LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Berisha po bën betejë personale?/ Bylykbashi shuan dyshimet, "shuplakë" Bashës

4 Nëntor 2021, 10:19, Politikë CNA
Berisha po bën betejë personale?/ Bylykbashi shuan dyshimet,

Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi ndërsa ka folur në lidhje me lëvizjen e ish-kryeministrit Sali Berisha, dhe ?Foltoren? me demokratët, ka mohuar që ajo të jetë një betejë personale.

I ftuar në ‘Spotlight’ nga Alban Dudushi në Vizion Plus, Bylykbashi tha se nëse kjo do ishte një luftë personale e ish-kreut të PD-së nuk do të ishte në krah të tij.

?Nëse do ishte thjeshtë për një interes specifik, qoftë të z.Berisha, unë nuk do isha futur në këtë betejë. Isha deputet, krahasimisht me shumë të tjerë, mund të kisha dhe gjëra për të humbur.? 

Sa i takon Bashës, Bylykbashi tha se u zgjodh në postin e tij shpejt, kur zgjedhjet nuk ishin në kohën e duhur.

Bylykbashi rrëfeu edhe se si e ka kontestuar thirrjen e tij për zhvillimin e zgjedhjeve brenda partisë, kur ende nuk ishte bërë analiza e 25-Prillit.

?Ajo që kishim ne, ishte një proces anomalik, që çoi në zgjedhjen e kryetarit në mënyrë fare të papritur. Unë e kam kontestuar thirrjen e zgjedhjeve bashkë me katër kolegë të tjerë në mbledhjen e kryesisë. U tha që kishim qenë në unanimitet? absolutisht e pavërtetë. E kontestuam se s?ishte momenti për të thirrur zgjedhje për kryetarin e partisë. Sepse, së pari duhet të jepnim llogari dhe analizë dhe të mbanim përgjegjësi se çfarë kishte ndodhur më 25-Prill dhe pse kishte ndodhur 25-Prilli.”

Sipas tij, Basha është ilegjitim dhe i zgjedhur me votim të hapur. Duke shkuar më larg, deputeti shton se sot partia nuk ka as nënkryetar e as sekretarë.

?Ka bërë nul gjithë ekzekutivin e partisë. Ne praktikisht sot nuk kemi nënkryetar, s?kemi sekretar të përgjithshëm, s?kemi sekretar organizativ. Pra, ne jemi në ilegjitimitet të funksionimit. Nuk ka votim. Nuk quhet votim ai, është zero. Duhet të ishte i fshehtë! Është bërë i hapur. Pra, është nul gjithë procesi, nuk bën, nuk ekziston.”

Bylykbashi u ndal edhe në një tjetër moment të rëndësishëm, në ndryshimin e sistemit zgjedhor. Sipas tij, nëse ky sistem zgjedhor nuk do të kishte ndryshuar, PD mund të ishte sot në pushtet.

?Ndryshoi tek pika më nevralgjike, ajo që të gjithë mendonim se është tabu, sistemi zgjedhor. Nëse sistemi zgjedhor nuk do të kishte ndryshuar, ne sot do ishim në pushtet. U thye sistemi zgjedhor, u shkërmoq koalicioni, partitë performuan ndryshe?? 

Berisha, për deputetin e PD-së është modeli fitues dhe nëse demokratët e duan dhe e zgjedhin, kjo është demokraci, sipas tij.

?PD ka nevojë për një model fitues. Z.Berisha ka dhënë një model fitues. A është ai modeli më i  mirë? Le ta diskutojnë demokratët. Demokratët vendosin se kush është ai që ata duan. Po deshën Berishën, për kohën sa e duan ata, për kohën sa do të qëndrojë Berisha në detyrë, është demokraci e pastër.? 

Lajmet e fundit nga