Connect with Us

Yuri Kim i shkon në zyrë ministres së Ramës/ Zbardhen diskutimet

Aktualitet

Yuri Kim i shkon në zyrë ministres së Ramës/ Zbardhen diskutimet

Publikuar

-

/
Lufta ndaj korupsioni/ Kim apel partive politike

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka zhvilluar  sot një takim me ministren e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Edona Bilalin.

Përmes një postimi në “Twitter”, Kim bën me dije se gjatë takimit ato biseduan në lidhje me mënyrat për të tërhequr më shumë investime të huaja dhe vende pune.

 “Takim i mirë me ministren Edona Bilali, të cilën e takova për herë të parë në Shkodër. Ne diskutuam mënyrat për të tërhequr më shumë investime të huaja dhe vende pune. Mezi presim të bashkëpunojmë ngushtë për të rritur investimet në , nga veriu në jug.

Në këtë kontekst, ne diskutuam kërcënimin ndaj sigurisë dhe prosperitetit të paraqitur nga korrupsioni. Ne inkurajojmë masa konkrete për të rritur qartësinë e rregullave, transparencën e proceseve (përfshirë dixhitalizimin) dhe refuzimin e praktikave korruptive, në mënyrë që të gjithë të kenë një mundësi”, shkruan Kim./CNA.al

LEXO EDHE:  Basha vizitë dy ditore në Kosovë/ Zbardhet axhenda

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Gara e 6 marsit/ Kujt do t’ia besoj PS garën për Bashkinë e Lushnjes

Publikuar

-

Nga

Partia Socialiste duket se e ka gjetur zgjidhjen për kandidatët që do të marrin pjesë në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit.

CNA.al raportoi ditën e djeshme se për Bashkinë e Durrësit në garë do të ishte kryetarja e komanduar Emirjona Sako, e cila do të ketë përballë dy kandidatë të tjerë në këtë betejë.

Por mesa duket e njëjta gjë po ndiqet edhe për bashkitë e tjera.



Partia Socialiste ka propozuar për kandidate për kryetare të bashkisë Lushnje, Eriselda Sefën. Aktualisht Eriselda Sefa është kryetare e komanduar në këtë bashki. Ndërsa një ditë më parë Komisioni i Rithemelimit zbuloi 3 kandidatët e mundshëm për Bashkinë Lushnje të cilët janë Arben Zjami, Daniel Shandro dhe Nevila Bami.

LEXO EDHE:  Presidenti Biden thotë se do të ushtrojë trysni ndaj presidentit Putin për të drejtat e njeriut

LEXO EDHE:  Basha vizitë dy ditore në Kosovë/ Zbardhet axhenda

Ndërkohë në Bashkinë Shkodër,  se socialistët do të garojnë me prefekten e qarkut, Majlinda Angoni. Aktualisht Shkodra drejtohet nga kryetarja në detyrë, Voltana Ademi, e vetmja bashki që drejtohet ende nga demokratët./E.K-CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Padia për shpifje/ Veliaj mund kunatin e Bashës në gjykatë

Publikuar

-

Nga

cna aktualitet

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka fituar gjyqin në SPAK ndaj Erjon Isufit, kunatit të Lulzim Bashës.

Isufi e kishte paditur Veliajn një vit më parë për shpifje, në lidhje me pronësinë e katër vilave në resortet luksoze në Gjirin e Lalzit dhe në Long Hills në Tiranë.



Kryebashkiaku ka fituar gjyqin ndaj Isufit, kunatit të Lulzim Bashës, pasi ky i fundit nuk ka mundur të provojë se deklaratat e Veliajt, ku tregon se Basha zotëron 4 vila dhe kishte aplikuar në bashki për vilën e 5-të, ishin të pavërteta.

LEXO EDHE:  Ambasadorja Kim e nis ditën me urim/ Të presim një viti plot mundësi

LEXO EDHE:  Donald Lu takon deputeten Majlinda Bregu

Në këtë rast, duke hedhur poshtë pretendimet e kunatit të Bashës, SPAK në mënyrë indirekte vërteton se deklaratat e Veliajt për vilat luskoze janë të vërteta./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Video- Meta mahnitet nga dëbora/ Reciton vjershë për Korçën

Publikuar

-

Nga

Ilir Meta ka zbarkuar ditën e sotme në qytetin e Korçës, ku ka vlerësuar me tituj të rëndësishëm artistë të shquar korçarë si dhe i ka dhënë Teatrit “Andon Zako Çajupi” titullin “Nderi i Kombit”.

Por mesa duket, Meta nuk i ka rezistuar dot  dëborës që ka mbuluar qytetin e juglindjes, dhe ka nisur të recitojë një poezi kushtuar Korçës.

Presidenti, i buzëqeshur dhe me duart që i lëviz sa majtas djathtas, shpreh këto fjalë: “Lumja ti moj Korçë lule, që le pas shoqet e tua, si trimi në ballë u sule, ta paçim përjetë hua”.

E në fakt, gjatë qëndrimit në Presidencë, Metën e kemi parë në forma nga më të ndryshmet, ku ngjit majat e maleve, shëtit lëndinave, apo edhe shumë të tjera si këto, por mesa duket kjo është hera e parë që e shohim të recitojë.

LEXO EDHE:  Rekomandimi i KE për Shqipërinë/ Meta takim me Sorecën

LEXO EDHE:  Donald Lu takon deputeten Majlinda Bregu



Më poshtë mund të shohni edhe videon e publikuar nga presidenti Ilir Meta. /E.K-CNA.al

 

 

LEXO TE PLOTE