Connect with Us

Vrasës me pagesë nga Fieri ekzekutuan ish-policin/ 48 orë pas krimit, policia me “duart lart”

Kronika

Vrasës me pagesë nga Fieri ekzekutuan ish-policin/ 48 orë pas krimit, policia me “duart lart”

Publikuar

-

/
cna lajme kronike

Kur kanë kaluar 48 orë nga ekzekutimi i ish efektivit të Policisë, ende nuk ka autorë.

Pista kryesore e hetimeve, është shtrirë tek konfliktet e djalit të të ndjerit, pasi Besnik Reçi, një vit më parë ishte objekt i një atentati, nga ku shpëtoi vetëm pas bllokimit të armës së ekzekutuesit.

Sipas Report Tv, Besnik Reçi, dyshohet të jetë i përfshirë në disa ngjarje kriminale të ndodhura në Fier, Durrës dhe Lezhë, për të cilat është shoqëruar dhe marrë në pyetje nga policia, por nuk është arritur ende provohet implikimi i tij.

LEXO EDHE:  Ndjekje penale për të rinjtë e FRPD/ Këlliçi ironizon Ramën

Hetuesit dyshojnë se Xhelal Reçi, është ekzekutuar nga vrasës me pagesë,  të cilët mendohet të jenë me pagese mund të jenë nga Fieri, zonë të të cilën është vjedhur dhe makina ti “Toyota” e përdorur nga autoret për të kryer krimin.

Kujtojmë se automjeti u gjet i djegur pranë lumit Milot./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Arrestohen dy të rinj në Gjirokastër/ Policia jep detajet, çfarë gjeti gjatë kontrollit

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Policia e Gjirokastrës ka vënë në pranga dy të rinj, të cilët u kanë dhënë ndihmë shtetasve të huaj për kalimin e paligjshëm të kufirit.

Përmes një njoftimi, blutë bëjnë me dije se është arrestuar në flagrancë 29 vjeçari, si dhe një 21 vjeçar, i cili dyshohet si bashkëpunëtor i tij.

Nga kontrolli, policia u ka sekuestruar një automjet, dy aparate celulare dhe një shumë parash.

Njoftimi i plotë:

Gjirokastër

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “FOLLOË”.

Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.



Transportonte tre emigrantë të paligjshëm, arrestohet në flagrancë 29-vjeçari. Vihet në pranga edhe një 21-vjeçar, i dyshuar si bashkëpunëtor i tij. 

Sekuestrohen një automjet, dy aparate celulare dhe një shumë parash.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Sarandë organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin “FOLLOË”, në kuadër të të cilit, në bazë të informacioneve policore, është goditur një tjetër rast i aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë të shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit. Si rezultat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit K. K., 29 vjeç, banues në Sarandë.

Ky shtetas është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në vendin e quajtur “Ura e Lumit”, Gjirokastër, duke transportuar me një autotomjet tip “Volksëagen”, 3 emigrantë të paligjshëm nga vendet MENA, kundrejt fitimit.

Gjithashtu, në vijim të hetimeve u ndalua si bashkëpunëtor i dyshuar, shtetasi A. N., 21 vjeç, banues në Sarandë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti, dy aparate celulare dhe një shumë parash.

Materialet në ngarkim të këtyre dy shtetasve i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale “Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Foto-Kontrolli i policisë fundos 55-vjeçarin në Tiranë/ Çfarë iu gjet në makinë

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Një 55-vjeçar ka përfunduar në prangat e Policisë së Tiranës, gjatë një operacioni të koduar “Disponimi 2”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Mësohet se në pranga ka rënë shtetasi  B. T., 55 vjeç, banues në Bërxullë.

Në rrugën “Jordan Misja”, shërbimet e Policisë, kanë lokalizuar dhe arrestuar në flagrancë shtetasin B. T., 55 vjeç, të cilit gjatë kontrollit të automjetit iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale 1 kg e 34 gramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë.

LEXO EDHE:  Policia i kërkon SHISH-it informacion për protestën e PD-së

LEXO EDHE:  Ishte bërë “tmerri” i marketeve/ Arrestohet 27-vjeçari



Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Hidhet nga kati i katërt/ Humb jetën një 53 vjeçar

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Me datë 13.01.2022, në rrugën “Eduard Mano”, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i katër i pallatit ku banonte, shtetasi A. Xh., 53 vjeç, i cili vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe si pasojë ka ndërruar jetë.



Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./CNA.al

LEXO TE PLOTE