LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Europa League/ Uzuni shënon me Ferencvarosin, Lazio bën "paqe" me Marsejën

4 Nëntor 2021, 22:19, Sport CNA
Europa League/ Uzuni shënon me Ferencvarosin, Lazio bën

Janë mbyllur sfidat e mbrëmjes në Europa League. Myrto Uzuni ka gjetur përsëri sot rrjetën në arenën ndërkombëtare, duke shënuar golin e tij të dytë në kete kompeticion me fanellën e Ferencvarosh. Sulmuesi shqiptar, si zakonisht titullar me skuadrën hungareze, gjeti golin në pjesën e dytë të ndeshjes, por pa mundur të ndryshonte fatet e sfidës ndaj Sëlltik, pasi skocezët fituan me shifrat 3-2. Gjithsesi, për lojtarin e përfaqësueses ky gol është një tjetër konfirmim i aftësive të tij dhe një tjetër sinjal i qartë për trajnerin Edi Reja që duhet ta shohë si titullar.

Lacio është plotësisht në garë për kualifikimin e mëtejshëm në Ligën e Europës, pasi ka ruajtur vendin e dytë në grup me një barazim në fushën e Olimpik Marsejës, Në një ndeshje me shumë episode, ishin francezët që kaluan të parët në avantazh, por pastaj u goditën në shtesën e pjesës së parë dhe në fillimin e të dytës, me golat e Anderson dhe Imobile. Në fund, një gol mes rrëmujës i Paje, bëri që dueli të mbyllej me barazim duke lënë italianët me një avantazh prej një pikë ndaj francezëve në renditjen e grupit. Sa u përket sfidave të tjera, ra në sy fitoja e thellë 3-0 e Fenerbahçes në fushën e Antverp, me Mërgim Berishën i cili shënoi golin e fundit në portën e belgëve.

REZULTATET 

GRUPI C

Leister-Spartak Moskë 1-1
58? Amertei / 51? Moses

GRUPI D

Antverp-Fenerbahçe 0-3
9? Jandas, 16? Majer, 29? Berisha

GRUPI E

Marsejë-Lacio 2-2
33? (p) Milik, 82? Paje / 45?+7? Anderson, 49? Imobile

GRUPI F

Crvena Zvezda-Midtjylland 0-1
56? (ag) Kanga

Braga-Ludogorets 4-2
25? Al Musrati, 37? Medeiros, 40? Galeno, 73? Gonzalez / 33? Sotiriu, 79? Plastun

GRUPI G

Bajer Leverkusen-Betis 4-0
42?, 52? Diabi, 86? Virtz, 90? Amiri

Ferencvarosh-Sëlltik 2-3
11? Zubkov, 86? Uzuni / 3? Furuhashi, 23? Zhota, 60? Abada

GRUPI H

Dinamo Zagreb-Rapid Vjenë 3-1
13? Petkoviç, 34? Andriç, 83? Sutalo / 8? Knasmulner

Lajmet e fundit nga