Video-Sekuestrohet mbi 90 kg lëndë narkotike/ Prangosen katër transportuesit

3 Nëntor 2021, 09:00, Kronika CNA
Video-Sekuestrohet mbi 90 kg lëndë narkotike/ Prangosen katër

Policia e Shkodrës ka sekuestruar një sasi prej 96 kilogramë e 500 gramë lëndë narkotike cannabis sativa, si dhe ka vënë në pranga 4 personat që transportonin lëndën narkotike.

Policia bën të ditur se në kuadër të operacionit të koduar ?Bzheta?, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve: P. Z., 30 vjeç, A. L., 21 vjeç, të dy banues në Shtoj i Ri, P. F., 37 vjeç, banues në Grudë e Re dhe B. B., 40 vjeç, banues në Vrak, Malësi e Madhe.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve kundër Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve kishin marrë informacione se këta shtetas po e transportonin lëndën narkotike nga Malësia e Dukagjinit në drejtim të Shkodrës. Bazuar në këto informacione, në vendin e quajtur Bzhetë, në Njësinë Administrative Shkrel, shërbimet e Policisë kanë ndaluar tre automjete që drejtoheshin nga shtetasit B. B., P. Z. dhe P. F. Në automjetin që drejtohej nga shtetasi P. F. ishte pasagjer shtetasi A. L.

Gjatë kontrollit në brendësi të automjetit tip furgon me drejtues shtetasin P. Z., shërbimet e Policisë gjatën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 96 kilogramë e 500 gramë lëndë narkotike cannabis sativa.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan lënda narkotike, 8 aparate celular dhe 3 automjete.

Materialet procedurale i kaluan për ndjekje të mëtejshme, Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprat penale ?Prodhimi dhe shitja e narkotikëve? dhe ?Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale?./CNA.al

Lajmet e fundit nga