LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Foto-“U dhunua nga burri dhe humbi dy binjakë”/ Aktorja rrëfehet pa "dorashka": Nuk dua më…

4 Nëntor 2021, 12:28, Lifestyle CNA
Foto-“U dhunua nga burri dhe humbi dy binjakë”/ Aktorja

Aktorja Arjola Demiri ka rrëfyer në ?Big Brother VIP? historinë e saj të dashurisë me ish-bashkëshortin.

Artistja ka thënë se e ka falur për gjashtë vite tradhtinë e tij, por erdhi një moment që nuk duronte më dhe u largua nga shtëpia së bashku me fëmijët.

Demiri ka zbuluar gjithashtu se ka abortuar dy binjakë, sepse marrëdhënia mes saj dhe ish-partnerit nuk ishte e mirë e madje ka pranuar publikisht se ai e dhunonte fizikisht. Edhe pse kanë kaluar kaluar disa vite, ajo po lufton ende për të marrë kujdestarinë e fëmijëve dhe nuk ka bërë publike asnjë lidhje dashurie.

Ditën e djeshme, gjatë lojës së sinqeritetit, Arjola u pyet nga Einxhel: ?Nuk e ke kërkuar apo nuk të ka ardhur partneri ideal??.

?Në asnjë moment nuk jam shfokusuar që të krijoj një lidhje, sepse për shkak të magnetit që kam e di që në jetën time do vijnë meshkuj posesivë që do më mbyllin diku. Nuk e kam kërkuar dikë fare. Njeriu i duhur nuk ka ardhur ende. Dua që të kem një marrëdhënie të konsoliduar jashtë pragut të shtëpisë time. Fëmijët e mi janë fëmijët e mi. Shtëpia ime me fëmijët e mi, është vetëm e jona? jashtë pragut të derës po?,- u përgjigj Arjola, duke lënë të kuptohet se tashmë nuk kërkon më marrëdhënie serioze.

Lajmet e fundit nga