Connect with Us

“Gjendja në Bosnjë-Hercegovinë alarmuese”/ Gjermania: Ka një përshkallëzim të rrezikshëm

Bota

“Gjendja në Bosnjë-Hercegovinë alarmuese”/ Gjermania: Ka një përshkallëzim të rrezikshëm

Publikuar

-

/
cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Qarqe qeveritare nga Berlini i thanë DW se janë të shqetësuar për situatën në Bosnjë-Hercegovinë dhe se po përpiqen me Kuintin të gjejnë një zgjidhje për të penguar përhapjen e konfliktit në rajon.

Jemi të alarmuar pas raportit të paraqitur nga Përfaqësuesi i Lartë (HR) Christian Schmidt, thuhej nga qarqet qeveritare të mërkurën në mbrëmje në Berlin. “Qeveria Federale ndan shqetësimin e madh të Përfaqësuesit të Lartë Schmidt për situatën e brendshme politike në Bosnjë-Hercegovinë dhe sidomos për një sërë deklaratash të presidentit serb, Milorad Dodik. “Thirrjet për shkëputje dhe për hapa për dobësimin e  shtetit në tërësi janë të papërgjegjshme dhe krejtësisht të papranueshme”, thuhet ndër të tjera në një prononcim të  Ministrisë së Punëve të Jashtme të Gjermanisë për DW.

Ministria e Jashtme gjermane gjykon më tej se Bosnja-Hercegovina po ecën prapa, dhe se ekziston rreziku i një krize të përhershme me pasoja negative për qytetarët e të gjithë vendit. “E gjithë kjo rrezikon stabilitetin jo vetëm të Bosnjë-Hercegovinës, por të të gjithë rajonit. Ne jemi duke u konsultuar intensivisht me partnerët tanë, veçanërisht në BE, në Kuint dhe në Ballkanin Perëndimor dhe në kuadër të Këshillit për Zbatimin e Paqes, për hapat që mund të ndërmarrim për të shmangur një zhvillimi të tillë”, përfundon deklarata  e Ministrisë së Punëve të Jashtme gjermane. Kuinti përbëhet nga përfaqësues të pesë shteteve perëndimore: Gjermania, Britania e Madhe, Franca, Italia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Bosnien und Herzegowina | Christian Schmidt - Rede im ParlamentChristian Schmidt ishte Ministër i Bujqësisë në Gjermani në periudhën e parafundit legjislative dhe prej gushtit 2021 është përfaqësues i lartë i OKB-së në Bosnjë-Hercegovinë. Këtu dukem mbajtur një fjalim në parlamentin e Bosnjë-Hercegovinës, më 28.10.2021.

Schmidt: Ka një përshkallëzim të rrezikshëm në Bosnje

Përfaqësuesi i lartë i bashkësisë ndërkombëtare në Sarajevë, Christian Schmidt, kishte paralajmëruar më parë në një raport për Këshillin e Sigurimit të OKB-së për një përshkallëzim të rrezikshëm të situatës në Bosnjë-Hercegovinë.

LEXO EDHE:  Gjermania më 2021: Midis pandemisë dhe ndarjes nga Merkeli

“Bosnja-Hercegovina po përballet me kërcënimin e saj më serioz ekzistencial të periudhës së pasluftës”, shkruante diplomati gjerman dhe ish-ministri i Bujqësisë në raportin e tij më të fundit drejtuar Kombeve të Bashkuara, bën të ditur dpa.

Raporti fajëson Milorad Dodik , përfaqësuesin e serbëve në trion presidenciale të Bosnjë-Hercegovinës, për përshkallëzimin e situatës. Dodik po përgatit krijimin e ushtrisë së vet për Republikën Serbe, çfarë do të çonte në prishjen e ushtrisë së të gjithë vendit, thuhej në raport. Përveç kësaj, politikani serb i Bosnjës tashmë po bllokon institucionet shtetërore si presidenca dhe parlamenti përmes bojkotit të tij. Nëse bashkësia ndërkombëtare vazhdon ta pranojë këtë politikë, Republika Serbe do të “largohet nga rendi kushtetues i Bosnjës” dhe do të minojë  Marrëveshjen e Paqes të Daytonit,” shkruante Schmidt në raport.

Në vitin 1995, Marrëveshja e Daytonit i dha fund luftës së përgjakshme trevjeçare në Bosnje-Hercegovinë. Ndër të tjera, marrëveshja parashikonte krijimin e dy pjesëve gjysmë autonome të vendit, Federatës Boshnjake-Kroate dhe Republikës Serbe. Përveç kësaj, ajo krijoi zyrën e Përfaqësuesit të Lartë, e cila është paraparë të monitorojë respektimin e Marrëveshjes së Paqes. Politikani gjerman kristiansocial, Christian Schmidt,  e mori këtë post në gusht të vitit 2021.

