LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Yuri Kim “shkund politikën”/ I tërheq veshin Ramës e Bashës

3 Nëntor 2021, 12:15, Politikë CNA
Yuri Kim “shkund politikën”/ I tërheq veshin Ramës e

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim ka takuar dy krerët e grupeve parlamentare, konkretisht kreun e grupit të PS, Taulant Ballad dhe kreun e grupit të PD, Alfred Rushaj.

Yuri Kim ka falenderuar dy liderët e grupeve parlamentare për ndarjen e pikëpamjeve sa i takon prioriteteve legjislative dhe ka theksuar se e rëndësishme është që palët ta trajtojnë njëra-tjetrën me respekt të ndërsjellë.

“Faleminderit kryetarëve të grupeve parlamentare Taulant Balla dhe Alfred Rushaj për takimin e sotëm për të ndarë pikëpamjet mbi prioritetet e tyre përkatëse legjislative. Është e rëndësishme që palët të trajtojnë njëra-tjetrën me respekt të ndërsjellë, të diskutojnë dallimet me ndershmëri, të ngrihen mbi partishmërinë kur është e mundur”, shkruan Kim në Twitter./CNA.al

Lajmet e fundit nga