Connect with Us

“44% e popullatës +16 vjeç e vaksinuar”/ Manastirliu: Do të ndjekim objektivin e OBSH  

Politikë

“44% e popullatës +16 vjeç e vaksinuar”/ Manastirliu: Do të ndjekim objektivin e OBSH  

Publikuar

-

/
cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu në interpelancën e kërkur nga deputeti i opozitës, Tritan Shehu për strategjinë e vaksinimit, ka theksuar se Shqipëria do të ndjekë objektivin e OBSH për vaksinimin e 70 % të popullsisë deri në mesin e vitit 2022.

Ne do të ndjekim objektivin e OBSH-së, për mbulesë vaksinale të 70 % të popullatës, deri në mesin e vitit 2022. Por falë pikërisht kësaj strategjie që ne kemi miratuar që në krye të herës nuk kemi hequr dhe nuk do të heqim dorë nga objektivi ynë, për të vaksinuar popullatën target mbi 16 vjeç, deri në pranverën e vitit që vjen”, tha Manastirliu.

Gjatë fjalës së saj në interpelancën e kërkuar nga deputeti i opozitës, Tritan Shehu, Manastirliu informoi se falë përpjekjeve të qeverisë 44% e qytetarëve janë më të mbrojtur me një dhe dy doza që i përkasin popullatës target +16 vjeç.

LEXO EDHE:  "Larg duart nga studentët"/ Vokshi paralajmëron Lleshajn

Manastirliu në fjalën e saj tha se qeveria ka bërë të gjitha përpjekjet për të përmbushur përgjegjitë e saj për sigurimin e sasisë së nevojshme të vaksinave që çdo qytetar të ketë mundësi të vaksinohet.

Qeveria ka lëvizur të gjithë gurët për të përmbushur përgjegjësinë e saj, për të siguruar sasinë e nevojshme të vaksinave, në mënyrë që çdo qytetar të vaksinohet. Dhe në këtë drejtim, ia kemi dalë. Ky është një fakt! Arritja e objektivit të mbulesës me vaksina do të varet padyshim nga pranueshmeria, por edhe nga mekanizmat e sugjeruar nga ekspertët, të cilat ne jemi të vendosur t’i zbatojme”, tha Manastirliu.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Zgjedhjet e pjesshme vendore/ Dashamir Shehi “këshillon” Bashën dhe Berishën

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Zgjedhjet e pjesshme vendore në 6 bashkitë e vendit janë një test i rëndësishëm. Kështu është shprehur kreu i LZHK Dashamir Shehi.

Në një intervistë televizive, ai ka “këshilluar” Berishën dhe Bashën duke theksuar se PD duhet të gjejë forcën dhe kurajën për të diskutuar në mënyrë që në 6 mars të ketë vetëm një kandidat nën siglën e saj



Janë 6 bashki dhe 3 janë të mëdha se unë i lidh me numrin e votuesve. Pastaj është Shkodra që ka qenë gjithmonë e opozitës. Unë po i ofroj mendimin tim që është i thjeshtë dhe racional, të vënë një kandidat dhe ta kapërcejnë vetveten nuk ka rëndësi nëse është i Berishës apo i Bashës. Nëse me gjithë mend duam të mundim Edi Ramën, por nëse duam të mundim njëri-tjetrin dhe unë kam frikë se është kjo e dyta atëherë le të vënë 2 kandidatë, ky është teatër dhe tallje me qytetarët”, tha ai./E.K-CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Paloka plas skandalin/ Manipuluam votat që të bëhej Basha kryetar

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Anëtari i Koisionit të Rithemelimit dhe deputeti i PD Edi Paloka ka bërë një deklaratë të fortë sa i takon zgjedhjes së Lulzim Bashës si kryetar i selisë blu.

Në një intervistë për media, Paloka u shpreh se ai është përgjegjës për situatën në PD, pasi u ka kërkuar strukturave që të manipulojnë votat për Bashën.

Kjo është edhe arsyeja që Paloka nuk është angazhuar më shumë me punimet e Komisionit, pasi vetë ai theksoi se nuk u del dot para demokratëve.

LEXO EDHE:  Foto/ Një “i inkriminuar” në ambientet e Kuvendit

LEXO EDHE:  OBSH: Shifra rekord, mbi 350,000 raste të reja me koronavirus në ditë



Më vjen zorë të shkoj dhe të përballem me demokratët pasi do më thonë, ti po na thua tani për Bashën, kur më parë na the të manipulonim votat për të?

E kanë bërë të gjitha strukturat e PD-së Nisida dhe prandaj nuk mund të angazhohem më shumë me Komisionin e Rithemelimit. Jam përgjegjës i kësaj situate të rëndë që ndodhet PD-ja”, tha ai./E.K-CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

VIDEO-Reshjet e dendura të dëborës/ ARRSH apel shoferëve: Kujdes në këtë zonë!

Publikuar

-

Nga

Temperaturat e ulëta dhe reshjet e dëborës kanë mbërthyer të gjithë vendin tonë.

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka udhëzuar drejtuesit e automjeteve të bëjnë kujdes në lëvizje duke respektuar sinjalistikën rrugore duke reduktuar shpejtësinë dhe të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore.

ARRSH bën me dije se mjetet borëpastruese dhe grupet e punës janë në terren për pastrimin dhe trajtimin me kripë qarkullimi kryhet pa probleme.

LEXO EDHE:  Foto-Basha dhe Bardhi nuk përmbahen nga gëzimi, Rama “përgjon” ministret/ Detajet që nuk u panë sot në Kuvend

LEXO EDHE:  Alimehmeti jep lajmin e mirë/ Virusi po ngadalësohet në nivel botëror

“Në Llogara kanë filluar reshje të dëborës mjetet borëpastruese dhe grupet e punës janë në terren për pastrimin dhe trajtimin me kripë qarkullimi kryhet pa probleme.



Drejtuesit e mjeteve duhet të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore”, apelon ARRSH./CNA.al

 

 

LEXO TE PLOTE