LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“30 qershori legjitim”/ Lisandër Hoxha ‘shigjeton’ Bashën, i kujton pazaret

4 Nëntor 2021, 17:36, Politikë CNA
“30 qershori legjitim”/ Lisandër Hoxha ‘shigjeton’

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar pretendimet e presidentit Ilir Meta dhe opozitës sa i takon zgjedhjeve vendore të 30 qershorit. Gjykata ka vendosur që 30 qershori ka qenë legjitim.

Lidhur me këtë ka reaguar dhe ish nënkryetari i FRPD Lisandër Hoxha, i cili shkruan se përgjegjësi për këtë marrëzi do e marrë përgjigjen më 11 dhjetor.

“Miq, fatkeqesisht Gjykata Kushetuese rrezoi mundesine e perseritjes se zgjedhjeve lokale!

Pra, do te qeverisemi ne te gjitha bashkite e vendit nga socialistet, deri ne vitin 2023.

Pyetja ime eshte: Perse i lame bashkite pa gare? Çfare fituan demokratet nga ky veprim? A ndikuan 34 mije nenpunes shtese dhe e gjithe infrastruktura e bashkive ne rezultatin e 25 Prillit?

Kush e ka fajin per kete marrezi?

Ketyre pyetjeve do u pergjigjemi me 11 Dhjetor.

E djathta duhet te kthehet ne misionin e saj larg marrezive, mediokritetit ne perfaqesim dhe pazareve.”/CNA.al

Lajmet e fundit nga