Connect with Us

Dembele ndalet sërish, dëmtimi i 13-të që kur ka shkuar te Barcelona

La Liga

Dembele ndalet sërish, dëmtimi i 13-të që kur ka shkuar te Barcelona

Publikuar

-

/

Një tjetër problem fizik mban jashtë fushës së blertë Ousmane Dembele, që në këtë sezon ka luajtur 25 minuta në një ndeshje në Champions League dhe asnjë minutë në kampionatin spanjoll.

Siç informon raporti mjekësor i publikuar nga klubi i Barcelonës, francezi vuan nga një shqetësim muskular në kofshën e majtë. Ish-ylli i Borussia Dortmundit do të qëndrojë jashtë fushës së blertë për një periudhë të papërcaktuar.

Për Dembele ky është dëmtimi i 13-të i ndryshëm, që kur ka ardhur në Barcelonë në verën e vitit 2017. Deri më tani, sulmuesi ka munguar në 98 ndeshje që ka luajtur skuadra blaugrana.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

La Liga

21 trofe në karrierë, Ancelotti italiani i parë që fiton Superkupën e Spanjës

Publikuar

-

Disa thoshin se karriera e tij kishte marrë fund, por Carlo Ancelotti nuk ka ndërmend që të largohet nga profesioni i tij. Ish-trajneri i Milanit është riulur në stolin e Realit të Madridit dhe e ka ngjitur skuadrën në krye të renditjes së LaLigas, madje ka fituar sërish trofe me skuadrën madrilene.

Falë fitores 2-0 përballë Athletic Club Bilbao në Superkupën e Spanjës, Ancelotti ka arritur të marrë trofeun e 21-të në karrierë, të pestin me Realin e Madridit, duke u bërë tekniku i parë italian që fiton Superkupën e Spanjës.



Ancelotti nuk fitonte një trofe që nga gushti i vitit 2017, kur arriti të fitojë Superkupën e Gjermanisë me Bayernin e Mynihut.

LEXO TE PLOTE

La Liga

VIDEO/ Real Madridi fiton Superkupën e Spanjës, mposht pastër Athletic Bilbaon

Publikuar

-

Real Madridi është fituesi i Superkupës së Spanjës, pasi ka arritur të mposhtë në finale Athletic Bilbaon me rezultatin e pastër 0-2.

Ndeshja e cila u zhvillua në qytetin e Riyad, në Arabinë Suadite ishte emocionuese sidomos në 10 minutat e fundit kur gjithçka mund të ndryshonte edhe pse Reali ishte dominues gjatë gjithë ndeshjes.

“Galaktikët” arritën të zhbllokonin rezultatin në minutën e 38 me mesfushorin kroat, Luka Modric pas një asistimi të Rodrygo.

Me avantazhin minimal të skuadrës së Ancelottit do të mbylleshin 45 minutat e para. Pjesa e dytë nis sërish me një Real Madrid me dominues edhe pse Bilbao tenton të bëjë diçka më shumë.



Një top i prekur me dorë branda zonës nga mbrojtësi i Bilbaos në minutën e 52 cilësohet si penallti pas rishikimit me VAR dhe kthehet në gol nga Karim Benzema.

Kur u mendua se Reali kishte gjithçka në kontroll në 10 minutat e fundit gjithçka mund të ndryshonte pasi Militao largon nga porta një top me dorë duke shkaktuar një penallti dhe larguar nga loja me karton të kuq.

Penalltinë e merr përsipër Garcia i cili gabon përballë Courtois duke humbur shansin artë për të rihapur finalen. Reali siguron kështu trofeun e parë të këtij sezoni. r.t/abcnews.al

LEXO TE PLOTE

La Liga

Real Madridi ia del sërish, Barcelona ka harruar si fitohet… “El Clasico”

Publikuar

-

Real Madrid ka siguruar një vend në finalen e SuperKupës së Spanjës që po zhvillohet në Arabinë Saudite, Skuadrës së Ançelotit i janë dashur kohët shtesë që të triumfojë në “El Clasico” përballë Barcelonës, por në fund ia doli që të merrte fitoren që e çon në finalen e madhe ku pret fituesen e çiftit Atletiko Madrid-Atletik Bilbao.

Madrilenët dominuan pjesën e parë dhe kaluan të parët në avantazh me anë të Vinicius, por para fundit të pjesës së parë, Luk De Jong barazoi shifrat duke konfirmuar formën e mirë që po kalon para katërkëndorit.



Pavarësisht freskimit që i bëri skuadrës Çavi në pjesën e dytë, ishte Reali më ngulmues dhe goditi përsëri me anë të Benzema. Katalanasit u hodhën të gjithë në sulm dhe kërkuan barazimin, të cilin e gjetën me Ansu Fati, i cili ia doli të mposhtë Kurtua me një goditje me kokë,.

Kështu, për fituesin e ndeshjes u deshën kohët shtesë dhe aty Reali vuri menjëherë gjithçka në rrjedhën e duhur me golin e Valverdes, ndërsa më pas gaboi disa herë goditjen e KO. Barcelona rrezikoi, por nuk arriti të barazonte më, duke dalë kështu nga SuperKupa dhe duke regjistruar humbjen e 5 radhazi në “El Clasico”.

LEXO TE PLOTE