LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Bën batuta dy lekëshe”/ “Bashkëqeverisja” përplas Tabakun dhe Ahmetajn

4 Nëntor 2021, 11:46, Politikë CNA
“Bën batuta dy lekëshe”/

Pr.ligji për ?Bashkëqeverisjen? ka shkaktuar debate në Kuvend, mes deputetes së PD, Jorida Tabaku dhe zv.kryeministrit Arben Ahmetaj.

Tabaku tha se PD nuk do ta votojë, pasi sipas saj ata janë kundër qeverisë që ka varfëruar shqiptarët.

Duke ju drejtuar zv.kryeministrit Arben Ahmetaj, Tabaku tha se ai duhet të ishte para SPAK e jo në Kuvend duke bërë batuta dy lekëshe.

?Të dëgjosh batuta dy lekëshe të Ahmetajt që duhet të ishte para SPAK, kjo është për të qeshur.. duhet të flisnim me fakte me shifra se çfarë po ndodh sot me shtetin shqiptar. Kjo tregon tendencën sesi këto duan të qeverisin. Ditë e zezë kur je ti aty… Po dëgjojmë humor banal me ty!.Ta harrojë ai që foli se ne do të diskutojmë në këtë Kuvend për bashkëqeverisjen. Për mua ka vetëm një kundërshtar ato që janë në qeverisje dhe që kanë varfëruar shqiptarët. Ne jemi kundër çdo ligji, dhe e keqja e shqiptarëve do të largohet.?-tha Tabaku.

Ndërkohë, Ahmetaj tha se mazhoranca kërkon bashkëpunim me Opozitën dhe ?Bashkëqeverisja?, sipas tij i shërben këtij bashkëpunimi.

?Jam në pozitë të vështirë. Ju kujtoni se jeni kundërshtarët tanë. Nuk jeni ju, janë ato pengesa të zhvillimit që nuk e lejojnë Shqipërinë të bëhet ajo që duam ne. Ju nuk jeni kundërshtarët tanë. Ne duam që ju të bashkëqeverisni me ne nëpërmjet inovacionit për qytetarët, me platforomën.?-.tha Ahmetaj./CNA.al

Lajmet e fundit nga