Connect with Us

’30 qershori’/ Haxhiu: Meta s’ka arsye morale të jetë President

Aktualitet

’30 qershori’/ Haxhiu: Meta s’ka arsye morale të jetë President

Publikuar

-

/

Analisti Baton Haxhiu e komentoi vendimin e Gjykatës Kushtetuese për zgjedhjet lokale të 30 qershorit si një goditje për presidentin Ilir Meta.

Sipas Haxhiut, Kushtetuesja ‘e bëri Ilir Metën që moralisht qëndrimi i tij në karrigen e presidentit të jetë i paarsyeshëm’.

Analisti shtoi se edhe pse ai vetë ka humbur besimin tek Gjykata Kushtetuese me vendimet ‘përshkruese’ që ky organ ka marrë, vendimi i sotëm është rast i mirë që palët të mësojnë si të sillen me kushtetutën.

Gazetari Andi Bushati u shpreh se votimi i 30 qershorit nuk ishte zgjedhje.

LEXO EDHE:  PS i tregon “dhëmbët” Metës/ Balla ftesë deputetëve të rinj

“Mjafton të shohësh raportin e OSBE-ODIHR, nuk ka pasur në 30 vjet raport më të zi për një garë elektorale në Shqipëri. Nga njëra anë unë e kuptoj që askush nuk mund t’i marri zgjedhjet peng në Shqipëri, por a është një lloj pengmarrje edhe zgjedhjet në thundrën e një partie të vetme?”, deklaroi Bushati.

“Kur partia fillon të sillet si parti-shtet është shumë më e rrezikshme se shtyrja e zgjedhjeve me disa javë,” argumentoi Bushati./euronews

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Gledis Nano thirrje vartësve/ “Të mos e vrasim të ardhmen me neglizhencë dhe arrogancë”

Publikuar

-

Nga

cna lajme kronike

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gledis Nanon në 109 vjetorin e Policisë, ka bërë një panoramë të punës së uniformave blu përgjatë viteve.

Sipas Nanos , Policia e Shtetit ka pësuar transformime të mëdha pozitive, pro sërish sipas tij duhet ende shumë punë.



Sytë dhe vëmendja e qytetarëve janë më së shumti të drejtuar nga ne duke na qortuar për gabimet dhe duke na motivuar dhe shtyrë për të reflektuar që të bëjmë detyrën sa më mirë që në rrugët e vendit të ketë sa më pak aksidente rrugore, sa më pak krime dhe sa më shumë siguri në shkolla, parqe, lokale, banesa e kudo.

Le të punojmë më gjithë mundësitë dhe kapacitetet tona, të mos e shpërdorojmë këtë besim dhe pa dashur të vrasim shpresën e të ardhmes duke treguar neglizhencë apo arrogancë. Është koha të fitojmë sa më shumë vetëbesim që tu ofrojmë qytetarëve në shërbim sa më cilësor, të tregohemi humanë e socialë dhe me kulturë me qytetarët por edhe të vendosur dhe të ashpër me shkelësit e ligjit”, është shprehur Nano./E.S-CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Video ekskluzive-Basha furnizon me ushqime banditët në PD/ Detajet që nuk u panë në 8 Janar

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Një video ekskluzive e siguruar nga CNA.al, tregon sesi dy persona janë duke blerë ushqim për paramilitarët apo njerëzit e ngujuar në mbështetje të Lulzim Bashës.

Video është bërë gjatë ditës së protestës, në një nga qendrat tregtare pranë selisë së Partisë Demokratike.

Qartazi duken dy persona të cilët kanë mbushur dy karroca me sanduiçë tek një nga ambientet e shërbimit në këtë qendër tregtare.

Çfarë është kjo video dhe çfarë tregon ajo?

Së pari, në video duken dy persona në një ambient tregtar. Këta persona janë duke mbushur dy karroca me sanduiçë dhe me ushqim.

Lehtësisht është e kuptueshme, fakti se kujt i çohen këta sanduiçë.

Iu çohen disa njerëzve që janë të ngujuar brenda në selinë e Partisë Demokratike.



Sepse personat e tjerë që kishin hyrë në orët e para të mëngjesit nuk kanë nevojë të ushqehen. Më pas dolën, shkuan në shtëpitë dhe në familjet e tyre.

Ai është ushqimi që u është çuar të ngujuarve të Lulzim Bashës. Atyre që shpesh shumë zëra opozitarë u kanë thënë deri tani se janë paramilitarë, grupe kriminale, persona problematikë të cilët ishin mbyllur në selinë e PD-së, në “mbrojtje” të Lulzim Bashës. Kryetarit të shkarkuar të Partisë Demokratike, i cili tashmë është verifikuar dhe konfirmuar se po qëndron në seli thjeshtë dhe vetëm që ta përdorë këtë të fundit për një pazar me Edi Ramën, për të marrë disa kulla.

LEXO EDHE:  25 minuta “kokë më kokë” me Metën/ Nishani: Kushtetuta mbi gjithçka

LEXO EDHE:  “Hajdut, dallaverexhi, palaço”/ Aktori Astrit Çerma “i përvishet” Metës: Nuk ke frikë se…

CNA.al sjell një video-fakt, e cila tregon se dy karroca me sanduiçë, çohen tek selia e PD-së, për Lulin, paramilitarët e tij, personat e sjellë nga Kumanova, Kosova dhe të tjerë individë, të cilët ushtruan dhunë mbi demokratët, hodhën gaz, përdoren lëndë kimike kundër protestuesve dhe mban karrigen me sanduiçë.

Qartazi duken sesi mbushen karrocat me ushqime për ata që ishin ngujuar në seli në mbrojtje të Lulzim Bashës. Dhe që plagosen dhjetëra demokratë, hodhën gaz ndaj tyre dhe duan të mbajnë me çdo kush PD-në, në emër të parimeve. Por, thjeshtë dhe vetëm për ta kthyer atë në kullë për Lulzim Bashën./CNA.al

Kulla në vend të selisë së PD/ Çfarë do ndodhë me ‘shtëpinë’ e demokratëve

LEXO TE PLOTE

Politikë

Berisha publikon pamjet/ “Dhuna me 8 janar e mercenarëve të Lul Kimikut dhe narkobanditëve të Edvin Krimit

Publikuar

-

Nga

Ish kryeministri Sali Berisha ka publikuar pamje nga Kuvendi i 11 Dhjetori, ku u morën vendime të rëndësishme për rithemelimin e PD-së dhe të ardhmen e saj, pas tetë vitesh që lUlzim Basha, e la në opozitë.

“Kjo ishte dhuna me 8 janar e mercenarëve të Lul Kimikut dhe narkobanditëve të Edvin Krimit”, shkruan Berisha krahas videos.



LEXO EDHE:  “Kush vjedh votën t’i pritet dora”/ Artan Hoxha ironizon Metën: U erdhi dita dhe kovaçëve

Më herët u njoftuar se ish kryeministri Berisha do të dëhsmojë sot në prokurori, pikërisht për dhunën e ushtruar ndaj demokratëve nga bandat e Lulzim Bashës, që ishin streguar në seli dhe më pas nga Policia e Shetit./CNA.al

LEXO TE PLOTE