Bosnien Milorad Dodik Milorad Dodik, përfaqësuesi i serbëve në trion presidenciale të Bosnjë-Hercegovinës

Ndërkohë Këshilli i Sigurimit i OKB-së e zgjati unanimisht misionin e BE-së në Bosnjë edhe për dymbëdhjetë muaj të tjerë. Para kësaj, megjithatë, kishte pasur një mosmarrëveshje për rolin e Schmidtit si Përfaqësues i Lartë – Rusia argumenton se pozicioni nuk është më i nevojshëm. Nën kërcënimin e një vetoje për zgjatjen e misionit të BE-së, Moska e pengoi Schmidt-in të informonte organin më të fuqishëm të OKB-së në Nju Jork të mërkurën mbi bazën e raportit të tij mbi situatën në Bosnje-Hercegovinë, bën të ditur dpa./DW

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Vazhdojnë lëkundjet e tërmetit në Greqi

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Lëkundjet e tërmetit në Greqi vazhdojnë akoma.

Sipas EMSC, në shtetin fqinj janë regjistrua lekundje te tjera 4.3 balle.

Lëkundjet janë ndjerë edhe në Korçe.



Kujtojmë që dy ditë më parë në shtetin fqinj u regjistruan lëkundje të forta tërmëti me magnitudën 5.8 ballë, duke shkatuar dëmtime të lehta në disa banesa të vjetra.

LEXO EDHE:  Gjermania më 2021: Midis pandemisë dhe ndarjes nga Merkeli

LEXO EDHE:  Gjermania kërkon punonjës të kualifikuar/ Zbardhen kriteret

Ndërkohë që këto lëkundje u pasuan edhe nga 8 të tjera me magnitudë 2.9 ballë deri në 4.2 ballë të shkallës rihter./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Infektimet me Covid-19/ SHBA arrin rekord të ri të të shtruarve në spital 

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Shtrimet në spital të personave me COVID-19 në Shtetet e Bashkuara arritën rekordin më të lartë të hënën, sipas një raporti të agjensisë së lajmeve Reuters, ndërsa një rritje e infektimeve të shkaktuara nga varianti shumë ngjitës Omicron po rëndon sistemet e kujdesit shëndetësor në disa shtete amerikane.

Rezultuan 132.646 persona të shtruar në spital me COVID, duke ia kaluar kështu rekordit prej 132.051 të vendosur në janar të vitit të kaluar.

Shtrimet në spital janë rritur në mënyrë të qëndrueshme që nga fundi i dhjetorit, duke u dyfishuar në tre javët e fundit, pasi varianti Omicron shpejt ia kaloi variantit Delta si versioni dominues i virusit në Shtetet e Bashkuara.

Shtetet Dellauer, Illinoi, Mein, Merilend, Mizuri, Ohajo, Pensilvania, Puerto Riko, Ishujt Virgin, Vermonti, Virxhinia, kryeqyteti Uashington DC dhe Wisconsin kanë raportuar kohët e fundit nivele rekord të pacientëve të shtruar me COVID-19, sipas analizës së agjensisë së lajmeve Reuters.

Megjithëse ndoshta më pak të rënda, zyrtarët e shëndetësisë kanë paralajmëruar se numri i madh i infektimeve të shkaktuara nga varianti Omicron mund të mbingarkojë sistemet spitalore, disa prej të cilave tashmë kanë pezulluar ndërhyrjet jo urgjente, ndërsa luftojnë për të menaxhuar rritjen e numrit të pacientëve, ndërkohë që kanë edhe mungesa në personel.

LEXO EDHE:  Gjermania kërkon punonjës të kualifikuar/ Zbardhen kriteret

LEXO EDHE:  A ka ardhur koha për një brez të ri në parlamentin gjerman?



Njerëzit duke pritur në radhë për t’u testuar për COVID-in në Los Anxhelos, Kaliforni (4 janar 2022)

Mesatarja shtatëditore për rastet e reja është dyfishuar në 10 ditët e fundit në 704.000. Shtetet e Bashkuara kanë mesatarisht mbi gjysmë milioni raste për gjashtë ditët e fundit, sipas një raporti të agjensisë Reuters.

Vetëm shtatë shtete nuk kanë vendosur rekorde për rastet e të infektuarve me COVID-19 në vitin 2022 – Arizona, Aidaho, Mein, Montana, Dakota e Veriut, Ohajo dhe Uajoming, sipas një raporti të agjensisë Reuters.

Kryeqyteti Uashington, D.C., po udhëheq vendin me infektime të reja gjatë javës së kaluar në bazë të raportit të popullsisë, i ndjekur nga Roud Island, Nju Jorku, Nju Xhersi, Masaçusets dhe Vermonti.

