LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zgjedhjet e 30 qershorit/ Kume tregon dy vendimet që mund të marrë Gjykata Kushtetuese

3 Nëntor 2021, 19:26, Politikë CNA
Zgjedhjet e 30 qershorit/ Kume tregon dy vendimet që mund të

Nëse Gjykata Kushtetuese nuk njeh zgjedhjet e 30 qershorit 2019, nuk ka zgjedhje të pjesshme dhe vetëm atëherë presidenti mund të dekretojë zgjedhjet vendore në të gjithë territorin e Republikës, por nëse e quan procesin të rregullt, atëherë presidenti shpall zgjedhjet në bashkitë pa kryetar. Janë këto dy mundësitë që sheh ish-kreu i KQZ-së, Kristaq Kume në vendimmarrjen e Gjykatës Kushtetuese lidhur me zgjedhjet e 30 qershorit të 2019-ës.

I ftuar në Debati në A2 CNN me Alba Alishanin, pas opinionit të Venecias për këtë çështje, ai tha se problemin nuk e zgjidh opinioni i Venecias, por vendimmarrja e Gjykatës Kushtetuese. Për Kumen Komisioni i Venecias nuk i dha përgjigje kërkesës së Gjykatës Kushtetuese për vlefshmërinë e zgjedhjeve.

?Gjykata Kushtetuese në funksion të vendimmarrjes ka në duar opinionin e Venecias dhe u shprehën  dhe të interesuarit në këtë proces. Por nuk duhet t?i referohemi opinionit si zgjidhës të problemit problemin e zgjidh Gjykata Kushtetuese me vendimmarrjen e saj. Kam qenë i rezervuar se shihja diçka që nuk shkonte në opinionin e Venecias që lidhet me faktin se shprehet për vlefshmërinë e zgjedhjeve dhe pamundësinë e Gjykatës Kushtetuese për të gjykuar vlefshmërinë e zgjedhjeve ndërkohë që Gjykata Kushtetuese kishte kërkuar opinion për vlefshmërinë e zgjedhjeve. Gjykata kushtetuese nuk ka marrë përgjigje për këtë pyetje dhe kjo u duk te reagimi i djeshëm i Gjykatës Kushtetuese, ku u shtrua pyetja: Kur nuk ka mundësi të gjykojë vlefshmërinë e zgjedhjeve të anëtarëve e kryetarëve bashkiakë si mund të shkohet në Strasburg pa u shterur këto mundësi dhe duhet të presim deri në fund se cili do të jetë vendimi i Gjykatës dhe nuk kemi pse themi që problemi mbaroi?, tha Kume.

Sipas Kumes vetëm pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese mund të futen në lojë partitë dhe presidenti. Ky i fundit thotë ai, është i detyruar të shpallë zgjedhjet e pjesshme apo vendore, pas vendimit të Kushtetueses, gjë që nuk e ka bërë pasi ai nuk i njeh zgjedhjet e 30 qershorit.

?Gjykata kushtetuese do të shprehet me domosdo dhe në procesin e gjykimit i vjen në ndihmë edhe opinioni, pastaj se çfarë do të thotë gjykata janë dy mundësi: E para që të shprehet se procesi i 30 qershorit 2019 nuk u zhvillua në tabanin kushtetues të Republikës së Shqipërisë, ose procesi u zhvillua në përputhje me legjislacionin dhe kushtetutën. Të dyja këto variante hapin rrugën sesi do të vijohet më tej dhe vetëm atëherë mund të futen në lojë partitë. Nëse Gjykata Kushtetuese nuk e pranon atë që ka ndodhur, pas kësaj brenda 45 ditëve presidenti është i detyruar të shpallë zgjedhjet e pjesshme në 6 apo 7 bashkitë që s?kanë kryetar. Presidenti nuk e ka shpallur se ai nuk i ka njohur zgjedhjet e 30 qershorit dhe nëse Gjykata Kushtetuese merr vendim, ai nuk del dot mbi të dhe do të jetë i detyruar të shpallë vendimin për zgjedhjet?, deklaroi ai.

Por nëse Gjykata Kushtetuese nuk i njeh zgjedhjet e 30 qershorit, Kume pret që PD të mos kërkojë zgjedhje në të gjithë territorin, për sa kohë kërkon ndryshime territoriale.

?Unë pres që PD të mos thotë menjëherë që të bëhen zgjedhjet në gjithë territorin për sa kohë kërkon ndryshime në hartën territoriale. Nëse Gjykata Kushtetuese e quan të ligjshëm 30 qershorin presidenti dekreton zgjedhjet e pjesshme dhe partitë duhet të futen në zgjedhje. Ta trajtosh këtë çështje pa dhënë vendimin Gjykata Kushtetuese vetëm tjerr dhe nuk prodhon asgjë veç diskursit politik?, tha Kume.

Lajmet e fundit nga