euronews

LEXO TE PLOTE