Vdekjet janë mesatarisht 1.700 në ditë, nga rreth 1.400 ditët e fundit, por sidoqoftë brenda niveleve të parë në fillimet e këtij dimri./VOA

LEXO TE PLOTE

Bota

Putin paralajmëron se trazirat dhe revolucionet nuk do të lejohen

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Trazirat në Kazakistan e kanë ngritur botën në këmbë për ditë të tëra. Rusia ka dërguar trupat e saj atje me kërkesë të presidentit të Kazakistanit. Presidenti Putin dërgoi një paralajmërim të qartë.

Presidenti Vladimir Putin thotë se Rusia dhe aleanca ushtarake e CSTO-së, të cilën e drejton ai, nuk do të lejojnë asnjë destabilizim apo “revolucione me ngjyra” në shtetet e ish-Bashkimit Sovjetik. Kreu i shtetit rus e nënvizoi këtë duke pasur parasysh protestat masive, ndonjëherë të dhunshme, në Kazakistan në një video-konferencë të organizuar nga “Organizata e Traktatit për Sigurinë Kolektive” (CSTO). Kur foli për revolucionet me ngjyra, Putini iu referua kryengritjeve në ish-shtetet sovjetike në dekadat e fundit. Protestat në Ukrainë kundër qeverisjes pro-ruse në 2013/2014 quheshin si “Revolucioni Portokalli”.

Trazirat e fundit në Kazakistan nuk ishin përpjekja e parë e ndoshta as e fundit nga jashtë për të ndërhyrë në rajon, theksoi Putin. Ushtarët rusë u vendosën në Kazakistan për të parandaluar grupet e armatosura që të minonin pushtetin e qeverisë atje, tha Putin. Trazirat buronin nga forcat shkatërruese të brendshme dhe të jashtme. Ata që rrokën armët kishin qëllime të ndryshme nga ata që protestuan fillimisht kundër rritjes së çmimit të karburantit.

Ushtarët rusë të dërguar atje nuk do të qëndrojnë përgjithmonë në vendin fqinj, siguroi presidenti. Ata do të tërhiqen sapo të përfundojnë detyrën e tyre. Me kërkesë të presidentit të Kazakistanit Kassym-Shomart Tokayev, aleanca CSTO ka dërguar 2.500 ushtarë në vendin e Azisë Qendrore. Përveç Rusisë dhe Kazakistanit, aleanca përfshin Bjellorusinë, Armeninë, Kirgistanin dhe Taxhikistanin.

LEXO EDHE:  Gjermania kërkon punonjës të kualifikuar/ Zbardhen kriteret

LEXO EDHE:  Brexit/ Çfarë do të ndryshojë pas së premtes së 31 janarit?

“Tentativa për grusht shteti”



Presidenti i Kazakistanit, Tokajev

Në video-konferencë, presidenti Tokayev i përshkruan protestat e dhunshme në vendin e tij si një “grusht shteti në tentativë”, të cilin ata e kanë evituar. Kishte pasur sulme të planifikuara dhe të koordinuara në ndërtesat e autoriteteve rajonale, thonë autoritetet. Tani rendi është rivendosur. Por kërkimet për “terroristët” vazhdojnë. Në mesin e sulmuesve ishin gjithashtu edhe ekstremistët islamikë të trajnuar jashtë vendit. Tokaev siguroi se forcat kazake të sigurisë nuk do të “qëllonin kurrë” demonstruesit paqësorë.

Ish-republika sovjetike, e cila kufizohet me Rusinë dhe Kinën, ishte tronditur ditët e fundit nga përleshjet e paprecedenta midis demonstruesve dhe forcave të sigurisë. Protestat, të cilat fillimisht u drejtuan kundër rritjes së çmimit të gazit, u zgjeruan në marshime proteste në të gjithë vendin kundër qeverisë. Përveç demonstratave paqësore, pati edhe trazira të dhunshme, veçanërisht në metropolin Almaty. Tokayev kishte fajësuar “terroristët” të trajnuar jashtë vendit për trazirat dhe lëshoi ​​një urdhër për të qëlluar demonstruesit pa paralajmërim.

Konfuzioni rreth numrit të viktimave të trazirave vazhdon. Tokayev tha se u vranë 16 pjesëtarë të forcave të sigurisë. Por nuk sqaroi sa civilë janë vrarë. Televizioni shtetëror foli për më shumë se 160 viktima të dielën, duke cituar Ministrinë e Shëndetësisë. Ky mesazh u fshi pas pak kohe, pa dhënë ndonjë arsye. Qindra njerëz u plagosën gjithashtu. Sipas autoriteteve, rreth 8.000 njerëz, duke përfshirë shumë shtetas të huaj, janë arrestuar deri tani./DW

LEXO TE PLOTE