Connect with Us

A ka ndryshuar qëndrimi i Vuçiç ndaj Kosovës?/ Rama refuzon ta komentojë: Do ishte spekulim

Politikë

A ka ndryshuar qëndrimi i Vuçiç ndaj Kosovës?/ Rama refuzon ta komentojë: Do ishte spekulim

Publikuar

-

/
cna lajme politike

Kryeministri Edi Rama në një intervistë për Report Tv nga Beogradi, ka folur për nismën ‘Ballkani i Hapur’, ndërsa u pyet edhe nëse ka ndryshuar qëndrimi i Vuçiç për Kosovën.

Ky i fundit në vitin 2015 do të deklaronte se Kosova është shtet i pavarur, por kryeministri shqiptar ka refuzuar ta komentojë, pasi umund te merej si spekulim.

Ai tha se rruga e dialogut, është e vetmja rrugë për të gjetur zgjidhje.

“S’është e lehtë, por është e vetmja rrugë, është në interes të popullit shqiptar, në Kosovë dhe Shqipëri, t’i hyjnë kësaj rruge me gatishmëri dhe vullnet për t’ia dalë dhe për të marrë atë që i takon.”-tha Rama.

Sa i përket qëndrimit të SHBA që mbështet ‘Open Balkan’ duke kërkuar praninë e 6 shteteve, Rama e komentoi duke thënë se këto 6 shtete është mirë të bashkohen.

“Kjo s’do të thotë që ne të mbyllim derë edhe të presim që të tjerët të vijnë, dhe të hapim derën bashkarisht, dera është e hapur, por askush s’është i detyruar.”-tha Rama./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Deklarta e fortë e Metës/ Opozitën shqiptare deri më 25 prill e ka dirigjuar Rama

Publikuar

-

Nga

Denoncon Meta/ Pronat e Ushtrisë dhe të Komunitetit Fetar janë dhënë në mënyrë të paligjshme

Presidenti Ilir Meta bëri një deklaratë të fortë sonte në Opinion, ku tha se deri më 25 prill, opozita është dirigjuar nga Edi Rama.

“Do të jem i sinqert, opozitën shqiptare deri me 25 prill e ka dirigjuar Edi Rama. LSI  nuk kishte ku të shkonte.



Për LSI mund të them që bëri një vetëvrasje me djegien e mandateve dhe u bë bisht i kësaj opozite të dirigjuar nga Kryeministri. Në nivelet e larta nuk ka gabime, ka tradhëti.”, tha Meta./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Meta: 25 prilli komplot kundër demokracisë, plan për gjakderdhje

Publikuar

-

Nga

cna politike

Presidenti Ilir Meta e ka konsideruar 25 Prillin komplot kundër demokracisë dhe plan për gjakderdhje. I ftuar në emisionin Opinion, Meta ka kujtuar të gjitha ngjarjet kriminale që ndodhën pikërisht në prag të zgjedhjeve të 25 Prillit, nga plagosja në zyrat e PD në Kavajë e deri te vrasja në Elbasan.



Unë deri në 25 prill kisha një shqetësim, të mos kishte gjakderdhje, pasi ky plan është i hershëm në Shqipëri. Pse në Kavajë nuk hynë në zyrën e PD-së u plagosën njerëz, aty mund të ishin vrarë dhjetë veta. Vajta që reagova. Pse në Elbasan nuk u vranë njerëz ndërkohë që emrat ishin dhënë më kohë dhe po të kishte vepruar SPAK me kohë nuk kishte ndodhur kurrë ajo që ndodhi atje. Edhe ai tjetri nuk e kishte humbur jetën. Po nuk i patë ju pamjet që kur vajti kryeministri ditën e verës plasi huri në Elbasan. Unë i  bëra këto? Me çfarë i bëra këto? Nuk dua të flas për disa tema se jam president? Po shikoni sa denoncime kam bërë si president në Prokurori.”, tha Meta./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Meta: ‘Konfliket me SHBA janë krijuar nga ‘gruaja e Bilalit’

Publikuar

-

Nga

Presidenti Ilir Meta është pyetur sonte në Opinion’ nëse i druhet shpalljes non grata nga SHBA pas mbarimit të mandatit si kryetar shtet.

Meta ironizoi duke shtuar se një gjë e tillë e bën për të qeshur. Ai tha  se nuk ka asnjë konflikt me SHBA, dhe se ato janë krijuar nga ‘gruaja e Bilalit, ose Rama, duke iu kthyer cështjes së shumpërfolur së vitit 2012.

“Janë qarqe të ndryshme njerëzisht, të cilët  kanë krijuar një sistem dezinformomi për Presidentin e Republikës për interes të ndryshme të tyre. Unë nuk kam asnjë konflikt me SHBA-të, konfliktet janë krijuar nga gruaja e Bilalit.

LEXO EDHE:  Akuzat për grup të sktrukturuar kriminal/ Zbardhet vendimi i gjykatës

LEXO EDHE:  Deklarata e prokurorit të Antimafias/ Ish-ministri i Ramës jep alarmin

Ata duan të bëjën lojën e gruas së Bilalit ta bëjnë.



Ilir Meta nuk ka asnjë problem me Shtet e Bashkuara të Amerikës.

Ilir Meta nuk ka paguar në të zezë për tu fotografuar me politikan të ndryshëm në Amerikë.

Ilir Meta nuk i është dashur që të paguaj drejtësinë në Amerikë për të mbyllur çështje të drejtësisë”, tha Presidenti./CNA.al

LEXO TE PLOTE